PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Meta: Lesko, ambasadore nderi kunder trafikimit


E Shtune, 06 Shkurt 2010

Gjate nje takimi ne Ministrine e Puneve te Jashtme me perfaqesues te shoqerise civile, perfaqesues te trupit diplomatik dhe organizatave nderkombetare, si dhe ne pranine e ministrit te Brendshem, Lulzim Basha, zv/kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta vleresoi kontributin e Vera Leskos, drejtuese e qendres "Vatra" ne Vlore, si nje nga personat e pare nga shoqeria civile, e angazhuar per nje kohe te gjate ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore ne Shqiperi. Meta tha se vleresimet per Leskon mund te jene te shumta, "por une do ta vleresoja si ambasadoren me te mire te Shqiperise ne luften kunder trafikimit. Shoqeria ka nevoje per njerez te tille, komunitetit i nevojitet nje lider si znj. Lesko dhe une si minister i Jashtem vleresoj tek personaliteti i znj. Lesko profilin me te mire per nje Ambasadore nderi ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore". Gjithashtu ai shtoi se Shqiperia ka hedhur hapa te rendesishem perpara ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe se qeveria ka hartuar bazen e nevojshme ligjore, si dhe strategjine kombetare antitrafik. Gjate fjales se saj, Lesko shprehu krenarine per kete vleresim qe ajo e konsideroi si nje vleresim qe i behet te gjithe stafit te Vatres, te gjitha atyre grave dhe vajzave qe me perkushtim dhe sakrifice, kane punuar dhe vazhdojne te punojne ne mbrojtje te viktimave te trafikimit njerezor. Ajo shtoi se "eshte e vertete qe trafikimi i qenieve njerezore eshte ne renie. Ai nuk ka me pamjen e disa viteve me pare". Ne mbyllje te takimit, Meta i dorezoi Leskos nje Certifikate Mirenjohjeje, permes se ciles shprehet mirenjohja e thelle e qeverise dhe shoqerise shqiptare per punen dhe aktivitetin e saj ne vite, si dhe vleresohet personaliteti i saj si nje Ambasadore Nderi ne luften kunder trafikimit.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika