Berisha: PS te kerkoje ndjese publike
Rozeta Rapushi
E Enjte, 28 Janar 2010
Ndjese publike, kerkoi dje kryeministri Sali Berisha nga Partia Socialiste, per letren e bere dite me pare, per heqjen e kredencialeve te delegacionit Shqiptar ne Keshillin e Evropes. Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, kreu i saj, Berisha, tha se PS beri kerkesen me te denueshme, me antishqiptare dhe antidemokratike te formuluar gjate ketyre 15 viteve ndaj Shqiperise, per perjashtimin e Shqiperise nga Asambleja Parlamentare e KiE-se. "Komisioni i procedures i dha goditjen e merituar dhe fatale bojkotit, si dhe deshmoi se tempulli i demokracise nuk shperblen e nuk mund te shperbleje ne asnje rrethane bojkotin, deshmoi se bojkoti nuk kalon ne institucionet demokratike. Eshte ne dinjitetin e kesaj force politike te kerkoje ndjese publike per veprimin qe ka bere",-tha kryeministri. Sipas tij, kerkesa e PS-se e cila sfidoi kredencialet e Shqiperise ne KiE, nuk u formulua nga grupe marksiste-leniniste, grupe guerile apo terroriste, por e formuloi udheheqja e partise politike kryesore opozitare ne vend. Duke cituar letren, Berisha tha se ne te thuhej se "bazuar ne nenin 7 te rregullores se procedures, ne sfidojme kredencialet e nje anetari te delegacionit. Si dhe sfidojme kredencialet e delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes". Kete sfidim, kryeministri e quajti kerkese "de facto" per perjashtimin e Shqiperise nga ky forum evropian. "Kjo tregon se ketyre zoterinjve, nuk iu dridhet dora per te kerkuar denimin e Shqiperise. Dhe kjo sepse u duhet karrigia. Une nuk kam pasur dhe nuk kam dyshim se ne Evrope dhe ne bote nuk ka dhe nuk mund te kete njerez te lire, nuk ka dhe nuk mund te kete institucione dhe qeveri demokratike, te cilat te mund te shperblejne bojkotin. Bojkoti nuk shperblehet", vijoi kryeministri. Sipas tij, ai qe mendon se do te budallepse forcat demokratike te Evropes, te majta apo te djathta, ka mendesi enveriste. Megjithate, kreu i qeverise per te disaten here, gjeti vendin t'u beje edhe nje here thirrje deputeteve te Partise Socialiste te rikthehen ne Kuvend. Sipas tij, nuk ka akt me zhburreror se sa te thone, se do te hyjne ne Parlament, per te mos humbur mandatet dhe me pas te dalin prej tij. "Megjithese kjo eshte pune e tyre, une i ftoj te hyjne ne Parlament dhe i garantoj per nje bashkepunim luajal dhe ne respekt te plote te rolit te tyre ne Parlament", beri thirrje kryeministri. Berisha tha se zgjidhja nuk vjen nga askush, sepse nuk ka nje njeri te lire ne Evrope dhe ne bote, qe te mund te kerkoje apo imagjinoje se do te shperblehet bojkoti i institucioneve legjitime dhe demokratike. Pervec se ndonje mbetje ekzotike e trockizmit apo marksizem-leninizmit, qe te mund te mendojne se jane problem institucionet e dala nga zgjedhjet e lira dhe jo bojkoti. "Nuk ka njeri qe mund te kete as edhe nje keshille apo qendrim tjeter pervecse pjesemarrjes ne Parlament", tha Berisha.
Citimet e nderkombetareve
Kryeministri Sali Berisha, u ndal gjate dje ne mbledhjen e qeverise, ne mesazhet kunder bojkotit qe sipas tij, i dhane nderkombetaret delegacionit te PS-se ne Strasburg. Sipas tij, perfaqesuesi polak u tha, se bojkoti eshte i rrezikshem dhe nje vendim kontradiktor dhe se duke mos shkuar ne Parlament, socialistet nuk behen dot pjese e delegacioneve. "Perfaqesuesi i Britanise se Madhe i thote zonjes Dade, se bojkoti nuk eshte menyra me te cilen punohet ne Evrope. Duke kundershtuar rezultatin dhe duke mos pranuar humbjen, zoti Rama eshte kontradiktor, kur thote se pranoj rezultatin, por nuk hyj ne parlament", citoi kryeministri. Duke shkuar me tej, kryeministri, tha se madje i njejti perfaqesues vleresoi edhe qendrimin e Blushit dhe Islamit dhe kerkon t'i jepet fund bojkotit dhe forca politike te kthehet ne parlament. Sipas Kryeministrit, mesazhet kane qene te qarta, mos perdorni bojkotin, per te dhunuar rregullat e lojes. "Jane bere nje pale zgjedhje te certifikuara universalisht. Me i parendesishem apo qe nuk ka ndonje vlere, ne mungese te dokumenteve, eshte ai i paleve te interesuara, te gjithe gjykatesit e tjere jane shprehur. Por ne kete rast eshte unikale, jane shprehur palet e interesuara, kane votuar anetare dhe komisionere te Partise Socialiste", permendi Berisha.