Policia: Nuk kemi informata per kamerat ne Veri
E Marte, 12 Janar 2010
Perfaqesuesit e strukturave politike dhe atyre te sigurise ne Mitrovice, vleresuan dje ne takimin e Komitetit per Siguri, qe mbahet ne kuader te Drejtorise per Mbrojtje dhe Shpetim, se gjendja e sigurise ne kete komune gjate dy javeve te fundit ka qene e qete. Drejtori i Drejtorise per Mbrojtje dhe Shpetim, Ylber Durmishi, tha se ne pergjithesi situata ka qene e qete, nderkohe qe gjate kesaj periudhe ne Veri kane ndodhur tri incidente, te cilat megjithate nuk kane ndikuar ne gjendjen e pergjithshme. Ne kete kontekst, ai permendi hedhjen e nje mjeti shperthyes, ne nje shtepi te nje familjeje shqiptare ne Kodren e Minatoreve ne veri te Mitrovices, mandej sulmin e nje grupi serbesh ndaj punetoreve shqiptare te kompanise "Kastrioti" ne Kroin e Vitakut si dhe sulmin me gure ndaj autobusit qe barte banoret shqiptare ne Kodren e Minatoreve. Drejtori Durmishi, preku edhe ceshtjen e vendosjes se kamerave ne veri te qytetit nga strukturat paralele per te cilat kane raportuar mediat ditore, per cka kerkoi nga strukturat e policise qe te ndermarrin masa dhe te sqarojne situaten. Ne lidhje me kete, Nexhip Gashi nga Drejtoria Rajonale e Policise se Kosoves ne Mitrovice, tha se ata nuk kane informacion per nje gje te tille. Ne anen tjeter, ai tha se gjendja e sigurise sipas raporteve te tyre eshte e qete.