PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Banoret e Tiranes, te alarmuar nga vlera e taksave qe duhet te paguajne per vitin 2010


E Hene, 08 Shkurt 2010

Cdo vit, secili prej nesh duhet te nxjerre nga xhepi shuma te medha per llogari te taksave vendore. Kjo, per shkak te rritjes progresive te tyre, pa e “legjitimuar” dicka te tille me rritje apo permiresim te sherbimeve qe ofron bashkia. Te pakten keshtu pretendojne qytetaret, te cilet jane mjaft te pakenaqur me shumat e medha qe duhet te paguajne.

Shuma

Po te bejme nje llogaritje te thjeshte te vlerave qe duhet te paguajme cdo vit, del se vlera e taksave eshte rritur shume nga viti ne vit. Keshtu, cdonjeres prej familjeve te Tiranes i duhet te paguaje nga 5 mije leke per pastrimin. Po t’i shtojme kesaj, edhe taksen e gjelber, shuma shkon ne 5 mije leke. Ndersa shifra rritet nese i shtojme taksen e nderteses. Per qytetaret qe i kane ndertuar shtepite para vitit 1993, taksa eshte 10.5 leke/m2, ndersa pas ketij viti, taksa e baneses eshte 21 leke per cdo meter katror. Nese llogaritim mesatarisht 90 m2 shtepite e qytetareve te Tiranes, atehere de se ata duhet te nxjerrin nga xhepi rreth 2 mije leke te rinj. Pra, bashke me disa tarifa te tjera, qytetaret duhet te paguajne rreth 10 mije leke ne vit per llogari te Bashkise se Tiranes.

Me qira

Edhe pse banon ne nje shtepi me qira, Esmeraldes i kane kerkuar qe te paguaje taksat vendore. Por, kjo studente, e cila nuk eshte e vetmja qe perballet me kete problem, thote se punonjeset e Njesise Bashkiake nuk pranojne t’ia japin certifikaten, edhe pse ajo eshte ne shtepi me qira. Pervec takses se pastrimit dhe gjelberimit, ajo duhet te paguaje edhe taksen e baneses. Certifikata i duhet per t’u pajisur me burse, ndersa ekziston mundesia qe punonjeset e njesise bashkiake te mos ndryshojne mendim. Problemi me i madh, i cili shkakton debate te shumta edhe me qytetaret e tjere, per punonjeset e Njesive bashkiake eshte mbledhja e taksave vendore per qytetaret te cilet e kane bere pasaportizimin ne Tirane, por ama jetojne ne shtepi me qira. “Ata nuk perjashtohen nga detyrimi per t’i paguar taksat vendore, edhe pse praktikisht nuk e kane nje shtepi te tyren”, thote nje punonjese. “Por, s’kemi c’te bejme, ne zbatojme urdhrat”, shton ajo. Njesite Bashkiake jane vendet ku mund te degjosh me shume debate, ngritje zeri dhe pakenaqesi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika