PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 3 ) Shiko komentet

Hyseni, replika me Tadic ne OKB


E Diele, 24 Janar 2010

Kosova veriore mbetet qender e nxehte mes tensioneve te vazhdueshme ndermjet serbeve te Kosoves dhe komuniteteve shqiptare, tha ne nje takim te Keshillit te Sigurimit per Kosoves shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Ministri i Jashtem i Kosoves Skender Hyseni tha ne Keshillin e Sigurimit se Kosova ka bere perparime rrenjesore gjate vitit te kaluar, duke shtuar se deri me sot 65 vende e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Duke folur per rrethanat ne Kosove, i derguar special i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se tha se situata ne vend eshte e qendrueshme por e brishte. Ai permendi disa raste ne veriun e Kosoves ku ka patur perleshje mes shqiptareve dhe serbeve. Ndertimi i shtepive nga shqiptaret pertej vijes se rene dakord nga administrata e UNMIK-ut ne Kosove, tha ai, shkaktoi zemerim tek serbet te cilet i vune zjarrin nje makine.

"Eshte e qarte se UNMIKU duhet te vazhdoje te mbikeqyre procesin e rindertimit dhe vezhgoje situaten nga afer per tu siguruar se te gjitha komunitete respektojne marreveshjet ekzistuese per te siguruar stabilitetin dhe mbarevajtjen e komunikimit te efektshem", tha Zannieri. Ne raportin e fundit te leshuar nga Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkara, thuhet se nderkohe qe tensionet kane rene dukshem ne veri te vendit, ende vazhdojne te ndodhin incidente ne Mitrovicen veriore, qe eshte nje shkak per tu shqetesuar, I derguar special i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Zannier tha se situata ne Mitrovice kerkon perpjekje te qendrueshme dhe angazhim te vazhdueshem me popullsine e atyre zonave. Ai tha se eshte i nevojshem vazhdimi i konsultimeve dhe bashkepunimit me te gjithe faktoret e rendesishem.

Replikat Tadic-Hyseni

Presidenti serb, Boris Tadic, ne vazhdimesi ka perseritur se vendi i tij "nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves, as direkt, e as indirekt". Ai ishte i pranishem dhe ne seancen e radhes te Keshillit te Sigurimit dhe u tha vendeve anetare se procesi i pajtimit nuk do te jete i lehte. Tadic shtoi se barrierat psikologjike jane te medha dhe eshte e nevojshme te vendoset besimi. Per kete hapi i pare premtues, sipas Tadicit, do te ishte riangazhimi per gjetjen e nje zgjidhjeje paqesore permes dialogut. "Ne besojme se dialogu eshte rruga me efikase per te arritur ne nje zgjidhje te qendrueshme, nje zgjidhje e pranuar nga te gjitha palet, jo zgjidhje qe ne menyre te papergjegjshme do te sakrifikoje perparesite gjeostrategjike te te gjitheve per nje pale te vetme", tha ai. "Serbia synon zgjidhjen e te gjitha dallimeve politike permes negociatave. Ne jemi thellesisht te vendosur ta kthejme 2010-en ne vitin e zgjidhjeve paqesore", tha presidenti serb, Boris Tadic, ne Keshillin e Sigurimit. Kosova ne takim u perfaqesua nga ministri i Jashtem, Skender Hyseni. Hyseni falenderoi 65 vendet anetare te Kombeve te Bashkuara qe kane njohur shtetin e Kosoves dhe hodhi poshte oferten e Tadiqit per rifillim te bisedimeve mbi statusin. "Ne hedhim poshte cdo thirrje per rifillim te bisedimeve mbi statusin. Per me teper, ne vleresojme se thirrjet per bisedime te reja mbi statusin e Kosoves vijne nga njerez qe, ose nuk jane ne dijeni te situates dhe perpjekjeve te medha qe u bene per te arritur konsensusin, ose me keq akoma, nga ata qe ne menyre aktive perpiqen te krijojne crregullime ne rajon", tha shefi i diplomacise kosovare, Skender Hyseni. Ai theksoi gatishmerine e vendit te tij per te permiresuar marredheniet me Serbine. "Mund te zhvillojme dialog per shume gjera te shqetesimit dhe interesit te perbashket dhe mund te zhvillohet vetem ne nivel te dy shteteve te pavarura dhe sovrane", tha ai.

Kerkesat e KS

Perfaqesuesi i Britanise se Madhe ne OKB, Mark Grant, theksoi se pavaresisht sfidave, eshte shenuar perparim i madh ne Kosove, perfshire dhe uljen e dhunes kunder pakicave.

Per te konsoliduar sukseset Kosova, tha Grant, duhet te punoje per permiresimin e standardeve te qeverisjes dhe shtetit ligjor. "Sfidat serioze ne fushen e te drejtave te njeriut dhe te nje sistemi te pavarur gjyqesor, qe jane ngritur, si ne raportin e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se dhe ne raportin e progresit te Komisionit Evropian duhet te adresohen", tha ai. "Perspektiva evropiane e Kosoves, ashtu si dhe ajo e fqinjeve te saj, ofrojne nxitje per reforma te metejshme", tha perfaqesuesi britanik, Mark Grant.

Kreu i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun, u ka bere thirrje Kosoves dhe Serbise te gjejne rruge per te lene menjane vleresimet rreth statusit per te miren e bashkepunimit rajonal.




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika