Mc Shane, grupi socialist ne KiE: PS ne Kuvend, para 6 marsit
E Premte, 29 Janar 2010
Denis Mc Shane, grupi socialist ne Keshillin e Evropes, eshte shprehur se deputetet socialiste duhet te hyjne ne Kuvend para afatit kushtetues. "Cdonjeri qe do ta shohe Shqiperine perpara, eshte i shqetesuar per shkak te gjendjes se bllokimit dhe pamundesise per te ecur perpara, si rezultat i pakenaqesise se Partise Socialiste lidhur me zgjedhjet dhe faktit qe nje pjese e deputeteve socialiste nuk po futen ne Parlament. Mua kjo nuk me duket se eshte zgjidhja e duhur. Ne duam te shohim qe gjerat te ecin perpara dhe kjo kerkon kompromise nga te dyja palet, ndoshta me ndihmen e Keshillit te Evropes, apo nje komisioni hetimi nderkombetar, qe te bejme Parlamentin shqiptar te funksionoje sic duhet", deklaroi ai.