PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 9 ) Shiko komentet

Maqedonia s'pret zgjidhje te shpejte me Greqine

Isuf Kadriu
E Marte, 12 Janar 2010

Qeveria e Maqedonise mbetet e perkushtuar ne zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqine, qe te mund te zhbllokohet procesi i integrimit te vendit ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Kryeministri Nikolla Gruevski, megjithate, nuk eshte optimist se kjo ceshtje do te mund te shtyhet per zgjidhje nga Spanja, e cila ka marre presidencen e radhes me Bashkimin Evropian. Gruevski thote se Maqedonia deshiron mbylljen e ketij problemi shumevjecar, por me kusht qe te mos cenohen interesat shteterore dhe kombetare maqedonase. "Ne pergjithesi, mendoj se kryesimi spanjoll me BE-ne nuk mund te beje dicka te vecante ne drejtim te ceshtjes qe hapi Greqia dhe ne jemi te ndergjegjshem. Kishim dy bllokada te medha ne Bukuresht dhe ne Bruksel". "Ne do te tentojme qe ne periudhen e ardhshme te arrijme zgjidhje per dalje nga situata e tanishme, por kuptohet se ajo nuk mund te jete cfaredo zgjidhjeje. Duhet te kemi zgjidhje, e cila nuk do t'i cenoje interesat shteterore dhe kombetare", deklaron kryeministri Gruevski. Edhe partneri i tij i koalicionit, Bashkimi Demokratik per Integrim, shprehet ne favor te zgjidhjes se kontestit me Greqine. Talat Xhaferi, deputeti i BDI-se, beson se me ndihmen edhe te faktorit nderkombetar, do te arrihet qe ne gjashtemujorin e pare te ketij viti, perfundimisht te kete nje kompromis te pranueshem, qe nuk do te rrezikonte, sic shprehet ai, "identitetin e bashkekombesve maqedonas". BDI-ja, thote Xhaferi, e kupton brengosjen e VMRO-DPMNE-se, andaj edhe nuk do te insistoje qe te ndryshoje pozicionin e saj. "Neve, si pjese e pushtetit, jemi deklaruar qe ceshtja e identitetit te bashkekombesve eshte ceshtje qe ata i tangon dhe neve ne kete drejtim... Nuk kemi ndermend te perzihemi sa i perket asaj ceshtjeje, per faktin se zgjidhja e emrit te Republikes se Maqedonise eshte me rendesi qe te mos jete ne demin tone", deklaron Xhaferi. Nga ana tjeter, partite opozitare nuk i kane komentuar keto vleresime te partive ne pushtet. Ndersa, analistet politike thone se eshte i pakuptimte pozicioni i BDI-se, e cila disa here i ka ndryshuar qendrimet lidhur me ceshtjen e emrit. Fillimisht, zyrtare te larte te kesaj partie, para disa muajve, ishin kercenuar se, nese deri ne fund te vitit 2009 nuk zgjidhet kontesti, shqiptaret do te kerkojne alternativa te reja, per te dale me pas lideri i kesaj partie, Ali Ahmeti, te deklaroje se " nuk do te ndodhe Lufta e Trete Boterore nese ceshtja e emrit nuk zgjidhet gjate kryesimit spanjoll me BE-ne". Duke i komentuar keto pozicione, analisti Isen Salihu shprehet: "Ne cdo ankete qe realizohet, disponimi i shqiptareve eshte thuajse 100% qe ceshtja e emrit te zgjidhet sa me shpejt, qe te hapet rruga per anetaresim ne NATO dhe per avancimin e procesit per anetaresim ne BE".

"Andaj, nuk ka nevoje qe partite shqiptare, e ne vecanti BDI-ja, si parti me e madhe shqiptare ne Maqedoni, te beje kompromise apo te shprehe mirekuptim per qendrimin e maqedonasve per kete ceshtje, por, para se gjithash, te kete parasysh disponimin e shqiptareve". Kryeministri Gruevski ka paralajmeruar se bisedimet mund te rifillojne nga fundi apo fillimi i muajit te ardhshem, por edhe kjo deklarate e tij, sipas analisteve, nuk deshmon seriozitetin e qeverise per zgjidhjen e kontestit.




Komento artikullin | Shiko komentet (9 komente)
Te Tjera nga rubrika