PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 9 ) Shiko komentet

"Kosova - kusht per Serbine ne BE"


E Marte, 12 Janar 2010

INTERVISTA/ Ish-i derguari i BE-se per statusin e Kosoves, ambasadori Wolfgang Ischinger, thote se ka shume gjasa qe brenda ketij viti, Serbise t'i behet e qarte se anetaresimi i saj ne BE eshte i kushtezuar me zgjidhjen e mosmarreveshjeve me Kosoven. Z.Ischinger tha se autoritetet serbe jane te njohura me kete kushtezim dhe nenvizoi se ka nje pranim te pergjithshem per zgjidhjen e problemit te Kosoves ne procesin e avancimit te bisedimeve per anetaresim te Serbise

Ambasadori Icschinger thote se pret qe ne nje te ardhme te afert Prishtina e Beogradi te fillojne diskutimet per gjetjen e nje rruge, sic e quajti, praktike per nje bashkejetese pa ngritur ceshtjet fundamentale. BBC zhvilloi dje nje bisede me ambasadorin Ischinger dhe fillimisht i kerkoi nje vleresim nese gjendja ne rajon eshte e stabilizuar aq sa te mundesoje zvogelimin e paralajmeruar te trupave te NATO-s ne Kosove.

Eshte e qarte se dallimet e rendesishme politike mbeten akoma dhe ato duhet te zgjidhen, ne vecanti ato mes Prishtines dhe Beogradit. Por rreziku nga perdorimi i forces per te zgjidhur konfliktin ne rajon eshte zbehur dhe kjo eshte arsyeja pse kishim mundesi qe te zvogelonim ne nje mase te madhe nivelin e trupave fillimisht ne Bosnje dhe Hercegovine dhe tani edhe ne Kosove. Ky eshte nje lajm i mire dhe eshte shprehje e besimit qe bashkesia nderkombetare ka per udheheqjen edhe ne Beograd, por edhe ne Prishtine per mundesite qe te zgjidhin veshtiresite e mbetura ne menyre paqesore, ne tavolinen e bisedimeve dhe jo permes perdorimit te dhunes. Prandaj them se, per fat te mire, ka shume me shume qendrueshmeri ne rajon sot. Por mos te harrojme se trupat e NATO-s kane qene ne rajon per me shume se dhjete vjet dhe kjo eshte e mjaftueshme.

Por duket sikur nuk eshte e mjaftueshme per pajtim mes popujve dhe ende mbeten edhe dallime per trupat e NATO-s. Shqiptaret p.sh., thone se ato duhet te largohen, kurse serbet i duan ne numer me te madh.

Zvogelimi nuk do te thote terheqje e plote. Une pres qe ne te kemi nje prani te rendesishme dhe te vazhdueshme te NATO-s, civile dhe ushtarake, per nje kohe te gjate. Ne nuk po flasim per terheqje te plote te trupave dhe kjo do te ishte e parakohshme dhe mbase nje sinjal i gabueshem, por mundesia qe me besim po fillojme te zvogelojme trupat eshte nje shenje e mire.

Ambasador, marredheniet mes Kosoves dhe Serbise ne nivelin politik jane plotesisht te shkeputura. Cfare do te mund ta ndryshonte kete qendrim? Beogradi eshte kunder pavaresise se Kosoves.

Une jam shume optimist per kete. Une nuk habitem se ende nuk jane ndermarre brenda ketyre dy viteve hapat e medhenj per te tejkaluar dallimet e mbetura. Eshte e qarte se po pritet qe te merret nje vendim i Gjykates ne Hage, me shume shprese ne fillim te ketij viti dhe une mendoj se, kur kjo te ndodhe, atehere debati politik se si te ecet perpara se bashku dhe jo kunder njeri-tjetrit, do te filloje serish. E dyta, dhe shume me e rendesishme, interesi i Serbise per t'iu bashkuar BE-se sa me shpejt, ofron nje mundesi te jashtezakonshme per te zgjidhur situaten e Kosoves. Pse? Sepse udheheqja ne Beograd e di mire dhe i eshte thene nga udheheqesit e pergjegjshem evropiane, se ekziston nje kusht per Serbine qe t'i bashkohet BE-se dhe ai duhet te jete qe Serbia nuk mund te anetaresohet perderisa ekziston nje konflikt i pazgjidhur ne fqinjesi, qe mund te bartet ne BE. Me fjale te tjera, ka nje pranim te pergjithshem per zgjidhjen e problemit te Kosoves ne procesin e avancimit te bisedimeve per anetaresim te Serbise. Une e besoj se udheheqja serbe do te jete e vetedijshme per kete sfide dhe mundesi te madhe. Me fjale te tjera, une besoj se Evropa dhe perspektiva evropiane do te jete bashkimi dhe metoda per te tejkaluar perfundimisht impasin aktual mes Beogradit dhe Kosoves.

Me sa e kuptojme te gjithe, Beogradi nuk do te heqe dore aq lehte nga Kosova. Por a mendoni se do te shohim serish nje lloj bisede mes Beogradit dhe Prishtines, meqe ju po e quani debat?

Ajo qe une pres, eshte se ne nje moment ne nje te ardhme te afert, diskutimet do te duhet te fillojne per te krijuar nje, sic e quaj une, "modus vivendi", nje rruge praktike e bashkejeteses pa ngritur ceshtjet fondamentale. Do te doja t'ju rikujtoja juve dhe audiences suaj faktin se ne gjermanet jemi perballur me te njejten situate gjate viteve 60-70-te, kur Gjermania ishte e ndare dhe Perendimorja kishte nje pikepamje tjeter per kombin gjerman nga Lindorja, kishte qendrime te papajtueshme. E njejte sikurse pikepamja sot e Beogradit qe eshte e papajtueshme me pikepamjen e Prishtines per statusin e Kosoves. Ne rastin e Gjermanise eshte gjetur nje rruge per te krijuar nje menyre praktike te bashkejeteses, qe na mundesoi te injorojme dallimet fundamentale qe kishin te dyja palet dhe per te cilat nuk hiqnin dore. Por kjo u mundesoi te dyja shteteve gjermane qe te behen anetare te OKB-se pa hequr dore nga qendrimet e tyre fundamentale. Prandaj une mendoj se ka shembuj ne historine e re qe mund te jene modele te dobishme se si te tejkalohen dallimet e ketilla me hapa praktike dhe zgjidhje praktike te cilat me kohe do te cojne drejt zgjidhjes. Ne nje periudhe afatgjate edhe Serbia, edhe Kosova do te futen ne BE dhe ne ate moment te gjitha diskutimet per ate se kush ka pronesine mbi cilen pjese te territorit do te jene shume me jorelevante se sa sot.

Por ka nje pjese tjeter te Kosoves qe krijon tensione. A mundet veriu i Kosoves te shnderrohet ne konflikt te ngrire?

Une shpresoj qe kjo te mos ndodhe. Une besoj se eshte nje pikepamje dominuese ne BE, por edhe ne NATO se territori i Kosoves, ashtu si e njohim sot, do te mbetet territor i Kosoves, pra, nje territor nen nje qeveri dhe se nuk jemi te interesuar qe te kemi nje situate te posacme ne veriun e Kosoves. Une besoj se problemet me te cilat duhet te jetojme ne veri, gjithashtu brenda nje kohe do te zbehen, se ne nje afat te gjate kufiri mes Kosoves dhe Serbise do te jete vetem nje vije e perkufizuar dhe se tregtia, sherbimet dhe njerezit do te qarkullojne lirshem per perfitime edhe te Serbise edhe te Kosoves.

BBC: Ambasador, me sa e kuptova ne fillim te kesaj interviste, BE-ja do ta kushtezoje Serbine me Kosoven. Por kjo e fundit duket te jete plotesisht e izoluar, si ne procesin e liberalizimit te vizave, ashtu edhe ne cdo proces tjeter te integrimeve evropiane.

Ischinger: Ne kemi arritur nje perparim te jashtezakonshem. Gati gjysma e ish-Jugosllavise eshte tashme ne BE ose eshte ne rruge per t'iu bashkuar asaj. E kam fjalen per Sllovenine, Kroacine dhe tani kemi aplikimin e Serbise, por edhe te tjerat do te vijne ne radhe. Une nuk e besoj se eshte e domosdoshme qe te flitet per procese simultane.

Me rendesi eshte se BE-ja ka marre mesim nga rasti i Qipros. Vite me pare, kur Qiproja u ftua qe t'i bashkohet BE-se, u be nje gabim i madh nga BE- ja, sepse Qiproja u lejua te hyje ne familjen evropiane pa e zgjidhur konfliktin ndermjet Greqise dhe Turqise per kete ceshtje. Prandaj ne ne BE, dhe une jam i sigurt per kete, nuk duam qe ta perserisim kete gabim. Kur nje shtet hyn ne BE me nje barre te rende ne shpine - ketu e kam fjalen per mosmarreveshjet territoriale me fqinjet e vet - e ka me te veshtire ta zgjidhe gjendjen dhe me te pengon gjithe BE-ne. Kjo eshte arsyeja, qe mbi bazen e asaj qe une e quaj mesim i Qipros, Serbia te jete nje anetare e mirepritur e BE-se, por vetem nese ceshtja e Kosoves eshte e permbyllur dhe rruga perpara eshte identifikuar. Une jam shume i sigurt se udheheqesit e zgjuar ne Serbi e dine kete shume mire dhe po fillojne te mendojne per rrugen perpara. Kjo nuk eshte dicka qe do te diskutohet publikisht ne kete moment, por besoj se ky moment, kur te diskutohet kjo ceshtje, do te vije se shpejti, mbase gjate ketij viti qe ka filluar.






Komento artikullin | Shiko komentet (9 komente)
Te Tjera nga rubrika