G99, ne KQZ per fotokopjet e fleteve te votimit
E Premte, 29 Janar 2010
Partia G99, ka kerkuar dje permes nje kerkese drejtuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe t'i vihet ne dispozicion 100 mije kopje te fleteve te votimit. Drejtues te G99 vleresuan se kjo eshte nje e drejte perderisa fletet e votimit nuk jane dokumente te klasifikuara si sekret shteteror. Sipas tyre, kerkesa e G99-es mbeshtetet ne garancite qe ofron Kushtetuta per informim dhe ne ligjin e posacem per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare. "Ky eshte nje shembull jo i panjohur, pasi ka ndodhur edhe ne Florida, ku pati nje angazhim per rinumerim, apo qofte edhe per kerkime shkencore", u shpreh kreu i G99, Erjon Veliaj. Sipas tij, nga hapja e kutive ne Florida, u ndryshuan edhe disa rregullat te menyres se votimit. Ligji per informim cileson "dokument zyrtar" cdo lloj dokumenti qe mbahet nga autoriteti publik ne perputhje me rregullat ne fuqi dhe qe ka lidhje me ushtrimin e nje funksioni publik. Ndersa nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fletet duhet te ishin asgjesuar, pasi sipas ligjit, kur perfundon i gjithe procesi ankimor per rezultatin e zgjedhjeve, institucioni i administrimit te zgjedhje vendos ne nje mbledhje djegien e fleteve te votimit.
Rezoluta e KiE
Debati