PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 9 ) Shiko komentet

Klosi: Bojkoti dhe protestat e PS s'do te nderpriten, ashtu sikurse mandatet


E Premte, 29 Janar 2010

Deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi dje se bojkoti dhe protestat popullore te Partise Socialiste nuk do te nderpriten per asnje cast, ashtu sikurse nuk do te nderpritet mandati i askujt prej deputeteve te grupit parlamentar socialiste. Permes nje komunikimi per mediat, zyrtari i lart socialist deklaroi se plot 7 muaj nga zgjedhjet e 28 qershorit, kohe gjate te ciles mazhoranca, e ka shpenzuar me bilanc zero per t'i dhene pergjigje kerkeses se tyre te vazhdueshme per transparence te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve. "Ne krye te ketyre 7 muajve, mbushur me sulm e diversion ndaj opozites, i kujtojme Sali Berishes se deri ne momentin qe ai per nje here te vetme ne karrieren e tij politike, do te behet "burre shteti", e do te bindet se duhet t'i hape rruge hetimit te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te 28 qershorit, bojkoti dhe protestat popullore te Partise Socialiste nuk do nderpriten per asnje cast, ashtu sikurse nuk do te nderpritet mandati i askujt prej deputeteve te saj", deklaroi Klosi. Sipas tij, "ne krye te ketyre 7 muajve, vendi eshte i permbytur ne nje krize te pashembullt politike, institucionale, demokratike dhe mungesa e shtetit ligjor". Ai tha se "kiza te ngjizura e te ushqyera, nga vullneti djallezor i kesaj mazhorance per te fshehur me cdo kusht manipulimin e vullnetit te popullit, per te marre peng opoziten, per te zaptuar institucionet e pavarura kushtetuese dhe per te vjedhur gjithcka ka mbetur pasuri publike ne kete vend". "I kujtojme Sali Berishes dhe mazhorances, se ne krye te 7 muajve, po shenon precedentin me te shemtuar, si i vetmi vend ku opozita kerkon transparence per zgjedhjet dhe qeveria fsheh qellimisht te verteten", vleresoi sekretari Organizativ i selise roze. Duke vijuar me tej, Klosi tha se PS i kujton "Sali Berishes se ne fund te mandatit te pare dhe ne fillim te ketij mandati te vjedhur, e ka katandisur Shqiperine ne Republiken e Korrupsionit Shteteror, prej nga e cila perfitojne vetem familjaret e oborrtaret e kryeministrit".




Komento artikullin | Shiko komentet (9 komente)
Te Tjera nga rubrika