 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Rama: Kriza, brenda kutive te votimit, hapini ose protesta
E Premte, 29 Janar 2010
Denis Dedej
I menjehershem ishte reagimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, pas miratimit te rezolutes se Keshillit te Evropes, duke vleresuar se "Shqiperia eshte ne krize politike". "Kriza per ne eshte brenda ne kutite e votimit. Ne jemi gati te dialogojme qysh neser per zgjidhjen e krizes. Por ne nuk do te heqim dore as nga bojkoti dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza", deklaroi Rama. Permes nje komunikimi per mediat, kryesocialisti falenderoi mbremjen e djeshme te gjitha grupet e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes per mbeshtetjen qe i dhane vendit, duke vene sipas tij, "gishtin ne plage" permes miratimit te rezolutes dhe rrezimit te amendamenteve vulgare te Partise Demokratike". Ai tha se amendimet e PD ishin nje sjellje politike qe e turperon Shqiperine, ne tempullin e demokracise evropiane. Sipas tij, "selia roze mirepret njekohesisht perfshirjen e miqve dhe partnereve nderkombetareve ne zgjidhjen e krizes politike, sic thote edhe rezoluta". Per kryesocialistin, beteja e tyre per demokracine vazhdon sot edhe me me shume bindje e force se dje. "I zhytur perdite e me shume ne batakun e nje krize qe e ka shkaktuar vete, Sali Berisha ka nisur prej disa ditesh nje nga sulmet e tij rrugacerore ndaj Partise Socialiste", theksoi Rama. Sipas tij, "pikerisht kur duhet t'u kerkonte shqiptareve ndjese per marreveshjen qe u rrezua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese pa asnje vote kunder, ky Esat Toptan i koheve moderne, akuzonte si antishqiptare opoziten per ngritjen e zerit ne Keshillin e Evropes ne mbrojtje te vlerave dhe parimeve evropiane te demokracise". Kryesocialisti theksoi se "Sali Berisha nxori gjuhen per te ndotur me balten e akuzave te tij kriminale Sekretaren Nderkombetare te partise per faktin se po deshmon ne Keshillin e Evropes te verteten e hidhur te krizes se demokracise ne Shqiperi". Padyshim, vijoi ai, qe nje tjeter padi e pret per akuzat e djeshme ndaj Arta Dades ne prokurori e ne gjykate. Per kreun e PS, "Sali Toptani nuk njeh kufi ne paturpesine e tij, diten qe rrezohet per te gjashtembedhjeten here ne Gjykaten Kushtetuese per shkelje te Kushtetutes e te interesave qe Kushtetuta mbron, i versulet opozites si rrezik per vendin, duke nxjerre gjuhen per te bere pis opozitaret qe nuk i emeron dot ne delegacionet e Parlamentit dhe as i dergon dot korridoreve te Evropes per te bere avokatine e pushtetit te tij te fundosur ne llumin e padrejtesive". "Protesta dhe vetem protesta meriton pushteti i paskrupullt i ketij Esat Toptani te veshur me dopiopet qe pushtetin e do vetem per te sunduar, perfituar dhe pervetesuar duke e cuar korrupsionin deri ne nivel katastrofash kombetare si ne Gerdec, Kalimash, Fierze apo duke ndjelle fatkeqesi te pariparueshme per kete komb", perfundoi fjalen e tij, lideri i Partise Socialiste, Edi Rama.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Dade: Berisha, eja ne tryezen e Topit mos pengo dialogun
- PD: Hetim zgjedhjeve, kutite nuk hapen
- Meidani: Bojkoti i PS, jo i drejte
- Vizat, Austria ne krah te Shqiperise
- "PD-PS, ne kohen e tyre me te veshtire"
- Meta: Shqiperi-Greqi, jo peng i grupeve ekstremiste
- Rama refuzon KE: Jo nė Kuvend, pa hapur kutitė
- Shqiperi-Mali i Zi, bashkepunim per Integrimin: Bashkepunim nderkufitar
- Kryetari i PS: PS s'ben Pazar per asnje institucion kushtetues
- Rama: "Po u prek SHISH nga Berisha, s'ka dialog"
- Rama, sulm Fatos Nanos dhe deputeteve te LMN
- Berisha: Gati te takohem me Ramen, kutite s'hapen
- "Jo negocime per Presidentin e kryeprokurorin"
- Kryeministri: Me 4 mars digjen mandatet, Rama e ka ne dore
- Berisha: Do te autorizojme grupin, per nisjen e marreveshjes Greqi-Shqiperi
|
|