PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Obama - nje vit me pas


E Enjte, 21 Janar 2010

Brian Whitmore

Nje vit qe prej se eshte betuar te marre detyren, presidenti amerikan Barak Obama ende nuk e ka ndryshuar boten. Por, ajo cfare Obama ka arritur, thone analistet, ka te beje me permiresimin e tonit ne raportet nderkombetare, duke ulur keshtu temperaturat politike globale dhe duke ringjallur ne menyre dramatike imazhin e Shteteve te Bashkuara ne bote. Nikolas Gvosdev, profesor i studimeve mbi sigurine kombetare ne Kolegjin e Marines te Shteteve te Bashkuara, thote se 2009-ta ishte me shume trasim i rruges per arritjen e synimeve konkrete. "Eshte e veshtire te saktesohen sukseset ose deshtimet, sepse ai tash ka filluar realisht. Ai ka nisur disa procese, te cilat ende nuk kane arritur te realizohen".

"E shoh 2010-en si vit kur ne do te fillojme t'i shohim nga afer deshtimet dhe sukseset nga ajo qe ka nisur me 2009", thote profesori Gvosdev.

Xhejms Goldgajer, nga Keshilli per Marredhenie me Jashte, thote se politika e angazhimit e presidentit Obama deri me tash ka qene politike e largimit nga ajo qe ka ushtruar paraardhesi i tij, Xhorxh Bush. "Ne esence, ju keni nje president, i cili ka thene se menyra e vjeter nuk funksionon, ne kuptimin e varshmerise se tepruar mbi forcen ushtarake, per t'i bindur shtetet te bejne ate qe duam ne. Ai ka dashur ta ndryshoje kete qasje, per t'u mbeshtetur me shume te rivalet e Shteteve te Bashkuara, ne perpjekje per te arritur ate, per te cilen synohet. Megjithate, ende nuk eshte e qarte nese kjo eshte arritur", thote z. Goldgajer.

Duke ia shtrire doren Iranit, administrata shpreson ta binde ate te heqe dore nga programet nukleare. Duke e shtypur tastin e rifillimit ne marredheniet me Rusine, Obama shpreson ta binde Kremlinin te zbatoje nje trysni me te madhe mbi Teheranin mbi ceshtjet nukleare dhe te fitoje me shume bashkepunim ne transportimin e pajisjeve ushtarake ne Afganistan.

Dhe, duke mos e turperuar publikisht Kinen per trajtimin e dobet te te drejtave te njeriut, Obama shpreson te krijoje politika te perfitueshme monetare per ekonomine boterore. E perjavshmja "Economist", ka qene e ashper ne vleresimet e saj mbi strategjine e presidentit amerikan Obama, duke thene se ai "ka qene ne nje turne boteror te vullnetit te mire, duke preferuar me shume doren e hapur dhe jo grushtin. Megjithate, ende nuk ka arritur te deshmoje gje per kete strategji, pervec disa shuplakave ne fytyre".

Eduard Lukas nga kjo e perjavshme thote se per te funksionuar nje strategji e ketille, duhet pasur edhe dhembe per te treguar. "Nuk mjafton vetem te jesh i mire. Kur merresh me disa regjime te tmerrshme, ne ende presim te tregohet nje forme e ashpersise ndaj tyre. Dora jone eshte e zgjatur. Nese nuk e pranojne ate, atehere prapa saj duhet te jete te pakten nje e shtyre", thote z. Lukas.

Megjithate, eshte nje fushe, thone analistet, ku Obama synon te kete arritje te jashtezakonshme. Fjala eshte per imazhin e Shteteve te Bashkuara ne bote. Profesori Gvosdev shpjegon: "Ai eshte ne proces te permiresimit te imazhit, frytet e te cilit, mbase do te mund te shihen pas dy vitesh. Kjo mund te coje drejt transformimit ne kuptimin e lidershipit amerikan ne kuader te komunitetit te shteteve. Ende nuk kemi arritur aty, pjeserisht per faktin se sukseset ende nuk jane ne dukje".

Eduard Lukas, nderkaq, mendon se restaurimi i autoritetit moral te Uashingtonit eshte arma kryesore ne arsenalin e politikes se jashtme amerikane, e cila mund te jete shume e perdorshme ne kohen kur Obama merret me Iranin, Afganistanin dhe Rusine. "Vlera me e madhe qe ende e ka ai, eshte autoriteti moral. Kjo nuk eshte nje administrate e Abu Ghraibit apo Guantanamos".

"Eshte nje administrate, e cila synon te permiresoje imazhin e demtuar. Elementi thelbesor ne te gjitha ceshtjet e politikes se jashtme, ku perfshihet Amerika, eshte fakti se duhet te kete nje baze morale", thote z. Lukas. Ajo qe eshte e rendesishme, thote ai, eshte se ne tani mund te flitet hapur per kete baze morale.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika