Sa kontrollohen investimet e Serbise ne Kosove?
E Hene, 25 Janar 2010
Arton Konushevci
Perfaqesuesit e Qeverise se Kosoves deklarojne se nuk do te lejojne ne asnje menyre qe Serbia t'i forcoje strukturat e saj paralele ne Kosove, edhe pse, se fundi, perfaqesuesit e Beogradit zyrtar jane zotuar se do te bejne cdo gje per te mundesuar zhvillimin e metejme dhe fuqizimin e strukturave te veta ne Kosove. Mirepo, zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, thote se jane duke punuar vendosmerisht, ne menyre qe komuniteti serb ne Kosove te rrise besimin ndaj institucioneve te Kosoves, e me kete te zbehin ndikimin e strukturave paralele. "Ne jemi duke punuar qe ta vendosim rendin dhe ligjin. Ajo (Serbia) po e ben ende financimin e strukturave paralele - disa struktura, te cilat mendojne qe ta perfaqesojne sovranitetin e Serbise. Une mendoj qe ketu duhet te kemi veprime te ligjshme, bashke me bashkesine nderkombetare. Kjo nuk do te ndodhe si dicka e pernjeditshme, po duhet te jemi te kujdesshem qe te jemi atraktive ta bindim minoritetin serb dhe njekohesisht te veprojme ne perputhje me ligjin", thote Kuci.
Edhe strategjia per veriun e Kosoves, e hartuar nga Zyra Civile Nderkombetare se bashku me Qeverine, sipas Kucit, do te beje qe ne veri te Kosoves te respektohet edhe rendi, edhe ligji. Zyrtaret e partive opozitare thone se institucionet kosovare tashme kane mekanizmat ligjore, qe duhet t'i perdorin dhe te mos lejojne investime ilegale te Serbise ne Kosove.
Sekretari i pergjithshem i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Burim Ramadani, konsideron se Qeveria e Kosoves duhet te reagoje menjehere ne ndaljen e puneve, ose konfiskimin e secilit investim qe ndodh nga Serbia ne Kosove. "Institucionet e Kosoves e kane mekanizmin e ligjit; jane ato qe duhet ta perdorin ate, per te ndaluar investimet ilegale dhe te karakterit agresor qe ben shteti i Serbise ne Kosove. Sipas ligjeve ne Kosove, cdo investim nga Serbia duhet te shkoje permes, ose me pajtimin e Qeverise se Kosoves. Dhe, secili investim qe behet pa kete procedure, duhet te konsiderohet si ilegal dhe qe cenon integritetin dhe sovranitetin e shtetit te Kosoves", thekson Ramadani.
Nje nga menyrat e tjera te mundshme per mos te lejuar investime nga Serbia ne Kosove, sic konsideron Ramadani, eshte edhe mundesia qe institucionet e vendit te nisin investimet ne ato pjese te Kosoves ku jane te nevojshme. "Serbia eshte duke vazhduar politiken e saj agresore ndaj Kosoves dhe, normalisht qe nuk presim qe ne kete faze Serbia te komunikoje me Qeverine e Kosoves. Por, institucionet e vendit duhet te jene me aktive per t'i ndaluar keto investime dhe ne te njejten kohe, per te hyre me investimet e veta me te medha ne te gjitha zonat e Kosoves dhe posacerisht ato me komunitetin serb", shpjegon Ramadani.
Nderkaq, sipas eksperteve per ceshtje financiare, per investimet e Serbise ne Kosove eshte diskutuar edhe ne bisedimet e Vjenes, gjate negociatave per statusin e Kosoves. Eksperti Muhamet Mustafa thote se Qeveria e Serbise mund te investoje ne Kosove, por vetem duke i respektuar rregullat dhe ligjet. "Nese hyn me rregulla, sic munden shtetet e tjera qe investojne ne Kosove, ne nuk mund ta ndalojme Serbine te investojne ne Kosove. Mirepo, duhet te zbatohen ligjet e Kosoves dhe duhet te behet brenda sistemit financiar te Kosoves, brenda thesarit Kosoves dhe ligjeve. Nese nuk e ben nje gje te tille dhe keqperdoren ato mjete per politike, atehere duhet te veproje ligji. Por, sa eshte bashkesia nderkombetare dhe Kosova e interesuar qe te insistoje ne forcimin e ligjit dhe veprimin e ligjit, kjo eshte nje ceshtje tjeter", vlereson Mustafa.
Ai sqaron se asnje shtet ne bote nuk lejon parasistem financiar, sepse, sic thote ai, ky veprim shkaterron ekonomine, konkurrencen e barabarte, si dhe e shkaterron sistemin ligjor. Mustafa shprehet se Serbia nuk eshte e interesuar te ndihmoje zhvillimin e komunitetit serb te Kosoves. "Serbia mund te ndihmoje zhvillimin e komuniteti serb ketu, por duke i zbatuar ligjet e Kosoves dhe duke vepruar ne sistemin e pageses, ne sistemin bankar, si dhe ne te gjithe rregullativen financiare te Kosoves. Serbia, natyrisht qe nuk eshte e interesuar per nje pune te tille, se ajo tenton qe keto ndihma financiare t'i politizoje. Nuk shume e brengosur per poziten e kombit serb, sa per politizimin e ketyre situatave", shprehet Mustafa.
Per vitin 2010, Qeveria e Serbise ka ndare mbi 40 milione euro per strukturat paralele ne Kosove, te cilat jane ngritur qe nga vitit 1999.