PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Dy te zhdukur, nje kerkim


E Diele, 07 Shkurt 2010

Ne kerkim te personave te humbur, Aida Shtino dhe stafi i saj i gazetareve erdhen si cdo jave ne nje transmetim te drejtperdrejte ne valet e televizionit "Klan". Edhe kjo e premte qe sapo kaloi shenoi nje numer te pafundme telefonatash, nepermjet te cilave percilleshin informacionet me te fundit per personat e humbur te cilet kerkohen ne emisionin e perjavshem human. Ky emision qe prej transmetimit te tij te pare ka krijuar bashkepunimin me emisionin analog "Fos sto Tounel" (Drite ne tunel) ne Greqi. Nga ky bashkepunim qe vazhdon prej 5 vitesh, kane arritur te gjenden shume persona shqiptare te humbur ne Greqi dhe anasjelltas. Edhe naten e mbremshme u mundesua nje lidhje direkte nga emisioni i prezantuar nga Angelika Nikoluli, per nje rast urgjent te publikuar per nje person nga qyteti i Sarandes i cili quhet Latif Balo. Ai humbi ne daten 8 janar te vitit 2010 dhe mendohet te jete nisur me skaf per ne Korfuz.

Po ashtu ne te njejten date ne policine e Korfuzit ka ardhur nje denoncim per nje shtetas grek i cili mendohet te jete zhdukur ne brigjet e Korfuzit. Kjo koincidence ndoshta nuk mund te ishte e rastesishme dhe ndoshta Latif Balo se bashku me shtetasin grek mund te kene qene bashke ne momentin qe kane humbur. Kjo beri qe te mundesohej edhe nje lidhje direkte mes "Njerez te Humbur" dhe "Fos Sto Tounel" duke treguar per publikun e gjere kerkimet dhe verifikimet me te fundit per dy personat e humbur ne te njejten dite dhe ne te njejtin vend per te cilet dyshohen se mund te kene lidhje me njeri tjetrin ne kete histori. Informacionet e mberritura ne te dyja studiot paralele, do te verifikohen gjate diteve ne vazhdim per te zbardhur historine e dyshimte te Latif Balos.



SADETIN SHARKIQI

Rikthehet historia e shkodranit te humbur nga Beogradi

Nje histori e trajtuar gjeresisht gjate sezoneve te kaluara ne "Njerez te Humbur" u rikthye edhe nje here per te gjithe publikun shqiptar. Kesaj here kerkimet e stafit te emisionit te perjavshem u fokusuan ne gjetjen e 45-vjecarit nga Shkodra, Sadetin Sharkiqi. I humbur qe prej 1 tetorit te vitit 1990, nena e tij Shefike Sharkiqi dhe e motra Dinora nuk moren vesh se cfare ndodhi me Sadetinin. Ne emisionin "Njerez te Humbur", ka mundur te zbardhet nje pjese e itinerarit qe ka bere djali nga Shkodra. Keshtu ai ka kaluar nepermjet liqenit te Shkodres per te arritur ne Mal te Zi dhe prej ketej ai ka kaluar ne Beograd ku ka qendruar ne burgun e "Padinska Skeles" dhe me vone ka qendruar ne hotel "Havala" ku ka aplikuar per azil politik.

Deri ne kete pike ka arritur te zbulohet drejtimi qe ka marre Sadetini, pasi me tej nuk dihet se ku ka shkuar. Deshmite e ndryshme te marra nga persona qe kane me te, por edhe informacione te marra nga persona te tjere qe kane pasur te njejten histori me Sadetinin kane arritur ne perfundimin se Sadetini mund te kete emigruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Kanada ose Australi. Kjo nuk perjashton mundesine qe ai mund te ndodhet edhe ne kontinentin evropian. Informacionet e fundit te marra, kane treguar se Sadetini eshte pare deri para pak vitesh. Pistat e siperpermendura do te zbardhen edhe me ndihmen e vullnetareve qe jane nje ndihmese e madhe per emisionin "Njerez te Humbur".

EDA KOLDASHI

Mesuesja e frengjishtes e humbur prej 18 vitesh

Historia e radhes erdhi nga qyteti i Elbasanit, per nje grua te humbur qe nga viti 1992. Ajo quhet Eda Koldashi dhe ne moshen 33 vjecare ajo u zhduk ne menyre te mistershme, pa lene asnje gjurme nga pas. Prej 18 vitesh ajo kerkohet nga nena e saj dhe dy femijet te cilet nuk moren vesh se c'fare ndodhi me nenen e tyre. Informacionet e vetme qe ka arritur te marre familja e tij eshte se Eda eshte ndihmuar nga nje shoqe e saj per tu larguar dhe ajo mund te ndodhet ne Greqi. Ne poltronin e te ftuarve ishte ftuar nena e Edes, e cila i beri thirrje vajzes se saj, qe te kthehet pasi dy femijet qe ajo la e presin ende te kthehet ne shtepi. Publikimi i humbjes se Eda Koldashit ne emisionin e perjavshem investigativ, perqendroi kerkimet ne Greqi. Ajo eshte pare ne vitin 1997ne Athine dhe mendohet se mund te vazhdoje te jetoje akoma atje. Java tjeter do te jape sjelle dicka me specifike dhe ndoshta shume shpejt gazetaret e "njerez te Humbur", do te bien ne gjurmet e Eda Koldashit. Me moton ndaj te gjithe shqiptareve per te na ndihmuar ne gjetjen e personave te humbur, emisioni "Njerez te humbur", ju fton te bashkoheni dhe te ndihmoni me informacionet dhe sugjerimet e ndryshme, ne misionin e ndermarre per te bashkuar dhe gezuar shume familje shqiptare.



Shenim:



Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika