Nuk po integrohet veriu ne Kosove por Serbia ne BE
E Shtune, 30 Janar 2010
Nga Albin Kurti
EULEX-i dhe Pieter Feithi (sidomos me kapelen e tij te Perfaqesuesit Special te BE-se) ngadale por sigurt po shnderrohen ne lehtesues te integrimit te Serbise ne BE. Detyra kryesore e EULEX-it dhe Pieter Feithit po behet qe ta ndihmojne Serbine, qe ne rrugetimin e saj per ne BE te mos e kete barre Kosoven. Brukseli ka vendosur qe Serbia te mos e prese Kosoven per anetaresimin e saj. Sikurse per ceshtjen e liberalizimit te vizave, edhe kur vjen puna tek anetaresimi ne BE, nuk duket qe rajoni i Ballkanit perendimor do te integrohet en bloc. Nese nuk ndryshon dicka radikalisht, pas Kroacise edhe Serbia do te hyje ne BE. Mirepo, per kete gje ajo duhet t'i rregulloje marredheniet me fqinjet. Jane shume marreveshje e dakordime qe ajo duhet t'i beje me vendet fqinje ne menyre qe te ece ne shtegun drejt BE-se. Pasi qe Serbia nuk e pranon pavaresine e Kosoves, fqinj jugor i Serbise nuk eshte Kosova, por EULEX-i dhe PSBE-ja. Pushteti nderkombetar ne Kosove nuk eshte vetem pushtet por eshte edhe vete shteti. Fundja, ata jane kushtetuta, ushtria, policia dhe instanca supreme politike e ligjore e Kosoves. Ata jane sovrani i vendit tone dhe, per pasoje, fqinji i Serbise. Sekendejmi, Brukseli negocion dyfish me Beogradin: ne emer te BE-se dhe ne emer te Kosoves. Nje situate gjithsesi joshese per Brukselin i cili e sheh Serbine nga prizmi i politikes se jashtme dhe te sigurise, kurse Kosoven e sundon ne emer te po kesaj politike.
Strategjia e re per veriun nuk eshte as strategji dhe as e re. Ajo eshte orvatje per ta shperqendruar vemendjen nga dy protokollet qe EULEX-i do t'i nenshkruaje se shpejti me Serbine. Pas atij per bashkepunim policor ne radhe jane protokollet per gjyqesi dhe dogana. Punen qe EULEX-i e ben pa zhurme me Serbine, Pieter Feithi e balancon me zhurme, por pa pune, kunder Serbise. Dhe jo vetem kaq. Kjo 'strategji' nuk do ta integroje veriun dhe as nuk do ta bashkoje Mitrovicen. Ne rastin me te mire do ta ndaje Mitrovicen ne dy komuna te vecanta. Meqe nuk do te kete perdorim te forces, strategjia e proklamuar per integrim te veriut do ta afirmoje gjithnje e me shume Serbine si pale ne kontest. Vazhdimisht na thuhet qe vetem dialogu eshte menyra perpara sa i perket ceshtjes se veriut, dhe se ky dialog duhet te behet me dike, apo jo? Serbia edhe njehere do te rikthehet si faktor ne bisedime te reja nepermjet kesaj 'strategjie'. Ne vend te perdorimit te forces ne emer te ligjit do te kete dialog per hir te paqes me ata qe e perdoren forcen. Secili shtet a pushtet e ka problem se si ta legjitimoje sa me mire dhe sa me efektshem perdorimin e forces, madje edhe atehere kur ajo s'eshte gjithaq e nevojshme. Shteti dhe pushteti ne Kosove e kane problemin e kundert: si ta legjitimojne mosperdorimin e forces, ndonese kjo eshte e domosdoshme.
Ne qarqet diplomatike ne Prishtine kane nisur te qarkullojne fjalet se si Kosova duhet serish te bisedoje me Serbine. Kesaj radhe thone qe duhet te bisedohet per gjithcka pervecse per statusin e Kosoves. Ne fakt, keshtu thoshin edhe para disa viteve. Te mos diskutohet per status por per ceshtje praktike e teknike, ne menyre qe gradualisht te arrihet te statusi, nderkohe qe maskohet fakti se cdo gje ne te vertet ka te beje me statusin. Zaten, statusi eshte edhe statusi i paleve perkundrejt njera-tjetres, apo jo? Vetem se kesaj radhe faktoreve nderkombetare iu interesojne bisedime te reja ndermjet Kosoves e Serbise perbrenda kornizes se integrimit te Serbise ne BE. Dialogu apo bisedimet e ardhshme, me pare se per integrimin e veriut ne Kosove, jane per integrimin e Serbise ne BE. Pasi qe Serbia mban lidhje te ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusine qe eshte ne ngritje, dhe per shkak te madhesise se saj si treg, integrimin e Serbise BE-ja e sheh si nje ceshtje pakrahasimisht me urgjente sesa integrimin e Kosoves. Jo vetem pse Kosoven nuk e njohin pese shtete anetare te BE-se, por, para se gjithash, per shkak se Kosoven tashme po e sundon. Perderisa per Serbine Brukseli konsideron qe do ta rrise kontrollin mbi te, duke e bere anetare te BE-se, mbi Kosoven tashme ka kontroll te larte, madje pikerisht duke e mbajtur ate jashte BE-se. Angazhimi aktual nuk konsiston te moslejimi i Serbise qe ta pengoje Kosoven ne integrime nderkombetare, por te eliminimi i pengesave qe Kosova mund t'ia beje Serbise per integrime evropiane. Protokolli per bashkepunim policor ndermjet EULEX-it dhe Serbise ka qene parakusht per liberalizimin e vizave per qytetaret e Serbise.
Qeveria dhe institucionet e Kosoves jane teresisht perbrenda ketij kuadri. Edhe kur e tolerojne funksionimin e strukturave paralele te Serbise ne Kosove, edhe kur e lejojne viziten e Boris Tadiqit ne Decan. Kreret institucionale te Kosoves ndoshta as qe e kuptojne se, kur deklarojne per marredhenie te mira fqinjesore te Kosoves me vendet rrotull, e posacerisht me Serbine, jane duke kontribuar qe ato te integrohen me shpejt ne BE ne kurriz te Kosoves dhe te shqiptareve ne pergjithesi. Te gjitha deklaratat e Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thacit per marredhenie te mira me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine, Beogradi, Podgorica dhe Shkupi zyrtar i perdorin ne Bruksel per ta pershpejtuar integrimin e vendeve te tyre ne BE. Duke mos e problematizuar gjendjen e shqiptareve ne Maqedoni, Serbi e Mal te Zi, dhe duke leshuar pe ne demarkacionin e kufijve me ta, Sejdiu dhe Thaci kontribuojne ne riprodhimin e gjendjes se rende per shqiptaret ne keto vende dhe njekohesisht u ndihmojne atyre vendeve qe te hyjne ne BE para nesh. Kosova (dhe Shqiperia) duhet ta studiojne dhe analizojne hollesisht se si mund ta kushtezojne integrimin e Serbise (dhe Maqedonise e Malit te Zi) ne BE para se Serbia (dhe Maqedonia e Mali i Zi) te na kushtezojne neve nga pozita e shtetit anetar ne BE. Teza se shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi dhe Serbi do te jetojne shume me mire porsa keto vende te hyjne ne BE, eshte naive. Mjafton t'i pyesni basket se si po ia kalojne ne Spanje, hungarezet ne Sllovaki apo jogreket ne Greqi.