PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

LDD kerkon seance per strukturat paralele ne Veri


E Marte, 12 Janar 2010

Lidhja Demokratike e Dardanise, nepermjet Grupit te saj Parlamentar, do te kerkoje debat parlamentar lidhur me strukturat paralele ne vend, per te cilat qeveria e Kosoves nuk po tregon gatishmeri qe ato te shperbehen. "LDD-ja eshte e bindur se funksionimi i strukturave paralele ne veri te vendit tregon qarte se qeveria e vendit nuk ka kapacitete per t'i luftuar ato dhe per te krijuar nje hapesire te sigurt per te gjithe banoret e atjeshem", theksohet ne nje deklarate per shtyp te LDD-se, qe u leshua diten e djeshme pas mbledhjes se Kryesise se kesaj partie. Kjo parti konsideron se me keto gjeste apo me kete injorance te treguar nga ana e institucioneve te Kosoves ne raport me zhvillimet ne vend, deshmon se udheheqesit e institucioneve te vendit nuk po e respektojne Kushtetuten e Republikes se Kosoves, si dhe po injorojne betimin qe kane dhene para popullit, se puna e tyre do te jete ne pajtim te plote me ligjet dhe me Kushtetuten e Kosoves. "Lidhja Demokratike e Dardanise perserit edhe nje here se veriu i Kosoves eshte jashte kontrollit absolut te qeverise se vendit, andaj eshte koha e fundit qe udheheqja institucionale te tregohet e pergjegjshme dhe te kryeje obligimet qe i ka", thuhet ne deklarate.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika