Ahmetaj: "KiE i hapi rruge zgjidhjes se krizes"
E Premte, 29 Janar 2010
Deputeti i Partise Socialiste, Arben Ahmetaj, deklaroi dje nga Strasburgu, pas miratimit te rezolutes per Shqiperine nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, se "kaloi nje raport shume i rendesishem per Shqiperine qe do t'i hape rruge zgjidhjes se krizes qe mban peng vendin per 6 muaj". Permes nje komunikimi per mediat, zyrtari i lart socialist tha se PS nuk eshte per bojkot. "Ne e kemi pasur te imponuar situaten e bojkotit, ngritja e nje komisioni parlamentar qe do te hetoje zgjedhjet do te rregulloje situaten pasi ne do te shkojme ne Parlament, kur te jete bere transparenca e plote, gje kjo qe theksohet edhe ne rezoluten e KiE", sqaroi Ahmetaj. Duke u ndalur ne amendamentet e miratuara dhe pikerisht ne amendamentin nr. 5, sipas te cilit kerkohej qe hetimi parlamentar te behej ne baze te Kushtetutes, Ahmetaj deklaroi se "hetimi parlamentar ne perputhje me Kushtetuten, ishte nje amendament juridik". "Normalisht qe PS hetimin e kerkon ne perputhje me Kushtetuten. Nese do t'i referohemi projekt rezolutes do te kemi hetim te plote te zgjedhjeve. Kjo rezolute reflekton qendrimin e mazhorances dhe pergjegjesine per te zgjidhur krizen", nenvizoi deputeti i PS.