PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Qeveria e vlereson si sukses takimin e KS-se


E Diele, 24 Janar 2010

Arton Konushevci

Kryeministri Hashim Thaci e ka cilesuar si te suksesshem takimin e Keshillit te Sigurimit per Kosoven, e ne vecanti paraqitjen e shefit te diplomacise kosovare. Nderkaq, politikane dhe analiste politike ne Prishtine, e cilesojne si te pamundur idene e presidentit serb per bisedime shtese mes Serbise dhe Kosoves, per te cilen gje foli gjate mbledhjes se KS te OKB-se. Mbledhjen e radhes te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, qe eshte mbajtur mbreme dhe ne te cilen eshte diskutuar per raportin tremujor te zhvillimeve ne Kosove, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, e ka vleresuar si te suksesshme. Thaci, ne mbledhjen e sotme te Qeverise se Kosoves, para kabinetit qeveritar, e ka lavderuar edhe raportin e ministrit te Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni, qe e ka prezantuar para perfaqesueseve te shteteve anetare te OKB-se, per zhvillimet e fundit ne vend.

"Mbledhja e mbremshme e Keshillit te Sigurimit e Organizates se Kombeve te Bashkuara ishte jashtezakonisht e suksesshme per Republiken e Kosoves".

"Paraqitja e ministrit te Jashtem, zotit Hyseni, ishte jashtezakonisht dinjitoze shume argumentuese dhe vleresim i progresit te arritur ne Republiken e Kosoves; progres ky i arritur si shtet i pavarur sovran dhe demokratik, vend demokratik dhe shumetnik me fqinjesi te mire, me stabilitet rajonal dhe perspektive euro-atlantike", ka vleresuar Thaci.

Perderisa presidenti i Serbise, Boris Tadic, edhe mbreme ka kundershtuar strategjine per veriun e Kosoves, e hartuar nga ICO-ja dhe Qeveria, e cila, sipas tij, do ta destabilizoje Kosoven, kryeministri Thaci ka thene se strategjia do te jete shume efikase ne sundimin e ligjit. "Edhe strategjia e Qeverise se Republikes se Kosoves dhe e autoriteteve dhe mekanizmave nderkombetare, eshte jashtezakonisht e pergjegjshme, e matur dhe do te jete shume efikase, ne vecanti me sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe legjitimimin e tri komunave te reja permes procesit elektoral". "Gjithashtu, edhe krijimin e komunes se veriut, permes nje procesi demokratik, ne perputhshmeri te plote me dokumentin e presidentit Ahtisari, por edhe angazhimet tona shtese per zhvillimin socio-ekonomik edhe ne veri te Mitrovices", ka thene Thaci. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka ftuar te gjithe ministrat qe me perpikeri dhe angazhime shtese, t'i kryejne te gjitha obligimet qe kane te bejne me implementimin e strategjise, ne menyre qe ajo sa me pare te filloje se zbatuari. Ndryshe, nje prej ceshtjeve, per te cilen u diskutua ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, ishte edhe ajo qe presidenti i Serbise Tadic ka kerkuar negociata per statusin e Kosoves pas opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e pavaresise. Por, nje gje e tille nga ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni, eshte hedhur poshte. Po ashtu, edhe politikane te tjere ne Kosove nuk shohin ndonje mundesi per bisedime te reja me Serbine. Nenkryetari i partise opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, konsideron se bisedimet me Serbine per statusin e Kosoves kane perfunduar. "Ceshtja e bisedimeve ne mes te Serbise dhe Kosoves ka perfunduar, sepse eshte shpallur pavaresia e Kosoves ne harmoni me pjesen me te madhe te bashkesise nderkombetare dhe me vendet, te cilat sot vendosin per relacionet e zhvillimeve boterore". "Prandaj, nje ceshtje e tille nuk mund te hapet dhe eshte mire qe politika serbe te ndryshoje me ne fund, sepse me logjiken e tille vetem se acarojne raportet ne mes te Kosoves e Serbise dhe po ashtu edhe ne rajon", thote Isufi.

Isufi, gjithashtu thekson se cdo tentim per rikthimin e bisedimeve per statusin e Kosoves, eshte nje tendence per destabilizim dhe konflikte te reja. "Tani mund te bisedohet vetem per marredhenie fqinjesore, se si duhet te krijohen ato, sepse Kosova ka ecur shume perpara ne zhvillimet e veta", thekson Isufi.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika