 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Elbasan, Ministria e Punes fond per nxitjen e punesimit
E Diele, 07 Shkurt 2010
Nje fond prej 10 milione lekesh do te shkoje ne qytetin e Elbasanit, pikerisht per nxitjen e punesimit dhe formimit profesional. Ky fakt eshte bere i ditur nga vete Ministri i Punes, Spiro Ksera gjate nje vizite ne kete qytet. Ministri i Punes u shpreh se gjate ketij viti do te kete nje fond te vecante per nxitjen e punesimit per kete qytet. Por nje rendesi e vecante do t'i jepet qendrave te formimit profesional, ku qyteti i Elbasanit ze vendin e pare me nje qender model, ku jane investuar me shume se 2.2 milione dollare. Ministri Ksera ka zhvilluar vizita edhe ne qendren antitrafikim "Tjeter Vizion" dhe qendren e femijeve "Oret Fatlume".Gjate ketyre takimeve, Ksera ka informuar se shteti do te subvencionoje kuoten ushqimore te femijeve dhe te moshuarve qe gjenden ne qendrat private ose shteterore te kujdesit shoqeror. Kjo do te behet me kalimin e ligjit te ri ne Parlament. Vizita ne Qendren e Formimit Profesional ka sherbyer per te pare nga afer kushtet e qendres dhe menyren e administrimit te nje investimi prej 2.2 milione USD. Punonjesit kerkuan kthimi e saj ne nje Qender Kombetare te Formimit Profesional. Gjithashtu, teme e diskutimeve ka qene menyra e licencimit te profesioneve dhe kuadrit te rregullave dhe atij ligjor qe mundeson disiplinimin e profesioneve. Formimi profesional mbetet menyra me efikase per te orientuar te rinjte drejt nevojave te ekonomise se tregut. Per Elbasanin kete vit jane parashikuar 10 milione leke fonde per nxitjen e punesimit, nje hap ky inkurajues per te gjitha ndermarrjet dhe bizneset qe do te perfshihen ne keto programe. Vizita ne qendren e antitrafikimit "Tjeter Vizion" kishte per qellim rritjen e bashkepunimit mes shoqerise civile dhe institucioneve shteterore, per te monitoruar dhe reduktuar ne maksimumin e mundshem fenomenin e trafikut te qenieve njerezore. Ministria e Punes, ne bashkepunim me ministrite e linjes, por edhe eksperte te huaj do te vazhdojne te kontribuojne ne permiresimin e legjislacionit dhe ne forcimin e rolit te shoqerise civile. Ministria e Punes eshte duke pare mundesine e bashkehartimit te rregullave mbi funksionimin e ndermarrjeve sociale, nje risi tjeter kjo ne fushen e sherbimeve sociale.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|