PS: Pronat, qeveria te ofroje zgjidhje konsensuale per ish-fermeret e Orikumit
E Premte, 29 Janar 2010
Partia Socialiste reagoi dje ndaj protestave te zhvilluara ne Orikum, duke kerkuar nga Qeveria qe te ofroje zgjidhje konsensual. Permes nje deklarate per shtyp, deputeti socialist Fatmir Toci, tha se disa qindra banore te Orikumit, vijuan protesten e radhes ne kundershtim te ligjit Nr.10 208, date 23.12.2009 "Per nje shtese ne ligjin nr. 8053, date 21.12.1995 "Per kalimin ne pronesi, pa shperblim, te tokes bujqesore". "Ne vend qe te degjojne zerin e njerezve qe po u grabitet toka nga njerez te veshur me pushtet ne Tirane dhe ne Vlore derguan policine e shtetit per t'iu kundervene me dhune protestes paqesore, duke sjelle ne kujtese konfrontimet e tetorit te vitit te kaluar me banoret e Orikumit dhe skenat e turpshme te kesaj policie, e cila per interesat e nje klani qe ka uzurpuar pushtetin prangos dhe pergjak nje komunitet te tere te pambrojtur", deklaroi Toci. Sipas tij, "edhe gjate protestes se fundit, Policia e Shtetit ka ushtruar forcen dhe ka arrestuar drejtuesit e shoqates "Per mbrojtjen e tokave bujqesore", Remzi Jazo e Mitro Capo, per t'i bere presion dhe per te frikesuar banoret, edhe pse ishte kerkuar me pare leja per proteste paqesore ne organet e rendit". Ai theksoi se duke marre shkas nga kjo ngjarje, "Partia Socialiste kerkon te beje te qarte qendrimin e saj per zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi gati 20-vjecar, duke harmonizuar kerkesat e te gjithe grupeve te interesit, per te mos u bere shkak per konflikte te reja sociale dhe ne zbatim te plote te parimeve dhe normave qe rrjedhin nga Kushtetuta e Shqiperise". "Ritheksojme qendrimin tone per domosdoshmerine e diskutimit dhe konsultimeve te nevojshme, me pronaret e ligjshem, banoret qe i kane aktualisht ne perdorim keto prona, por edhe me gjithe spektrin e politikes shqiptare, per nje konsensus sa me te gjere ne zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi", nenvizoi Fatmir Toci.