 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Depozitat, interesa te larta, por me te ulta se 2008
E Hene, 08 Shkurt 2010
Gjate periudhes 9 mujore te vitit 2009 interesat e depozitave si per monedhen vendase lekun, si per euron kane shenuar rritje. Sipas vrojtimit te Bankes se Shqiperise, norma mesatare e interesave per depozitat ne leke ne muajin gusht arriti 5.94 per qind ose 0.48 pike perqindjeje me lart nga fundi i tremujorit te dyte te vitit 2009. Ofertat e sezonit veror kete vit jane aplikuar qe prej fundit te tremujorit te dyte dhe kane vazhduar te ruajne te njejtat vlera ne vazhdim. Sipas maturimeve shikojme perqendrimin e ofertave kryesisht ne afatin e shkurter. Duke e krahasuar me nje vit me pare, norma e interesit per depozitat ne gusht 2009 eshte 0.77 pike perqindjeje me poshte krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008. Banka e Shqiperise njofton se, normat e interesit te depozitave ne kete periudhe (2008) shenuan rritje te konsiderueshme si rezultat i politikave afatshkurtra agresive te disa bankave per te zgjeruar tregun. interesat per depozitat me afat ne euro gjate tre muajve te fundit kane ndjekur levizje te lehte renese. Ulja ka ndikuar kryesisht interesat afatgjate,12-mujore. Fillimi i stabilizimit te depozitave ne sistem ka bere qe disa banka te jene me pak agresive ne perpjekjet per te terhequr fonde dhe te pershtatin normat e interesit te monedhes evropiane me kostot e huamarrjes ne kete monedhe. Lekundjet e besimit ne sistemin bankar qe shoqeruan periudhen e krizes financiare globale u manifestuan me rrjedhjen e nje pjese te depozitave nga sistemi bankar shqiptar. Ne pergjigje te masave te marra per permiresimin e kesaj situate, shenjat e para te ndryshimit te sjelljes se depozituesve u vune re qe ne fillim te tremujorit te dyte.
Kjo periudhe u karakterizua nga nje ngadalesim i rrjedhjes se depozitave, duke vijuar ne prill me rritje te stokut ne terma mujore. Dinamika e zhvillimeve me te fundit ne kahun e ofertes konfirmon nje permiresim te metejshem te situates se depozitave ne muajt korrik-gusht. Ne muajin gusht eshte vene re nje rritje e ndjeshme e depozitave me 25.4 miliarde leke ne terma mujore, ne linje me ecurine e tyre sezonale per kete periudhe te vitit. Megjithe zhvillimet pozitive ne depozita gjate muajit gusht, krahasuar me nje vit me pare stoku i depozitave ne total rezulton rreth 3 per qind me i ulet.
Treguesit monetare te tremujorit te trete kane konfirmuar tendencen e ngadalesimit te zgjerimit monetar. Evidenca kryesore e ketij zhvillimi eshte materializuar ne ulje te ritmit te qarkullimit te parase ne ekonomi. Rritja vjetore e parase se gjere M3 ka rezultuar mesatarisht 4 - 4.5 per qind gjate tremujorit te trete. Zgjerimi i parase ne ekonomi eshte mbeshtetur kryesisht nga rritja e qendrueshme e kredise ne leke per sektorin privat te ekonomise. Zhvillimet sezonale konfirmojne nje ecuri pozitive te prurjeve valutore neto ne formen e remitancave. Sistemi bankar ka mbeshtetur zgjerimin e aktiveve financiare ne leke nepermjet instrumentit te huamarrjes me ane te marreveshjeve te riblerjes, ndersa prurjet valutore kane permiresuar pjeserisht pozicionin valutor te tij. Ecuria e agregateve monetare Ecuria e agregateve monetare ka pasqyruar ngadalesimin e ofertes monetare ne ekonomi gjate muajve korrik-gusht 2009. Oferta e parase, M3, ka shenuar rritje prej 4.5 per qind ne terma vjetore, kundrejt nje ritmi mesatar prej rreth 7 per qind ne gjysmen e pare te vitit. Efekti statistikor i terheqjes se depozitave ne fund te vitit 2008, vazhdon te pasqyrohet ne ritmin vjetor te M3. Megjithate, terheqja e depozitave ne valute dhe pakesimi i mjeteve valutore neto te bankave te nivelit te dyte ne gjysmen e pare te vitit u shoqerua me nje pakesim te flukseve te kredise ne valute. Si rezultat i ketyre zhvillimeve, ritmi i qarkullimit te parase pesoi ulje kundrejt vitit 2008, ndersa zgjerimi i parase ne ekonomi u mbeshtet kryesisht nepermjet kreditimit ne leke.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Ne mund ta bejme me mire"
- Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote
- Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere
- Janar, tregu i sigurimeve ne renie
- Rriten sigurimet vullnetare, bien sigurimet per makinat
- Konfindustria-Qeverise: Te hetohet kontrabanda me Greqine
- Kriza, kredia ne fshat zgjerohet
- Licenca do te forcohet per bankat dhe lirohet per jobankat
- Bashkepunimi, biznesi i Rajonit mblidhet ne Serbi
- Energjia, faturat e janarit me vlere te dyfishuar
- Monopoli, hetim tregut te gazit
- Rruget rurale, fond 180 milione USD kete vit
- Qeveria zbardh planin per uljen e aksidenteve ne rruge
- Kriza per para, Kina konkurron Evropen ne rajon
- Aksioni per borxhin, OSSH le ne terr 176 institucione
|
|