PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Impianti i pare per ujerat e ndotura, vihet ne pune


E Shtune, 30 Janar 2010

Tashme edhe Shqiperia ka te parin impiant shkencor per trajtimin e ujerave te ndotura. Ministri i Transporteve dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi ka inauguruar dje impianti demonstrativ dhe shkencor, per trajtimin e ujerave te ndotura urbane me shtreter me filter dhe bimesi ne fshatin e femijeve SOS, ne Sauk te Tiranes. Impianti ne fjale do te sherbeje dhe si nje model per Shqiperine, per zona te vogla banimi 500-4000 banore, si dhe do te ofroje mundesi reale per punime kerkimore e shkencore ne fushen e trajtimit te ujit ne vend. Ky impiant eshte nder te paret e ketij lloji ne Ballkan. Investimet per ngritjen e ketij impianti jane vetem 60 mije euro. Ky impiant trajton ujerat per 500 banore dhe ka nje kosto operimi vjetor shume te ulet, rreth 500 euro ne vit kosto amortizimi si dhe ka nevoje vetem per nje pompe dhe nje punetor. Impiant eshte ndertuar me materiale teresisht te vendit dhe nga nje kompani shqiptare. Gjate fjales se tij Olldashi u shpreh : "Inaugurimi i ketij impianti eshte nje ngjarje shume e mire per sektorin, pasi eshte nje sektor qe ka trasheguar prapambetje ne Shqiperi". Me tej ai tha se, "mund te themi qe 5- vjet me pare kemi qene ne zero, pra ja kemi nisur nga zero dhe sot kemi nje sere impiantesh te trajtimit te ujerave te zeza dhe kemi projektuar ne total 15 te tille, qe do t'i sherbejne rreth 2 milione banoreve, kryesisht ne qendrat e medha urbane, kosto e te cilave shkon ne rreth 120 milione euro, nga te cilat rreth 70% do te perballohet nga donatoret e huaj dhe 30% nga buxheti i shtetit". Nje rendesi i eshte kushtuar jo vetem qendrave te medha urbane por edhe qendrave te vogla, komunitete te vogla qe variojne nga 500, 1000, 2000 apo 4000 banore. impianti ne fshatin SOS nje pikenisje shume pozitive, qe mund te shtrihet ne te gjithe territorin e vendit, duke filluar nga fshatrat me pak popullsi, por vecanerisht ne zonat qe shtrihen pergjate vijes bregdetare apo edhe ne zonat e alpeve, qe konsiderohen si potenciale te forta turistike eshte shprehur ministri Olldashi. Gjate ceremonise se inaugurimit te ketij impianti, ishin te pranishem edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ambasadori gjerman, Bernd Borchardt, Enkelejda Gjinali, keshilltare e kryeministrit per Ceshtjet e Ujit dhe drejtoresha e GTZ per Shqiperine.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika