PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Ndermarrjet e biznesit arrijne ne 130 mije


E Shtune, 30 Janar 2010

Shqiperia numeron tashme 130 mije aktivitete biznesi, nga rreth 50 mije te tilla qe ishin ne vitin 2005. Vetem pergjate vitit qe shkoi sipas Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit (QKR) jane regjistruar rreth 13 mije biznese te reja. Sipas drejtorit te Qendres Kombetare te Regjistrimit, Tom Kola, megjithese me e ulet se ne 2008, shifra e regjistruar gjate vitit te kaluar konsiderohet e kenaqshme. "Bizneset e reja jane hapur gati 75 per qind e nje viti me pare. 13000 biznese ne 2009 nga rreth 17 mije ne 2008", tha Kola. Sipas tij, rreth 70 per qind e bizneseve te reja te regjistruara ne 2009 i takojne fushes se tregtise, kryesisht biznes i vogel. Rritje domethenese, sipas tij, ka njohur regjistrimi i bizneseve me kapital te huaj, shifer rreth 4 here me e larte se ne 2008. Sipas QKR-se ne total ne te gjithe vendin, numerohen rreth 130 mije biznese. Aplikimi per regjistrimin fillestar mund te behet ne sportelet e QKR-se ne Tirane ,ose ne sportelet e sherbimit, te vendosura ne bashki. Lista e bashkive dhe e vendndodhjeve te tyre eshte e publikuar ne faqen zyrtare te internetit te QKR-se. Nje aplikim mund te behet ne nje sportel sherbimi te QKR-se, pavaresisht nga selia apo vendi i ushtrimit te veprimtarise se subjektit qe kerkon regjistrimin. Nje nga nismat e rendesishme te ndermarre nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes (METE) eshte reforma e procedurave te regjistrimit te biznesit. Kjo reforme do te reduktoje ne nje dite kohen e regjistrimit kerkuar per bizneset e reja dhe do te kombinoje ne nje procedure te vetme te gjithe hapat e regjistrimit, duke perfshire regjistrimin per efekt te taksave.



Shifrat

Vetem pergjate vitit qe shkoi sipas Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit (QKR) jane regjistruar rreth 13 mije biznese te reja. Sipas QKR-se ne total ne te gjithe vendin, numerohen rreth 130 mije biznese.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika