Kosovrasti: "Shumice e thjeshte per zevendesimin e mandateve"
E Premte, 29 Janar 2010
Perfaqesuesi politik i Partise Demokratike ne KQZ, Njazi Kosovrasti, i meshon argumentimin se vendimmarrja per zevendesimin e mandateve nga institucioni kryesor pergjegjes per zgjedhjet, behet me shumice te thjeshte. Ne nje prononcim te dhene per televizionin kombetar "Klan", Kosovrasti deklaroi se neni 24 i Kodit Zgjedhor e ka perjashtuar kete vendimmarrje prej atyre qe kerkojne voten e 5 anetareve te KQZ. "Keshtu Kodi Zgjedhor ka konsideruar me rendesi procese te tilla si perllogaritja e mandateve per cdo zone zgjedhore, ndarja e mandateve brenda koalicionit, si dhe ndarjen e mandateve te keshillave vendore ne baze te sistemit proporcional, parashikuar nga nenet 162, 163 dhe 166 pika tre duke perjashtuar nenin 164 nga vendimmarrja me 5 vota", deklaroi perfaqesuesi politik i Partise Demokratike ne KQZ. Neni 164, flet per nderprerje dhe zevendesim mandatesh, por sipas Kosovrastit, KQZ ben vetem zevendesimin e mandatit te deputetit. Ai thote se nuk ekziston asnje ngerc kushtetues qe te mund te pengoje Kuvendin dhe KQZ, te marrin vendim per nderprerje dhe zevendesim te mandateve te deputeteve.