 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
KiE: Kutite s'hapen, PS ne Kuvend
Rozeta Rapushi
E Premte, 29 Janar 2010
Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, miratoi dje me 86 vota rezoluten per situaten politike ne Shqiperi. Pavaresisht kembenguljes se kreut te delegacionit parlamentar ne kete Asamble, perfaqesuesit te PD, Ilir Rusmali, europarlamentaret nuk pranuan ne asnje menyre, qe te heqin nga rezoluta termin krize politike. Duke theksuar se Shqiperia po perjeton realisht nje krize politike, e cila duhet te zgjidhet sa me shpejt qe te jete e mundur. Me shumice votash anetaret e Asamblese, rrezuan pjesen derrmuese te amendamenteve te Partise Demokratike per zbutjen e termave krize politike, duke pranuar vetem tre prej tyre. Me konkretisht, u vendos qe "hetimi parlamentar per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi te behet brenda institucioneve" si dhe heqja e perdorimit te fjales se ashper apo bllokuese. Dy raporteret e Keshillit te Evropes, Jako Laasko dhe David Uilshire, hartues te rezolutes per Shqiperine, u shprehen ne seancen e djeshme te Asamblese Parlamentare, se ne Shqiperi ka vertete nje krize. Sipas raportereve, bojkoti i Parlamentit nuk eshte aspak demokratik dhe duhet te marre fund menjehere. Pikerisht ne kete situate sipas tyre, ka ardhur koha qe Keshilli i Evropes te angazhohet per zgjidhjen e kesaj krize ne Shqiperi dhe demokracia te rikthehet ne institucion. "Eshte nje krize politike e rende. Pozita dhe opozita, duhet patjeter te dialogojne. Duhet te kete dialog mes dy forcave politike", theksoi Uilshire. Sipas tij, zgjidhja me e mire do te ishte qe problemet ne Shqiperi te zgjidhen me dialog dhe ky te zhvillohet brenda Parlamentit. Madje raporteri i KE-se, permendi edhe rolin e Keshillit te Evropes ne ngjarjet e 1997 ne krizen politike dhe ekonomike ne Shqiperi, ku mori si shembull faktin, se rekomandimet e bera ne ate kohe nga KE u degjuan dhe palet nisen te dialogojne. Edhe deputete te tjere te Asamblese Parlamentare te KE kane theksuar se ne Shqiperi, ekziston nje krize dhe ajo eshte politike. Gjate fjales se tij deputeti italian Farina, theksoi se "eshte detyre e KE te ndihmoje Shqiperine qe te dale nga kjo krize, por theksoj qe edhe pergjegjesite nga ana e Shqiperise, duhen te jene shume te medha". Deputeti Farina permendi ne fjalen e tij se kriza politike vjen pasi lideri i Partise Socialiste, Edi Rama ka zgjedhur rrugen e protestave dhe jo te hyrjes ne Parlament, por ka nenvizuar Farina "duket se qeveria ne pushtet ka bere ftese per dialog dhe per kthimin ne Parlament, shpresojme qe edhe me ndihmen e KiE situata politike ne Shqiperi te permiresohet". Nderkohe qe kreu i delegacionit te mazhorances, Rusmali, mbrojti amendamentet e tij se termi "krize" ne rezolute duhet zbutur, si dhe kritikoi ashper kreun socialist, Edi Rama se nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve me te mira, sipas tij, te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi. "Opozita nuk pranon verdiktin e popullit, vetem se nuk ka maxhorancen. Lideri i PS-se nuk do t'i respektoje rregullat e demokracise pasi ka probleme me to", tha Rusmali para eurodeputeteve. Po keshtu edhe anetarja tjeter e delegacionit, Lajla Pernaska tha se problemet ne Shqiperi vijne pasi opozita po refuzon institucionet. Ajo ftoi te gjithe eurodeputetet qe te votojne amendamentet e PD-se, por pa rezultat. Ne pergjithesi, eurodeputetet denuan bojkotin e Partise Socialiste ndaj Kuvendit dhe kerkuan domosdoshmerine e nisjes se dialogut politik, si mundesia e vetme per daljen nga kriza. Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, perbehet nga dhjete pika dhe botohet e plote nga gazeta.
Rusmali:
"Bojkoti, Rama refuzon nderkombetaret"
Jo pak kohe ne fjalen e tij, kreu i delegacionit te mazhorances ne Keshillin e Evropes, Ilir Rusmali, i kushtoi dje akuzave dhe kritikave ndaj kreut socialist, Edi Rama. Ai tha para europarlamentareve, se Rama duke mos respektuar rregullat e demokracise, refuzon qe te dorezoje edhe ne Prokurori, fakte qe pretendon se ka kunder rezultatit te zgjedhjeve. "Ai nuk e merr parasysh as kerkesen e nderkombetareve, per te lene pas bojkotin parlamentar", kritikoi Rusmali. Sipas tij, Rama eshte pergjegjesi i vetem i situates se renduar politike ne Shqiperi, pasi nuk pranon verdiktin e popullit te dhene me 28 qershor dhe zgjedhjet qe sipas tij ishin me te mirat te zhvilluara ndonjehere.
Refuzimi
"KiE pranon vetem tre amendamente te PD"
Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, pranoi dje vetem 3 nga 9 amendamentet e delegacionit shqiptar ne kete Keshill. Eurodeputetet pas nje seance te gjate diskutimesh, vendosen te mos heqin termin krize nga rezoluta, duke vleresuar se Shqiperia eshte realisht ne krize politike. Po keshtu, ata refuzuan qe te heqin rolin e Presidentit Bamir Topi, si nje nga negociatoret mbi palet ne kete situate. Gjate diskutimeve te djeshme, eurodeputetet vendosen qe te mos heqin as pjesen ne rezoluten e hartuar per situaten politike ne Shqiperi, qe flet per ardhjen e raportereve te Keshillit te Evropes ne Shqiperi mbi situaten e krijuar.
Rekomandimet
Asambleja e KiE,
gati perfshirja
per krizen
Ne menyre te menjehershme ne rezoluten e miratuar dje nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, u kerkua qe ky institucion nuk e aprovon krizen politike ne Shqiperi dhe sugjerohet dialogu politik. Duke kujtuar se Keshilli i Evropes ka detyren statutore per te ndihmuar nje shtet anetar, i cili kerkon te tejkaloje nje krize te rende politike ne pikepamjen kushtetuese dhe demokratike, Asambleja rekomandon te perfshihet ne menyre aktive, ne bashkepunim te ngushte me organizatat nderkombetare dhe perfaqesuesit diplomatike te vendeve anetare te Keshillit te Evropes ne terren (ne Shqiperi), ne kerkim te nje zgjidhjeje politike te kesaj krize dhe te mbeshtese perpjekjet per te mbledhur te gjitha partite politike ne nje tavoline bisedimesh.
Rezoluta
1. Asambleja Parlamentare disaprovon krizen politike dhe institucionale, e cila ka paralizuar politiken shqiptare, ne vijim te zgjedhjeve parlamentare te Qershorit 2009, ku Partia Socialiste ne opozite bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeverise se drejtuar nga Partia Demokratike. Ne nje Parlament ku mazhoranca qeverisese nuk ka 3/5 (tre te pestat) e votave te duhura per te kaluar reformat kryesore kushtetuese, ky bojkot ben qe reformat me shume te nevojshme, te jene te pamundura. Kjo situate demton popullin shqiptar dhe ambiciet e tyre te integrimit evropian.
2. Asamblese i vjen keq, qe ky bojkot ka demtuar marredheniet e Shqiperise me Asamblene. Pas zgjedhjeve te Qershorit 2009, delegacioni i ri shqiptar prane Asamblese nuk eshte caktuar ende dhe anetaret e delegacionit te vjeter, perfaqesues te opozites, nuk marrin pjese me ne aktivitetet e Asamblese.
3. Asambleja veren se mungesa e dialogut parlamentar dhe rekursi tek bojkoti, ne menyre te vecante pas rezultateve te zgjedhjeve, perben nje problem te riperseritur ne Shqiperi, qe seriozisht pengon funksionimin e institucioneve demokratike te shtetit.
4. Asamblese i vjen keq, se ne mungese te nje dialogu domethenes parlamentar, retorikat e zjarrta po perdoren nga te gjithe ata qe jane perfshire te to. Kjo situate mund te destabilizoje vendin.
5. Asambleja kujton, se Shqiperia ka aplikuar formalisht per anetaresim ne Bashkimin Evropian me 28 prill 2009. Me 16 nentor 2009, Keshilli ftoi Komisionin Evropian te paraqese opinionin e tij mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim. Megjithate, ne situaten aktuale, progresi i vendit drejt integrimit evropian eshte bllokuar. Eshte domethenese, qe Shqiperia, jo si tre vendet e saj fqinje, nuk eshte kualifikuar ende ne liberalizimin e vizave nga Keshilli i Bashkimit Evropian.
6. Asambleja shpreh gatishmerine e saj, per te ofruar nje ndihme per te arritur zgjidhjen ne Shqiperi e te punojne ne bashkepunim te ngushte me organizata te tjera nderkombetare, ne kerkim te nje zgjidhjeje te krizes politike. Mbeshtet te gjitha perpjekjet, perfshire ato te ndermarra nga Presidenti Shqiptar Bamir Topi, per te mbledhur se bashku partite politike evropiane. Ne kete kendveshtrim, konsideron se nje tavoline e rrumbullaket, ku te marrin pjese te gjitha partite politike per te vendosur bazat per te rivendosur dialogun parlamentar.
7. Asambleja i kerkon qeverise shqiptare dhe opozites t'i japin fund krizes aktuale politike ne vend dhe te marrin persiper pergjegjesite e tyre, ne menyre qe te procedojne me reformat jetike dhe shume te nevojshme dhe te shenojne progres ne drejtim te integrimit evropian, nje qellim i perbashket per te gjithe. Ne menyre te vecante, kerkon qe qeveria te ngreje, pa vonese, nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 Qershorit 2009, si dhe ne te njejten kohe i kerkon opozites te kthehet ne Parlament dhe te marre pjese teresisht ne punimet parlamentare.
8. Asambleja i kerkon autoriteteve shqiptare, te implementojne rekomandimet e Komitetit "ad hoc" te Byrose, qe ka vezhguar zgjedhjet e Qershorit 2009, per te permiresuar, ne bashkepunim te ngushte me Komisionin e Venecias, kuadrin legjislativ zgjedhor dhe te permiresojne kapacitetet e administrates zgjedhore, ne menyre te vecante ne sa vijon:
8.1 Regjistri i gjendjes civile dhe regjistri zgjedhor dhe ne kete kontekst, nevoja per t'i gjetur zgjidhje problemit te se drejtes se votes se qytetareve shqiptare qe jetojne jashte.
8.2 Rregullimi i mbulimit nga mediat dhe perdorimi i fondeve publike ne fushatat zgjedhore, te cilat disavantazhojne parti politike, jo te perfaqesuara ne Parlament.
8.3 Rregullat e transparences ndaj pronesise se mediave dhe zbatimit me efektivitet.
8.4 Menyra e zevendesimit te anetareve te komisioneve te niveleve te uleta, cka eshte e papajtueshme me nje administrate zgjedhore te paanshme dhe profesionale.
8.5 Kushti i paqarte per te perfshire grate ne listat e kandidateve, qe duhet riparuar, ne menyre per te garantuar qe kandidatet gra te jene ne nje pozicion te zgjedhshem.
8.6 Nevoja per te shfuqizuar garantimin e te drejtave te vecanta ne zgjedhje per partite politike qe jane ne Parlament.
9. Asambleja fton zyrtaret e partive politike dhe perfaqesuesit e shoqerise civile ne Shqiperi, te ngrene nje grup te perbashket per te ekzaminuar te gjitha rastet e presionit mbi njerezit gjate fushatave elektorale dhe te vendosin pergjegjesi per secilin nga kundravajtesit apo shkelesi te ligjit elektoral.
10. Ne menyre qe te mbeshtetet procesi i zgjidhjes se situates aktuale politike dhe te asistojne Presidentin Topi ne rolin e tij te mediatorit dhe perpjekjeve per te rivendosur dialogun politik dhe t'i jepet fund bojkotit bazuar ne pranimin e rezultateve te zgjedhjeve te fundit dhe rivendosjen e demokracise parlamentare, Asambleja vendosi t'i kerkoje:
10.1 Presidentit Topi, ne qofte se ekziston ndonje rruge per te ndihmuar perpjekjet e tij ne arritjen e pajtimit;
10.2 Komunitetit nderkombetar dhe perfaqesuesve diplomatike ne Tirane, nese mund t'i sugjerojne Asamblese veprime te tjera;
10.3 Grupeve te saj (Asamblese) politike, te ushtrojne influencen e tyre tek perfaqesuesit e partive politike shqiptare;
10.4 Komitetit Presidencial se bashku me bashke reporteret e Komitetit Monitorues te vizitojne Shqiperine sa me shpejt te jete e mundur pas sesionit te Janarit 2010 te Asamblese.
Draft-rekomandimet
Cfare propozohet te behet per kalimin e krizes
1. Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes i referohet Rezolutes.... (2010), qe ka te beje ne menyre te drejtperdrejte me funksionimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi, permes se ciles disaprovon krizen politike dhe institucionale qe ka paralizuar politiken ne Shqiperi pas zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009, ku Partia Socialiste ne opozite bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeverisjes se Partise Demokratike.
2. Duke kujtuar se Keshilli i Evropes ka detyren statutore per te ndihmuar nje shtet anetar, i cili kerkon te tejkaloje nje krize te rende politike ne pikepamjen kushtetuese dhe demokratike, Asambleja rekomandon se Komiteti i Ministrave:
2.1 Te perfshihet ne menyre aktive, ne bashkepunim te ngushte me organizatat nderkombetare dhe perfaqesuesit diplomatike te vendeve anetare te Keshillit te Evropes ne terren (ne Shqiperi), ne kerkim te nje zgjidhjeje politike te kesaj krize dhe te mbeshtese perpjekjet per te mbledhur te gjitha partite politike ne nje tavoline bisedimesh.
2.2 Konsideron monitorimin e zhvillimeve ne Shqiperi, mundesisht duke perfshire kete ceshtje ne axhenden e Grupit te Raportereve per demokracine (GR-DEM), si nje mundesi per te propozuar cdo aksion tjeter te Komitetit te Ministrave, nese do te kerkohet sipas situates.
2.3 Angazhimin ne dialog me Asamblene per menyren se si Organizata mund te kontribuoje per nje zgjidhje te krizes aktuale.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Dade: Berisha, eja ne tryezen e Topit mos pengo dialogun
- PD: Hetim zgjedhjeve, kutite nuk hapen
- Meidani: Bojkoti i PS, jo i drejte
- Vizat, Austria ne krah te Shqiperise
- "PD-PS, ne kohen e tyre me te veshtire"
- Meta: Shqiperi-Greqi, jo peng i grupeve ekstremiste
- Rama refuzon KE: Jo nė Kuvend, pa hapur kutitė
- Shqiperi-Mali i Zi, bashkepunim per Integrimin: Bashkepunim nderkufitar
- Kryetari i PS: PS s'ben Pazar per asnje institucion kushtetues
- Rama: "Po u prek SHISH nga Berisha, s'ka dialog"
- Rama, sulm Fatos Nanos dhe deputeteve te LMN
- Berisha: Gati te takohem me Ramen, kutite s'hapen
- "Jo negocime per Presidentin e kryeprokurorin"
- Kryeministri: Me 4 mars digjen mandatet, Rama e ka ne dore
- Berisha: Do te autorizojme grupin, per nisjen e marreveshjes Greqi-Shqiperi
|
|