PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 17 ) Shiko komentet

Bisedimet per vizat - ceshtje muajsh apo vitesh?

Zijadin Gashi
E Diele, 17 Janar 2010

Qeveria e Kosoves paralajmeron se brenda nje muaji Kosova mund te perfshihet ne bisedime me Bashkimin Evropian ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave. Nderkohe, parashikime me skeptike paraqesin deputetet e Kuvendit, nga Komisioni per Integrime. Optimizmi i Qeverise se Kosoves mbeshtetet ne debatet dhe rekomandimet e Parlamentit Evropian te miratuara nga Keshilli i BE-se, ku permendet edhe Kosova. Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, shprehet optimist per perfshirjen e Kosoves ne keto bisedime, e, rrjedhimisht, edhe ne marrjen e udherrefyesit qe tregon rrugen e Kosoves drejt "Shengenit te Bardhe". "Kemi pasur edhe rekomandime qe kane qene pozitive per perfshirjen tone ne procesin e liberalizimit te vizave dhe diku ne dhjetor, Keshilli i Ministrave te BE-se ka miratuar rekomandimet e Parlamentit Evropian dhe keto rekomandime do te fillojne te zbatohen kete vit", thote Pajaziti.

Nderkohe, kryetarja e Komisionit Parlamentar per Integrime, deputetja e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Zylfije Hundozi, thote se Komisioni e ka ftuar ministrin Pajaziti, qe ai te henen te raportoje lidhur me pergatitjet e Kosoves per kete proces. Deputetja Hundozi thote se ka shume pune dhe kritere qe Kosova duhet t'i plotesoje para se te shpresoje per liberalizimin e vizave. "Duhet permbushur disa kritere qe kerkohen nga Komisioni Evropian qe te vijme deri te bisedimet per liberalizimin e vizave".

"Ato jane, riatdhesimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi i integruar i kufijve, pastaj jane dhe nje sere kriteresh si luftimi i krimit te organizuar, korrupsionit dhe pa i permbushur keto kritere, mendoj se eshte joserioze te thuhet se do te nisin bisedimet muajin e ardhshem apo ngjashem", shprehet Hundozi.

Keto dite, eurodeputetja Tanja Fajon tha se kosovaret aktualisht nuk jane ne agjenden e Bashkimit Evropian per te qene pjese e "Shengenit te Bardhe". Sipas saj, Kosova duhet t'i plotesoje nje sere kriteresh per t'u bere pjese e procesit te liberalizimit te vizave.

Sidoqofte, ministri Zenun Pajaziti pret qe brenda nje muaji te nisin bisedimet per kete qellim ndermjet Kosoves dhe BE-se. "Ne presim qe se shpejti, ndoshta ne fund te ketij muaji apo muajin tjeter, te filloje procesi i bisedimeve me BE-ne per menyren e perfshirjes sone ne procesin e liberalizimit te vizave", thekson Pajaziti.

Nje mendim tjeter nga ministri Pajaziti, shpreh deputetja Hundozi. Bazuar ne dinamiken e punes ne permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave, dhe agjenden evropiane per Kosoven, ajo thote se parasheh nje periudhe me te gjate kohore per perfshirjen e Kosoves ne kete proces, krahasuar me pritjet e Qeverise. "Me muaj nuk mund te flasim, por me vite. Une do te supozoj ndoshta deri ne vitin 2012 me se afermi, nese punojme me nje tempo te pershpejtuar si Qeveria ashtu edhe Parlamenti, por dihet se Qeveria eshte ekzekutivi, ata i kryejne keto pune", thekson Hundozi.

Ne pamundesi qe te marre udherrefyesin nga Bashkimi Evropian per procesin e liberalizimit te vizave, Qeveria e Kosoves, permes Ministrise se Puneve te Brendshme ka hartuar udherrefyesin e njeanshem, i cili bazohet ne kriteret e njejta qe kane parashikuar per vendet tashme te perfshira ne liberalizim. Duke plotesuar keto kritere, Kosova meton qe ne momentin e nisjes se bisedimeve me BE-ne, t'i kete te plotesuara kriteret, ne menyre qe vendi te mos mbetet i vetmi ne rajon i izoluar nga familja evropiane. RFE


Komento artikullin | Shiko komentet (17 komente)
Te Tjera nga rubrika