 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Meta: Liberalizimi i vizave, Qeveria i plotesoi kushtet
E Shtune, 06 Shkurt 2010
Zv/Kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta ne interpelancen e Kuvendit mbi progresin e bere per liberalizimin e vizave, i eshte pergjigjur pyetjeve te deputeteve, duke nenvizuar faktin se jane plotesuar gati te gjitha kriteret, per liberalizimin e vizave por dhe per Pyetesorin dhe statusin e vendit kandidat.
Pse Shqiperia nuk u perfshi ne listen e tre vendeve (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni), te cilat perfituan liberalizimin e vizave ne dhjetorin e kaluar (2009)?
Pyetja qe ju shtroni, se perse Shqiperia nuk ishte ne listen e tre vendeve te BP (Serbi, Mali i Zi, dhe Maqedoni) te cilet perfituan nga liberalizimi i vizave, kerkon nje pergjigje sa komplekse ne terma teknike aq edhe te thjeshte ne kontekstin politik dhe historik.
Me lejoni t'i parashtroj me konkretisht dhe ne nje rrafsh me praktik keto dy aspekte, sepse jo rralle here opozita ka spekuluar me kete ceshtje, duke dashur te fitoje artificialisht kapital politik. Ajo cfare duhet te theksohet qe ne fillim eshte fakti qe liberalizimi i vizave eshte nje proces i cili kurorezohet me plotesimin e plote te nje sere kriteresh rigoroze te specifikuara ne ate cfare quhet "udherrefyesi" i Komisionit Evropian. Praktikisht keto kritere kategorizohen ne 4 blloqe, ku i pari ka te beje me nje nga elementet me kryesore te udherrefyesit, ate te sigurise se dokumenteve, ku rolin primar e ze prodhimi dhe shperndarja e pasaportave biometrike. Pra, pajisja e qytetareve me pasaporta biometrike ishte dhe eshte parakusht per liberalizimin e vizave ne hapesiren "Shengen". Ne raundin e vleresimeve te para ne maj 2009, Komisioni Evropian konsideroi se Shqiperia kishte bere progres, por gjithashtu evidentoi disa sektore ku nevojitej perparim i metejshem. Nje nga detyrimet kyce per t'u plotesuar ishin prodhimi dhe shperndarja e pasaportave biometrike, per te cilat puna filloi relativisht me vonese per shkak te periudhes se zgjedhjeve te pergjithshme ne vend, ku e gjithe vemendja ishte perqendruar ne prodhimin dhe shperndarjen e kartave te identitetit. Keshtu, sa per t'ia rifreskuar memorien e shkurter politike opozites aktuale, me duhet te rikujtoj se viti 2009 ishte nje vit elektoral ku fokusi kryesor i politikes ishte pjesemarrja ne votime dhe me te drejte e gjithe vemendja ishte tek prodhimi i kartave te identitetit, si kusht per votimin ne zgjedhjet e pergjithshme. Ne arritem te prodhonim nje numer simbolik pasaportash biometrike ne muajt maj-qershor 2009, por qe kurrsesi nuk permbushte detyrimin e bllokut 1 ne ate mase qe ai eshte realizuar sot. Ndaj pritshmerine tona per vleresimin e Komisionit Evropian me 15 korrik 2009 per liberalizimin e vizave ishin realiste, kur dhe u be propozimi zyrtar per heqjen e regjimit te vizave me Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, te cilat perfituan nga levizja e lire me 19 dhjetor 2009. Objektivisht, ne kete proces ishim shume larg tre vendeve te tjera te rajonit te cilat kishin vite qe leshonin pasaportat biometrike. Praktikisht, qytetaret e Maqedonise, Serbise apo Malit te Zi, dikur si pjese e Federates se Jugosllavise leviznin lirshem ne te gjithe Evropen, madje ata edhe mund te punesoheshin atje, nderkohe qe ne na duheshin "viza" per te levizur brenda qyteteve tona. Ne perfundim te pergjigjes se kesaj pyetje, nese do me duhej ta ilustroja ne menyre metaforike, do te thosha qe procesi i liberalizimit te vizave i ngjason nje gare ku ka nje fillim (start) dhe nje mbarim (finish). Tashme ia vlen te theksohet forte dhe eshte shume inkurajuese per te gjithe qe Shqiperia edhe pse nuk kishte start te njejte me Maqedonine, Serbine, Malin e Zi, me "sprintin" e saj shume te shpejte ne keto muajt e fundit po i afrohet finishit (heqjes se vizave) kaq shume te mirepritur nga qytetaret shqiptare.
Mund te na thoni progresin e bere deri tani ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave, ne kuader te plotesimit te kritereve te udherrefyesit te Bashkimit Evropian?
Duke marre ne konsiderate kontekstin historik dhe zhvillimet politike ne Shqiperi dhe ne vendet tjera te Ballkanit Perendimor, Bashkimi Evropian vendosi te ndertoje nje proces te qarte, te matshem dhe konkret per liberalizimin e regjimit te vizave me vendet tona. Per kete, u hartua nje Udherrefyes, i cili u dorezua zyrtarisht ne qershor 2008. Sic e permenda pak me pare Udherrefyesi eshte i ndertuar ne kater blloqe detyrimesh: Siguria e Dokumenteve, Migrimi, menaxhimi i kufirit dhe ripranimi, rendi publik dhe siguria, marredheniet me jashte dhe te drejtat themelore. Gjate gjithe kesaj kohe ka pasur nje proces komunikimi konstant me Komisionin Evropian, ku pala shqiptare ka dorezuar informacion te perditesuar per shkallen e permbushjes se kritereve te Udherrefyesit (shtator 2008, janar 2009, tetor/nentor 2009, janar 2010). Te dhenat e paraqitura nga ne verifikohen nga grupe ekspertesh, te cilet zhvillojne takime ne terren dhe ballafaqojne vertetesine e te dhenave dhe japin rekomandime per permiresime te metejshme. Qe nga shtatori 2009 dhe ne vazhdim, sic u theksua dhe me lart, per vete sensibilitetin dhe rendesine historike qe liberalizimi i vizave ka per qytetaret tane e gjithe vemendja, energjite, dhe angazhimi jane perqendruar ne etapat e fundit te ketij procesi, i cili po zhvillohet njekohesisht ne tre drejtime. Siguria e Dokumenteve, ku pasaportat biometrike jane nje nga detyrimet kyce te udherrefyesit, pasi vetem qytetaret e pajisur me pasaporta biometrike do te kene te drejten te udhetojne pa viza drejt hapesires Shengen. Ashtu sikurse eshte konstatuar nga te gjithe ne tashme, Shqiperia ka shenuar nje revolucion te vertete ne dokumentet biometrike, si kartat e identitetit ashtu edhe pasaportat. Ka nje kapercim galopant nga regjistrat e vjeter manuale, ne nje sistem te kompjuterizuar dhe te sigurt te dhenash; nga seriali i certifikatave ne karta identiteti multifunksionale. Fale ketij sistemi modern, te shpejte dhe efikas, ritmi i shperndarjes se pasaportave biometrike rezulton te jete me i larti ne rajon, dhe tejkalon cdo parashikim tonin apo te Bashkimit. Numri i pasaportave biometrike ka arritur ne 466.307, dhe i kartave te identitetit ne 1.913.192. Migrimi, menaxhimi i kufirit dhe ripranimi, blloku, ku puna eshte perqendruar ne menaxhimin e kufirit, ka pasur permiresime thelbesore nepermjet venies ne funksionim te teknologjive te reja nga me te avancuarat ne Evrope per menaxhimin e integruar te kufijve. Rendi publik dhe siguria eshte blloku me kompleks i udherrefyesit, pasi ceshtjet qe trajtohen ne kete bllok jane me pak te matshme, dhe kerkojne nje pune dhe angazhim afatgjate. Ketu eshte pare me prioritet zbatimit i strategjise kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit sipas plan veprimit me masat per cdo institucion sipas nje kalendari te qarte. Ne vijim te miratimit dhe hyrjes ne fuqi te ligjit te ri kunder krimit te organizuar (antimafia), zbatimi i tij, i strategjise dhe i planveprimit do te monitorohet ne harmoni dhe ne menyre integrale, me rigorozitetin me te madh dhe ne menyre sistematike nga Komiteti Nderinstitucional per Masat kunder Krimit te Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizimit. Gjithashtu, angazhimi i qeverise per rinovimin e moratoriumit per mjetet e fuqishme lundruese do te kete efektet e duhura dhe do te jete ne funksion te luftes kunder krimit te organizuar. Eshte duke u zbatuar me rigorozitet strategjia kombetare per luften kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe femijeve sipas plan veprimeve perkatese tashme te miratuara. Marredheniet me jashte dhe te drejtat themelore, ku miratimi me shumice dermuese ne Parlamentin evropian me 12 nentor 2009 i rezolutes "Fajon", si dhe deklarata politike qe iu bashkengjit atij, ku Parlamenti Evropian dhe Keshilli, angazhohen per nje trajtim urgjent te propozimit per liberalizimin e vizave me Shqiperine, menjehere sapo Komisioni te vleresoje se ne kemi permbushur detyrimet e mbetura nga udherrefyesi, perbejne mesazhe te qarta politike te ketyre institucioneve ne mbeshtetje te ketij procesi. Mesazhe te fuqishme politike ne drejtim te permbylljes brenda afateve te percaktuara te ketij procesi kane vijuar nga perfaqesues te larte te vendeve anetare. Permendim ketu mbeshtetjen e fuqishme te ofruar nga Ministri i Brendshem italian Maroni, gjate vizites se tij ne Shqiperi, letren e perbashket te Ministrit te jashtem italian Frattini dhe atij slloven, Zbogar drejtuar presidences suedeze te (atehershme) Unionit per trajtimin me prioritet te kesaj ceshtjeje nga Komisioni, si dhe qendrimin mbeshtetes te Austrise dhe Greqise se fundmi, ne letren e perbashket te Ministrit federal te Austrise per Ceshtjet Evropiane dhe Nderkombetare, Spindelegger dhe Ministrit alternative te Puneve te Jashtme grek Droutsas drejtuar Perfaqesueses se Larte te BE per politiken e Jashtme dhe Sigurine, Ashton, per pershpejtimin dhe perfundimin e procesit brenda 2010.
Cfare mbetet akoma per t'u bere deri ne finalizimin e procesit dhe ne terma praktike, cfare perfitimesh do te sjelle liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare?
Tashme jemi ne fazen finale te procesit te liberalizimit te vizave e cila ne ditet e ardhshme do te vijoje me zhvillimin e dy misioneve te vezhgimit per bllokun 2 (kufijte, migracioni) ne datat 22-25 shkurt dhe bllokun 3 (siguria, lufta kunder krimit te organizuar, trafiqeve, antikorrupsioni) ne datat 8-12 shkurt 2010. Po keshtu ne jemi duke punuar per vazhdimin e fushates sensibilizuese per liberalizimin e vizave, per cfare nenkupton ky proces dhe cfare perfitimesh sjell ai per qytetaret shqiptare, cfare do te duhet te dine qytetaret shqiptare perpara se te udhetojne jashte vendit, etj. Padyshim, shembja e "murit shengen" per shume shqiptare do te shenoje nje clirim te madh nga nje "ngarkese psikologjike" qe ka mbajtur peng endrren e disa brezave per te levizur lirshem ne Evrope, si dhe do t'u jepte nje te drejte te merituar, ashtu sic e gezojne qytetaret evropiane. Keshtu qe, ne fund te fundit une mendoj se "listen me te plote" te perfitimeve, zhvillimeve dhe energjive pozitive qe clirohen nga liberalizimi i vizave me mire se kushdo do ta bente qytetari qe deri dje me ankth priste me ore dhe dite te tera per marrjen e nje vize per te takuar te afermit e tij, dhe neser do te mund te levize lirshem jo vetem per te shuar mallin me to por edhe per te shijuar vlerat turistike dhe kulturore evropiane.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Ne mund ta bejme me mire"
- Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote
- Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere
- Janar, tregu i sigurimeve ne renie
- Rriten sigurimet vullnetare, bien sigurimet per makinat
- Konfindustria-Qeverise: Te hetohet kontrabanda me Greqine
- Kriza, kredia ne fshat zgjerohet
- Licenca do te forcohet per bankat dhe lirohet per jobankat
- Bashkepunimi, biznesi i Rajonit mblidhet ne Serbi
- Energjia, faturat e janarit me vlere te dyfishuar
- Monopoli, hetim tregut te gazit
- Rruget rurale, fond 180 milione USD kete vit
- Qeveria zbardh planin per uljen e aksidenteve ne rruge
- Kriza per para, Kina konkurron Evropen ne rajon
- Aksioni per borxhin, OSSH le ne terr 176 institucione
|
|