PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Pekini ashperson retoriken ndaj Uashingtonit


E Hene, 01 Shkurt 2010

Kina e ka ashpersuar retoriken ne mosmarreveshjen rreth planit te Shteteve te Bashkuara per t'i shitur arme Tajvanit. Verejtjet jane bere nga ministri i Jashtem, Jang Xhieqi, deklarata e te cilit u lexua ne televizionin shteteror. "Shtetet e Bashkuara veprojne gabimisht dhe seriozisht i shkelin marreveshjet me Kinen, vecanerisht Komunikaten e 17 gushtit. Shtetet e Bashkuara kane nderhyre vrazhde ne punet e brendshme te Kines dhe e kane demtuar sigurine kombetare te Kines, si dhe qellimin madhor te ribashkimit. Kina eshte fuqimisht kunder ketij hapi te SHBA-ve", ka thene Xhieqi.

Ministri i Jashtem kinez ka theksuar se Shtetet e Bashkuara duhet t'i respektojne interesat dhe shqetesimet kryesore te Kines dhe menjehere ta terheqin vendimin e gabuar per t'i shitur arme Tajvanit, si dhe te pushojne se shituri arme Tajvanit, me qellim qe te shmangin demtimin me te gjere te marredhenieve kinezo-amerikane.

Xhieqi ishte zyrtari me i larte kinez qe deri sot ka denoncuar planin per shitjen e armeve ne vlere prej 6.4 miliarde dollare.

Ne baze te ligjit ne SHBA, Agjencia per Bashkepunim ne fushen e Sigurise prane Departamentit te Mbrojtjes, e ka njoftuar Kongresin per paketen e re te shitjes se armeve, e cila eshte pjese e paketes, qe fillimisht e kishte marre zotimin nga administrata Bush.

Paketa e re perfshin helikoptere 60 UH-60 Black Hawk, dy anije per zbulimin e minave, 114 sisteme mbrojtese Patriot, 12 predha Harpun kunder anijeve, predha qe godasin objektet ne toke, si dhe pajisje, komunikime dhe teknologji perkatese. Paketa nuk perfshin nendetese dhe aeroplane luftarake F-16, qe i pati kerkuar Tajvani.

Pekini ka reaguar me ashpersi, duke thene se do ta pezulloje shkembimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara, ta rishikoje bashkepunimin ne fushat kryesore, si dhe te vendose sanksione ndaj kompanive private qe jane perfshire ne shitjen e armeve, ne qofte se Uashingtoni nuk e anulon dergesen e re te armeve.

Por, zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Filip Krouli, e mbrojti planin e shitjes, duke e quajtur te nevojshem per te stabilitetin rajonal. "Ky eshte demonstrim i qarte i perkushtimit se kjo administrate do ta furnizoje Tajvanin me armet e nevojshme mbrojtese, ashtu sic eshte parapare ne Aktin per Marredheniet me Tajvanin. Ne mendojme se ky veprim eshte konzistent me politiken e Shteteve te Bashkuara per Kinen, bazuar ne tri komunikatat e perbashketa mbi aktin per Marredheniet me Tajvanin, dhe kontribuon per ruajtjen e sigurise dhe stabilitetit ne Gjirin e Tajvanit", ka thene Krouli.

Shtetet e Bashkuara jane furnizuesi kryesor me arme i ujdheses, nderkohe qe Kina e kundershton shitjen e armeve amerikane Tajvanit, te cilin e konsideron si province te saj.

Prej vitit 1949, kur forcat nacionaliste u larguan ne ujdhese pasi e humben luften nga komunistet, Pekini eshte kercenuar se do te perdore forcen per ta kthyer nen kontroll Tajvanin, nese ai shkon drejt pavaresise formale. Marredheniet SHBA-Kine tash u acaruan pasi ne vitin 2009 lideret e dy vendeve u zotuan ta permiresojne bashkepunimin ekonomik ndermjet Pekinit dhe Taipeit.

Megjithese bashkepunojne ne luften kunder terrorizmit, kontrollin e armatimit berthamor dhe ceshtje te tjera, Pekini dhe Uashingtoni kane mospajtime mbi tregtine, kontrollin e rrepte te valutes kineze, politikat ne Tibet dhe censuren ne internet.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika