PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 24 ) Shiko komentet

Ballkano-egjiptianet duhet te thone fjalen e tyre


E Premte, 29 Janar 2010

Behar Sadiku*

Ambasador per Paqe, Kryetar i shoqates ballkano-egjiptiane "Nefreta"

Regjistrimi qe do te beje qeveria shqiptare natyrisht nuk ka se si te mos zgjoje edhe interesin e njeres nga pakicat me problematike per shoqerine dhe shtetin, ate te ballkano-egjiptianeve dhe romeve, apo e thene me nje fare etikete disi me te rrumbullt, ate te shqiptareve me ngjyre, te cilet per nga numericiteti jane natyrisht dy nga grupimet me te medha, duke e kaluar me disa here treguesin real te minoritareve greke ne Shqiperi. Por per fatin e tyre jo fort te mire, pikerisht ne kapercyellin e dekades se pare te shekullit XXI keto dy pakica te konsiderueshme ne sasi, jane ende larg integrimit te tyre ne shoqerine shqiptare. Ndoshta rasti i nismes qeveritare me jep mundesine te shpreh edhe une si kryetar i shoqates se ballkano-egjiptianeve "Nefreta" disa mendime lidhur me problemin ne fjale.

Se pari duhet te hedh pak drite mbi ate qe njeri nga perfaqesuesit e qeverise e tha disi te mjegullt, qe ky regjistrim nuk eshte se do te pasqyrohet ne aktet e regjistrimit te shtetasve, pra ne Gjendjen civile. Ne se e kam kuptuar drejt dhe tharmi i fjales se tij eshte ky atehere qe ne krye do te thoja se nisja nuk eshte e mbare dhe aq me teper me interesa te paleve. Regjistrimi i pergjithshem i popullsise nuk ka se si te jete deshire subjektive e qeverise, nje fare "tek-u" apo ku e di se cfare. Ne se ky projekt eshte i nevojshem dhe dobi prures, atehere te "celen arkapiat" dhe grupet e interesuara te shfaqin mendimet e tyre haptas dhe pa ekuivoke lidhur me problematiken, menyren e kryerjes, efektet pozitive boshtore ne favor te shtetit dhe shoqerise , pa lene menjane dhe diferencat anesore, apo "qejf mbetjet." Regjistrimi i popullates eshte nje event i madh qe nuk behet shpesh. Shqiperia ka bere ashtu si ka mundur regjistrime ne Mbreterine e A.Zogut dhe regjimi komunist u perpoq ta beje ate ne vitin 1974, ku natyrisht regjistrimi qe u quajt i pergjithshem ishte tejet i politizuar dhe solli po aq deme sa dhe dobi. Pra, ne se duhet regjistrimi i popullates le te behet, bile ne menyren sa me te mire qe te jete e mundur, dhe te gjitha rezultatet qe do te dalin te gjejne pasqyrimin e tyre real ne regjistrat e gjendjes civile. Qeveria edhe pse e thote si me gjysme zeri, ne te vertete ka arsye qe kerkon te merret me kete problem. Mund te jene shtysa te zhvillimeve te brendshme, po aq sa mund te kete edhe diktate qe vijne ne formen e propozimeve nga kancelarite e Evropes. Por une do te thoja se me e rendesishme se sa keto te dyja jane perpjekjet e brishta dhe teper modeste te kesaj qeverie (se per te kaluarat e radhes as qe behet fjale!) ne drejtim te integrimit qofte edhe formal te ballkano-egjiptianeve dhe romeve. Problemi qe ende mbetet ne kuadrin e rebusit, pra i pa zbardhur deri tani, apo disi i mjegulluar eshte ne se ky veprim ka ne themel vullnetin e qeverise shqiptare qe ti permiresoje seriozisht politikat e saj per integrimin e ketyre shtresave te medha qe edhe pse nuk i perkasin kombit shqiptar, prania e tyre (vecanerisht e ballkano-egjiptianeve) prej dhjetera shekujsh i ka bere te ndjehen vertete shqiptare. Por kjo nuk do te thote se duke u vetendjere keshtu nga ana formale hallet dhe problemet e tyre moren fund. Absolutisht jo. Popullata ballkano-egjiptiane ne vecanti ka bashkejetuar me shqiptaret qe ne koherat e "qysh kur-it" duke u grupuar urtesisht aty nen kembet e kalave, e duke u afruar djersen e mundin e saj te farka e kudhra per t'u ndihmuar luftetareve shqiptare ne lufte me shpatat e jataganet, me heshtat e mburojat., por dhe me plugjet e parmendat, per ta punuar token ne kohet e paqes. Rrinin aty, te urte deri ne dhembje, por te harruar nga vuajtjet, me instrumentet muzikore ne duar per t'ua bere edhe me te mire fitoren trimave, per tua bere te bukur dasmat e gezimet, e gjithe se si per t'ua lehtesuar sipas rastit dhe dicka nga dhimbja e tyre. Prandaj ndjehen po aq shqiptare, apo e thene ne nje stil modern- shqiptare me ngjyre.

Po le te kthehemi edhe nje here te nisma e qeverise sone lidhur me regjistrimin e popullates. Nga ana tjeter duhet theksuar se Qeveria nuk eshte OJF dhe nuk ka asnje arsye qe te shpenzoje energji njerezore dhe shuma te konsiderueshme financiare, kur ato mund t'i perdore ne sistemimin me strehim (aq te domosdoshem per keto pakica me probleme edhe te trasheguara), ne punesimin e shtreses qe une i perkas, se vertete nevojat e kesaj shtrese, pra te popullsise shqiptare me ngjyre jane shume te medha, deri dhe te thekshme, kur mendojme se pas pak kohesh mundet te na hapet edhe dera per ne Evropen demokratike e te rregulluar si s'ka me mire.

Ne na intereson ta marrim si vullnet te lire dhe te drejte te qeverise vendimin per te kryer kete akt. Pergezime te sinqerta per nismen, por qe kendej zene e nxjerrin koke edhe problemet. I pari eshte ai mes te vertetes dhe te genjeshtres ne te quajturin vetedeklarim. Gjithsesi veprimi duhet shoqeruar edhe me provat perkatese te cilat duhet te gjenden ne aktet e ndryshme te regjistrave te gjendjes civile te trasheguara ( kur eshte fjala per pakicat greke apo sllav-folese) Por me e rendesishmja per sa i perket ketij akti me permasa te medha (regjistrimit te pergjithshem te popullates), ne raport me pakicat me ngjyre (ballkano-egjiptiane si dhe rome) eshte se cili do te jete ne fund te fundit perfitimi i paleve. Cfare do t'u sjelle ketyre pakicave me te medhate ne vend ky evidentim nga ana e shtetit shqiptar? Po qe se behet fjale vetem per ca statistika te thjeshta, flaket e te cilave mund te ngrohin "disa pak duar" kjo natyrisht nuk eshte e mire dhe ketej ravijezohet definicioni qe te dyja komunitetet tona s'kane asnje arsye per t'u marre me te. Ne se pas kesaj shteti, qeveria dhe te gjitha hallkat e sistemit do te punojne seriozisht ne favor te integrimit social, ekonomik, e politiko-shoqeror, duke respektuar te gjitha konventat dhe dokumentet e tjera ku Shqiperia ka nenshkruar, kjo po, do te ishte vertete pozitive dhe ne kete menyre ne nuk do te hezitonim aspak per te shprehur perkatesine tone. Sjellja politike e deritashme, ne pergjithesi eshte karakterizuar nga nje qendrim menjanues i pushtetit ekzekutiv qendror e vendor ndaj ketyre komuniteteve. Perfaqesimi ne politike, administrate shteterore etj, ne perputhje me prurjen numerike te ketyre pakicave nuk ka funksionuar. Nuk behet fjale edhe ne kete fund dekade te shekullit XXI qe njerez me ngjyre te perfaqesohen ne parlament, duke bere kesisoj nje fare "diskriminimi pozitiv", gje qe parlamenti yne e vuri ne funksion me anen e nje ligji te posacem duke tagruar kesisoj perfaqesimin numerik te barazise gjinore. Le te diskutojme per te gjitha problemet dhe hallkat e kesaj nisme dimensionale te qeverise sone, dhe te mos e shohim ate me syza paragjykimi, por me sinqeritet dhe mendje te qete dhe koherence. Ne shpresojme se do te jemi te mire pritur ne median shqiptare, ku zeri yne do te duhet te degjohet ndoshta edhe me teper se i te tjereve. Le te diskutojme e ne fund te bejme ate me te miren.


Komento artikullin | Shiko komentet (24 komente)
Te Tjera nga rubrika