Farina: Edi Rama, po krijon tension artificial
E Premte, 29 Janar 2010
Bojkoti eshte ceshtja kryesore qe eshte diskutuar dhe ne gjirin e sesionit te Asamblese Parlamentare te KE. Shumica derrmuese e kesaj organizate e denon bojkotin. Renato Farina, perfaqesuesi i grupit te Partise Popullore Evropiane, i cili prezanton qendrimin e grupit per Shqiperine, eshte shprehur per TV Klan, se tensioni i krijuar nga opozita eshte nje tension artificial i shkaktuar nga Partia Socialiste dhe se Edi Rama me sjelljen e tij, po percjell nje imazh negativ te Shqiperise ne arenen nderkombetare. "Ne kemi nje gjykim shume negativ per sjelljen e Edi Rames dhe partise se tij, pasi per ne zgjedhjet kane qene te rregullta, ashtu sic eshte dokumentuar edhe nga monitorimi i Keshillit te Evropes dhe OSBE. Pervec kesaj, dihet qe nje proteste civile nuk ushtrohet kurre duke jolegjitimuar institucionet demokratike. Mund te behen protesta, mund te kerkohet edhe komision hetimor mbi zgjedhjet por kurre duke braktisur nje organ nga i cili varet jeta demokratike e nje populli, pasi kjo eshte nje tradhti e popullit",-tha Farina. Ai ka qene ne Shqiperi si pjese e delegacionit te Keshillit te Evropes qe ka monitoruar procesin para dhe pas zgjedhor dhe mohon se ne zgjedhjet e 28 qershorit ka pasur cenim te standardeve. "Une kam pare se midis qytetareve shqiptare nuk ka asnje tension. Ky tension eshte artificial dhe eshte krijuar nga Partia Socialiste. Te gjitha parametrat ishin ne rregull. Pastaj isha dhe ne dhjetor, per festen e demokracise, ku ishte manifestimi Edi Rames, qe ishte nje deshtim krahasuar me mitingun e Berishes me gjysme milione persona", deklaroi eurodeputeti italian Farina.