Hakmarrje ndaj popullit?
E Premte, 29 Janar 2010
Nga Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit Evropian
Ajo cka te gjithe kemi kerkuar per muaj me radhe, se opozita s'ka te drejte te hetoje mbi gjithcka por te hetoje mbi cdo gje brenda ligjit e kushtetutes, u miratua me 56 vota pro ne Strasburg. Rezoluta e KE-se, i tha stop bojkotit dhe ky eshte refreni i perbashket i njerezve te ndergjegjshem politike. Ajo cka ndodhi e i parapriu kesaj rezolute, ishte e papare dhe e padegjuar per 15 vjet. Pas vleresimit te perfaqesuesve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe reportereve te tjere, te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi si me te arrirat ne permbushjen e standardeve, nje leter lajthitje me tone sikur po i shpallte lufte Evropes, ishte menyra e hakmarrjes, e perbuzjes se lidershipit VIP te politikes se re socialiste, ndaj kontinentit te vjeter.
Edvin Rama me qendrimin e tij cinik dhe me firmen e zonjes Dade sfidoi kredencialet e Shqiperise ne KE, si reagim halucinant ndaj evropianeve qe "guxuan" pa lejen e Rames t'i quajne te mira zgjedhjet ne Shqiperi ndersa Edi Ramen e bojkotin e tij si risine e fundit te absurdit politik ne kontinent.
Kushdo qe nuk i mban iso-n Rames, qofte ky individ apo institucion u dashka sfiduar ! Qofte Parlamenti shqiptar apo Keshilli i Evropes.
Ne besnikeri te plote ndaj parimeve bolshevike, institucionet e pavarura nga partia e tij e origjines, jane reaksionare, ndaj duhen sfiduar! Ky eshte rreziku me i madh. Taktika komuniste e perbuzjes se institucioneve, te gjithkujt e gjithckaje po behet parim ne PS. Frymezuesi e urdheruesi i ketij parimi eshte Edvin Rama. Kete parim te tijin e te disa komunisteve junior, qe per 20 vjet nuk e kane pranuar dot kurre qe rregullat e demokracise nuk jane ato te diktatures komuniste, Rama e perdor sot per sfide ndaj Shqiperise dhe Evropes, dhe keshtu ne fakt gjithe trajektorja e tij pas zgjedhore e merr nje shpjegim. Rama bojkotoi parlamentin shqiptar me ndergjegje te plote se do te bojkotonte keshtu cdo log tjeter ku duhet te jete. Institucione si parlamenti jane ngritur per t'iu dhene te drejten qytetareve te ushtrojne te drejtat e tyre politike nepermjet te zgjedhurve qe perfaqesojne bindjet e tyre politike. Bojkoti i parlamentit eshte bojkoti ndaj qytetareve qe te kane zgjedhur per te ushtruar kete te drejte. Ky zoteri zgjodhi taktiken e hapjes se kutive dhe parimin e perbuzjes se institucioneve shteterore si nje anarshist i denje politik.
Kot jemi munduar te flasim per lidhje mes personales e politikes se tij. Se duket se me kaq kemi ngecur vetem tek shpjegimi i taktikes se tij te gabuar. Rama eshte rende jo se ka zgjedhur taktiken e gabuar, por sepse perbuzjen e moralit, familjes normave, ligjit, kushtetutes se institucioneve e ka parim. Rama flet me nje oratori dogmatike per shtet dhe e minon ate ne ilegalitet. Asnje shqiptar, perfshi ata qe i kane votuar ose jo te zgjedhurit e tij, nuk pret nga nje lider politik qe t'i bej atentat vendit. Asnje shqiptar qe prej 20 vjetesh mbart nder vete endrren me te madhe, ate te qenit si gjithe Evropa, nuk e deshiron prishjen e kesaj endrre pikerisht ne prag te realizimit te saj. Aq me shume kur cenimi i kesaj endrre behet jo per arsye madhore por per teka personale, te semura, pushteti.
Asnje zyrtar evropian dhe politikan evropian qe ka ndjekur ne keto 20 vjet perpjekjet, sakrificat, ngecjen dhe zhvillimin e demokracise ne Shqiperi, as edhe skeptiku me i keq ndaj ketij vendi nuk do te besonte se do te vinte nje dite, kur prej Shqiperie do te shfaqej nje Don Kishot militant bojkoti politik, pa merite kryetar i partise me te madhe opozitare, qe te sfidonte vendin qe i takon vendit te tij ne Evrope. Edi Rama, e konsideron Keshillin e Evropes si Keshill Bashkiak, ku mund te perjashtoje dhe afroje ke deshiron ai, Komisionin e Mandateve si KRT bashkie qe i jep leje kujt do ai, Asamblene parlamentare te Keshillit te Evropes si Asamblene e PS qe duhet te degjojne vetem c'thote ai. Ne te vertete Perendimi ka vlera dhe standarde pikerisht se secili eshte ne vendin e vet, dhe institucionet funksionojne mbi bazen e pjesemarrjes dhe respektit te ndersjelle dhe jo permes bojkotit dhe perjashtimit.
Ky ishte akti qe cuditi perfundimisht Evropen. Se ne, ata qe s'mendojme si ai politikisht, ata qe e justifikojne ne kete cmenduri, ata qe e kundershtojne se brendshmi e gjithe ata qe e perqeshin se jashtmi, kemi 6 muaj qe japim e marrim t'ia kuptojme gjithe cartjet e tij te marra. Duam te kuptojme se cdo ky zoteri, qe nuk njeh me as limit e as turp.
Qe do te behet kryeminister, kete e kuptojme po s'po dime si ta ndihmojme te shpetoje nga ky fiksim per ate icik pushtet, se ata qe e kishin ne dore per ta bere nuk e bene. Nuk e zgjodhen, e perbuzen!
Zonja dhe zoterinj, ky qe guxon te na perbalte, denigroje, shumezoje me zero perpjekjet e te gjitheve ne ,eshte perfaqesuesi i denje i hakmarrjes per drejtesi. Ka vendosur te hakmerret ndaj popullit, qe nuk e beri kryeminister.
* Fjala e mbajtur mbreme ne Kuvend