 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Kredia, bien interesat per lekun, rriten per euron
E Hene, 08 Shkurt 2010
Blerina Hoxha
Fundi i vitit 2009 ka shenuar nje tendence lehtesuese per kriteret e kredidhenies ne sistemin bankar. Ne nje vrojtim te Bankes se Shqiperise per ecurine kredise ne sektorin bankar per gjashtemujorin e dyte te vitit vihet re se, prirja pozitive e stabilizimit te ekonomise ne vend ka qene faktor promovues per lehtesimin e tyre. Kryesisht, bankat kane promovuar kreditimin ne monedhen vendase duke shmangur riskun e kursit te kembimit, nderkohe qe kane ulur edhe normat e interesit per huane e re te cilat shenuan rekorde ne fillim te vitit. Keshtu, ndryshe nga gjashtemujori i pare 2009, ne dy muajt e fundit te sezonit veror, kredite ne leke kane qene me te lira. Gjate muajve korrik-gusht, interesi mesatar per kredite e reja ne leke ka shenuar vleren mesatare 12.86 per qind, ose 0.79 pike perqindjeje me poshte se gjashtemujori i pare i vitit 2009. Renia e ndjeshme eshte ndikuar pjeserisht edhe nga kreditimi i klienteve te vecante me kredi me interesa me te ulta. Aplikim i interesave me lehtesues vihet re per kredite e reja afatshkurtra deri ne 12 muaj, te cilat zene dhe peshen me te madhe te kredise se re e destinuar per plotesimin e nevojave likuide te bizneseve. Banka e Shqiperise ka vene re gjithashtu se, normat e interesit per kredite ne euro mesatarisht, kane ruajtur vlera relativisht te larta ne muajt korrik e gusht. Norma mesatare e interesit te kredise se re ne euro ne kete periudhe ka rezultuar 7.96 per qind, ose 0.29 pike perqindjeje me lart se gjashtemujori i pare 2009 dhe 0.30 pike perqindjeje me poshte se nje vit me pare. Pavaresisht renies se interesave libor ne euro dhe euribor ne tregjet nderkombetare, levizja e interesave per kredite e reja ne euro ka qene e lidhur me koston e fondeve ne kete monedhe ne tregun vendas dhe politikat shtrenguese te bankave per kreditimin ne valute, sqaron Banka e Shqiperise. Pjesemarrja relativisht me e larte e individeve ne financimin e borxhit te qeverise gjate ketij viti ka reflektuar kthimin e parase jashte bankave ne financimin e kerkeses per mjete monetare ne ekonomi. Sipas te dhenave paraprake te muajit shtator vihet re nje reduktim i nivelit te parase jashte bankave kundrejt nivelit maksimal te ketij viti prej 210 miliarde lekesh ne muajin korrik. Ne saje te zhvillimeve paraja jashte bankave rezulton rreth 35.8 per qind, kundrejt 37 per qind ne muajin korrik. Ritmi vjetor i rritjes ne muajin shtator, eshte ngadalesuar ne 33 per qind, kundrejt 36.5 per qind ne muajin gusht. Rritja vjetore mesatare e kredise per sektorin privat per muajt qershor – gusht rezultoi 16 per qind ne terma nominale, ndjeshem me e ulet se, mesatarja e pese muajve te pare te vitit prej 29 per qind. nderkohe, rritja mesatare vjetore e zhveshur nga efekti i nencmimit te lekut, ishte vetem 10 %.
Kredia, rreth 65 % shkon per biznesin
Gjate muajve te veres bankat kane disbursuar kredi te re per sektorin privat ne nivele te ngjashme me nje vit me pare. Pjesa me e madhe e kredise se re eshte dhene me afate te shkurtra maturimi, duke reflektuar edhe pasigurine e agjenteve ekonomike per t’u angazhuar ne kredidhenie afatgjate. Kredia per biznese shenoi nje rritje mesatare vjetore prej 11 per qind gjate tre mujorit te trete. Pavaresisht niveleve te uleta te rritjes, kredia per biznese eshte kontribuuesi kryesor ne rritjen e kredise per sektorin privat, duke perbere rreth 65 per qind te saj. Gjithashtu, edhe kete tremujor kredia e dhene nga bankat per bizneset ka qene kryesisht afatshkurter, ne formen e paradhenieve bankare dhe per kapital qarkullues. Rreth 70 per qind e rritjes se kredise per biznese ne muajt qershor-gusht eshte kontribut i kredise per financim likuiditeti, nje peshe kjo ne rritje vecanerisht qe nga muaji shkurt i ketij viti. Keto zhvillime, pervec se deshmojne per veshtiresine ne gjetjen e likuiditetit, reflektojne edhe nje frenim te investimeve nga agjentet ekonomike,cka mund te materializohet ne tkurrje te rritjes ekonomike ne vitin ne vazhdim.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Ne mund ta bejme me mire"
- Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote
- Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere
- Janar, tregu i sigurimeve ne renie
- Rriten sigurimet vullnetare, bien sigurimet per makinat
- Konfindustria-Qeverise: Te hetohet kontrabanda me Greqine
- Kriza, kredia ne fshat zgjerohet
- Licenca do te forcohet per bankat dhe lirohet per jobankat
- Bashkepunimi, biznesi i Rajonit mblidhet ne Serbi
- Energjia, faturat e janarit me vlere te dyfishuar
- Monopoli, hetim tregut te gazit
- Rruget rurale, fond 180 milione USD kete vit
- Qeveria zbardh planin per uljen e aksidenteve ne rruge
- Kriza per para, Kina konkurron Evropen ne rajon
- Aksioni per borxhin, OSSH le ne terr 176 institucione
|
|