PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Rivotime ne Prizren e Lipjan


E Hene, 01 Shkurt 2010

Arton Konushevci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove foli dje per daljen e qytetareve te Prizrenit dhe Lipjanit, ne perseritjen e votimeve per kryetar komune, ku ne te dy komunat garojne kandidatet nga radhet e Partise Demokratike te Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Kosoves. Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Nesrin Lushta, tha se procesi i votimit u zhvillua pa probleme. Kurse perfaqesuesit e koalicionit te OJQ-ve "Demokracia ne Veprim", te cilet po e vezhgojne procesin, kane thene se kane verejtur disa parregullsi ne disa vendvotime.

Besnik Ramadani ka shpjeguar me shume: "Procesi ka qene i rregullt, me perjashtim te disa vonesave te hapjes se vendvotimeve, kryesisht vonesa te vogla. Ka pasur edhe disa parregullsi te vogla teknike, kryesisht ka qene mungese e disa elementeve teknike si pjese e procesit. Kemi pasur rastin e qendres se votimit ne fshatin Novak, qe nuk eshte hapur fare, pasi ky vendbanim eshte i banuar me serbe. Po ashtu, ne fshatin Randobrave eshte raportuar qe vezhguesit e partive politike kane asistuar votuesit, gje qe nuk eshte e lejuar. Rastin tjeter e kemi pasur po ne kete qender, menaxheri i se ciles ka insistuar qe nje votuesi t'i lejohet te votoje me kopje te leternjoftimit, ka thene Ramadani.

Por, kryeshefi i sekretariatit te KQZ-se, Xhemail Peqani, i ka hedhur poshte deklaratat e tilla. Sipas tij, deri me tash nuk eshte shenuar asnje incident qe ka penguar procesin e votimit: "Nga informatat qe kemi nga zyrtaret ekzekutive dhe ekipet monitoruese nga KQZ-ja, ku per secilen komune kemi nga kater ekipe, nuk eshte raportuar qe ka pasur shkelje serioze, ose ndonje parregullsi te konstatuar ne vendvotime, e cila e ka demtuar procesin zgjedhor ne keto komuna", ka thene Peqani.

Te drejte vote ne te dy komunat kane 185,933 votues. Kurse, Polica e Kosoves ka angazhuar 800 zyrtare policore, te cilet do te kujdesen per mbarevajtjen e duhur te procesit te votimit.

Baki Kelani, zedhenes i Policise se Kosoves, tha se ne baze te planit operacional, Policia e Kosoves ka parapare qe per te dy komunat, ate te Prizrenit dhe Lipjanit, te angazhoje rreth 800 zyrtare policore. "Ketu llogaritet se kemi nje rritje te numrit te personelit. Rritja apo dyfishimi i personelit eshte bere me qellim qe te ofrohet siguri me e plote per te eliminuar ndonje incident, apo problem te mundshem".

Ne Prizren, per kryetar komune garojne Ramadan Muja, nga Partia Demokratike e Kosoves dhe Hanefi Muharremi, nga Lidhja Demokratike e Kosoves. Nderkaq, ne garen per Lipjanin garojne Shukri Buja nga PDK-ja dhe Imri Ahmeti nga LDK-ja. KQZ-ja ka paralajmeruar se rezultati preliminar i zgjedhjeve pritet te behet i ditur ne oret e para te mengjesit te se henes. RFE






Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika