PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

SHBA: Demokratet pesojne humbje te madhe


E Enjte, 21 Janar 2010

Humbja e nje uleseje ne Senat per shtetin veriperendimor te Masacusetsit, eshte goditje e dyfishte per presidentin e Shteteve te Bashkuara, Barak Obama. Kjo e privon Partine Demokratike nga 60 uleset, te nevojshme per t'i shmangur pengesat e republikaneve qe t'i bllokojne planet e tij. Prej sot, Obama duhet te mbeshtetet ne negociatat dhe kompromisin per t'i kaluar ligjet, por per kete ka pak vullnet ne Senat.

Kjo eshte, gjithashtu, goditje e rende psikologjike per presidentin dhe partine e tij, sepse e humben ate qe deri tash ishte ulese e sigurte e demokrateve. Ky vend per afro 50 vjet ishte i zene nga senatori i ndjere, Eduard Kenedi, i cili vdiq vitin e kaluar, dhe me pare nga i vellai, Xhon Kenedi, i cili u be president i Shteteve te Bashkuara. Ne nje video te postuar javen e kaluar ne faqen e tij ne internet, Obama theksoi rendesine e mbajtjes se kesaj uleseje. "Ne Uashington, une luftoj per t'i frenuar abuzimet ne industrine, e cila vazhdimisht e mohon kujdesin shendetesor. Luftoj per reformen financiare qe ta ndal Uall Stritin te mos beje kerdi me ekonomine tone".

"Po luftoj qe te krijoj nje ekonomi te re, energji te paster. Eshte e qarte se epilogu i kesaj dhe betejave tjera fle mbi nje vote per Senatin e Shteteve te Bashkuara. Prandaj, ajo qe do te ndodhe te marten ne Masacusets eshte shume e rendesishme", tha presidenti Obama.

Por, apeli i tij hasi ne veshe te shurdher dhe votuesit ne Masacusets e shfryne zemerimin e tyre per veshtiresite e vazhdueshme ekonomike te vendit dhe shkallen e larte dyshifrore te papunesise. Kandidati demokrat, prokurorja e shtetit, Marta Koaklei, fitoi 47 per qind te votave krahasuar me 52 per qind sa mori Braun.

Republikani Braun eshte kritik i paepur i reformave shendetesore, me te cilat Obama synon t'u ofroje siguri shendetesore rreth 36 milione amerikaneve, te cilet aktualisht jane te pasiguruar. "Nje gje eshte e qarte, shume e qarte ndersa po udhetoj ne kete shtet. Njerezit nuk duan plan miliarda dollaresh per kujdesin shendetesor, i cili po u imponohet me force amerikaneve", tha Braun gjate nje tubimi parazgjedhor ne Boston.

Por, perkujdesja shendetesore nuk eshte e vetmja nisme e madhe e Obames qe eshte vene ne rrezik. Ketu, pos tjerash, jane edhe reformat per rregullimin financiar. Tash demokratet do ta kene me te veshtire t'i kalojne ne Senat propozimet e tyre per shtrengimin e mbikeqyrjes se bankave dhe tregut te kapitalit.

Demokratet tashme duhet te perqendrohen te zgjedhjet e ardhshme per Kongresin, qe mbahen ne nentor. Ato duhet te vendosin nese do te mbahen me fort rreth programit te gjere reformator te presidentit Barak Obama, ose te tregohen me te moderuar para disponimit te elektoratit.

Saktesisht nje vit me pare, ne 20 janar, Obama hyri ne Shtepine e Bardhe mbi valen e nje euforie me premtime per ta perterire dhe riforcuar vendin. Ne vend te kesaj, Kongresi mund te perballet me udhe pa krye, qe nenkupton se administrata mund te paralizohet nga paaftesia e vet per ta miratuar programin legjislativ te saj.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika