"Perse Amerika dhe Kina do te perplasen?"
E Merkure, 20 Janar 2010
Nga Gideon Rachman*
Vendimi i kompanise per t'u terhequr nga Kina, nese qeveria kineze nuk ndryshon politikat mbi censuren, tregon marredheniet gjithmone e me shume problematike mes SHBA-ve dhe Kines. Rasti i kompanise "Google" eshte i rendesishem, pasi ai sugjeron se gjykimet, mbi te cilat eshte ngritur politika amerikane ndaj Kines, qe nga masakra e Tianmenit ne vitin 1989 e ketej, jane te gabuara. Amerika e ka mirepritur daljen e Kines si nje gjigant ekonomik duke besuar se hapja ekonomike do te conte drejt liberalizimit politik te ketij vendi. Nese ky gjykim ndryshon, atehere mund te ndryshoje dhe politika amerikane ndaj Kines. Eshte tjeter gje te mirepresesh ngritjen ekonomike te nje vendi qe po shnderrohet ne demokraci liberale dhe tjeter gje eshte rritja ekonomike e nje shteti leninist njepartiak.
Te dy ish-presidentet amerikane, Bush e Klinton, kane pasur bindjen e thelle se tregtia, e ne vecanti koha e internetit dhe informacionit, do t'i benin te parezistueshme ndryshimet politike ne Kine. Kete e theksoi presidenti Klinton gjate nje vizite ne Pekin, ne vitin 1998, kur tha se, "ne kohen e teknologjise dhe informacionit, kur suksesi ekonomik bazohet tek idete, lirite individuale jane thelbesore per madheshtine e cdo kombi".
Te njejten ide theksoi nje vit me pas dhe presidenti Bush. Por, deri tani faktet nuk e miratojne nje teori te tille. Kina ka vazhduar te censuroje mediat, por nuk ka pare ndonje renie ekonomike. Perkundrazi, sot ajo eshte ekonomia e dyte me e madhe ne bote dhe eksportuesi numer nje ne plan global.
Nga ana tjeter, qeveria kineze vetem sa po behet me shtypese. Vendimi i kompanise "Google" per t'u perballur me qeverine kineze, eshte shenje se amerikanet jane te lodhur me marredheniet me regjimin autoritar kinez. Edhe nese administrata amerikane nuk do te beje hapa perpara ne kete drejtim, zerat qe kerkojne politika me te ashpra ndaj Kines do te behen me te forte ne Kongres. Vendimi i "Google" per te folur publikisht mbi sulmet ne internet te Kines, do te luaje nje rol ne rritjen e drojes amerikane nga Kina ne ceshtjet e sigurise.
Shtetet e Bashkuara kane qene thuajse naive ne lidhjet mes tregut te lire dhe demokracise. Kinezet kane qene provokative lidhur me ceshtjet e monedhes dhe te drejtave te njeriut. Nese ata duan te menjanojne nje perplasje te demshme me Ameriken, ndryshimi i politikes eshte i keshillueshem.
"Financial Times"