PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Hyseni: Pavaresia, e pakthyeshme


E Diele, 24 Janar 2010

Ministri i Jashtem i Kosoves Skender Hyseni theksoi se "pavaresia eshte e pakthyeshme". Ai rikujtoi se Kosoven e kane njohur deri tani 65 vende, ndersa 25 prej tyre kane vendosur me Prishtinen edhe raporte diplomatike. Kosova eshte bere anetare e Fondit Monetar Nderkombetar, Bankes Boterore dhe ka vazhduar krijimi i institucioneve te shtetit, sipas planit te Ahtisarit. Qeveria e Kosoves ka zgjidhur shume probleme ne ekonomi, drejtesi dhe siguri. Jane zhvilluar me sukses edhe zgjedhjet e para lokale, te organizuara nga institucionet vendore, ku moren pjese 40 subjekte te minoriteteve - nder to 22 serbe. Gjendjen e sigurise ne Kosove ministri Hyseni e quajti "stabile dhe te qendrueshme". Problemi i vetem mbetet pjesa veriore. Nder prioritetet e qeverise ne Prishtine ishte kthimi i te zhvendosurve, ku jane shenuar perparime, dhe permiresimi i metejme i kushteve te jeteses ne zonat me shumice serbe. Ministri i Jashtem theksoi se Kosova ka besim te plote tek Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage, e cila duhet te jape mendimin per ligjshmerine e pavaresise. "Kosova eshte e gatshme per bashkepunim me Serbine. Dialogu mund te zhvillohet per shume ceshtje me interes te perbashket, por vetem ne baza te barabarta si shtete sovrane", theksoi Hyseni, duke shtuar se Prishtina nuk pranon negociata te reja per statusin e Kosoves. Kerkesat e tilla, sipas tij, vijne prej atyre qe nuk jane te njohur me gjendjen reale ne rajon apo duan ta destabilizojne gjendjen atje. Hyseni theksoi se edhe gjate periudhes se fundit "ka vazhduar veprimi absolutisht i papranueshem i Serbise dhe mbeshtetja e strukturave paralele".



Tadic i "shokuar" dhe replika e Hysenit

Presidenti i Serbise, Boris Tadic, u shpreh i "shokuar" me deklaratat e Hysenit se Prishtina nuk pranon negociata te reja per statusin, me shpjegimin se "keto qendrime kercenojne tere rajonin". Tadic tha se statusi i Kosoves ende nuk eshte zgjidhur. Ai falenderoi 127 vendet anetare te OKB-se, te cilat ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves, dhe ne kete menyre e "kane mbrojtur drejtesine nderkombetare". Per zgjedhjet lokale ne Kosove, te cilat u cilesuan si shume te suksesshme prej shumices se vendeve anetare te KS te OKB-se, Tadici tha se ne to kane marre pjese vetem gjashte per qind e serbeve. Presidenti serb denoi ashper edhe paraqitjet e fundit te Presidentit te Kroacise, Stjepan Mesic, i cili ka deklaruar se vendi i tij do te perdorte ushtrine, ne qofte se Republika Serpska shpall referendum per shkeputje nga Bosnje-Hercegovina.

Pas fjalimit te Tadicit per replike u paraqit ministri Hyseni, i cili rikujtoi se negociatat per statusin e Kosoves kane zgjatur dy vjet e gjysme dhe ne fund kane deshtuar. "Serbia eshte ajo qe po perpiqet te destabilizoje Kosoven dhe rajonin dhe do te ishte mire qe te pranonte realitetin e ri", tha Hyseni.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika