Ilir Shaqiri promovon te birin, Korabin
E Enjte, 04 Shkurt 2010
Kengetari i njohur nga Kosova, Ilir Shaqiri, mesohet se qe kur eshte bere redaktor pergjegjes ne Radio Televizionin e Kosoves, eshte duke i dhene hapesire te konsiderueshme edhe kengeve patriotike. Vetem gjate javes se fundit ka pasur kenge te shumta patriotike qe kane mbushur minutazhin e RTK-se, nderksa nuk kane munguar edhe kenge ku kendon vete kengetari. Po keshtu, pjese e ketij programi nuk mund te mos ishin edhe pjeset muzikore ne te cilat interpreton i biri i tij, Korab Shaqiri. 24-vjecari Korab Shaqiri eshte i njohur edhe ne Shqiperi, ku edhe ka studiuar prane Akademise se Arteve. Kenga e tij me e fundit, realizuar edhe me nje klip perkates, titullohet "Flet ky qytet".