PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Davos, po nis nje ere e re


E Hene, 01 Shkurt 2010

Ne forumin ekonomik boteror ne Davos qe perfundoi dje, dalin ne pah dukuri te reja. Bankieret rezistojne ndaj planeve per rregullimin e sistemeve bankare dhe vendet ne zhvillim fitojne nje peshe tjeter. Por Forumi ekonomik boteror ne Davos doli me nje mesazh te qarte: Ka nisur ere e re

Ne fakt qe si gjithmone. Forumi ekonomik ne malet e Zvicres terhoqi serish shume kryetare shtetesh e qeverish dhe qindra menaxhere drejtues. Ata diskutuan ne shume organizime, panele dhe grupime, nga shume pritje dhe festa lidhen kontakte dhe iniciuan biznese.

U gjet serish edhe nje moto sublime. Sepse kjo i takon forumit ekonomik boteror: Per ta rimenduar, ristrukturuar dhe rinovuar boten. Jo me shume dhe jo me pak u kishte diktuar themeluesi i forumit Klaus Schwab te afro 2500 pjesemarresve nga e gjithe bota permes pajisjeve te perkthimit ne kufjet e tyre te degjimit.

Dhe megjithate dicka ishte ndryshe ne vitin e dyte pas krizes dramatike financiare dhe ekonomike. Ne vitin 2010 ne Davos erdhen per shembull shume me teper bankiere menaxhues fondesh se sa ne vitin 2009. Ne dukje te terhequr dhe thuajse me modesti ata kerkuan pas kulisave te shtrenjta te hotelit luksoz aleate ne lufte kunder planeve te Barak Obames per reforma. Ata i rezistojne ndarjes se urdheruar nga shteti te sherbimeve bankare per kliente dhe investimeve.

Politika nuk do t'ia dije per kete. Ne mungese te presidentit te SHBA-se rolin e predikuesit te moralit e mori presidenti i Frances Nicolas Sarkozy. Ai qortoi me fjale te qarta. Kjo eshte e re ne Davos ne krahasim me vitet e meparshme.

Gjithashtu e pazakonte per forumin ekonomik boteror: Te ashtuquajturat vende ne zhvillim marrin gjithnje e me shume ndikim dhe u kushtohet vemendje ne Davos. Ata jane fituesit e krizes.

Gjermanet kane luajtur nje rol sekondar. Dhe sidomos pas refuzimit te pjesemarrjes nga ministri i Jashtem dhe zevendeskancelari, Guido Westerwelle, pak para takimit. Por edhe vitet e kaluara ka qene shpesh keshtu.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5196882,00.html




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika