PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Lamborxhini, makina me e pelqyer e vitit 2010 ne Detroit


E Hene, 11 Janar 2010

Makina e njohur Lamboxhini realizoi nje spektakel te vertete me shfaqjen e saj ne "Detroit Auto Shoe", per vitin 2010, kur njerezit pane nga afer ecurine me te fundit te teknologjise se saj dhe makinen luksoze. Ne vend te pare eshte klasifikuar pikerisht makina italiane, si me e pelqyera ne treg. Pas makines Lamborxhini, edhe Aston Martin pati te njejtin sukses ne kete shfaqje te fundit te vitit 2010. Modelet dhe performanca beri qe keto dy makina te terhiqnin vemendjen e njerezve te shumte, qe ndoqen spektaklin e fundit te makinave. Lamborxhini ka pasur sukses ne permiresimin e makines, gjate viteve te fundit, duke njohur rritje dhe mbete edhe per vitin 2010 ne krye te listes se makines luksoze, qe kerkohet me shume ne bote, nga te apasionuarit. Por edhe Aston Martin, nje tjeter makine tjeter luksoze ne treg boteror kishte te njejtin sukses, ne kete spektakel, me modelin e saj te fundit. Ne galerine e shfaqjes se makinave, qe zhvillohet ne Detroit, pas dy makinave te para, zinin vendet me radhe super makina te tjera qe po cmendin planetin me prodhimet dhe modelet e tyre luksoze. Lamborghini, Aston Martin, Rols-Rois, Bentli dhe "Spyker Automotive" ishin ne radhe te pare, nder me te pelqyerat e vitit 2010.

Me pak se 30 makine, ne qarkullim per momentin

Ferrari ka prezantuar ne Gjeneve kete model makine, rreth nje vit me pare kur doli ne qarkullim numri i pare i saj. Modeli "599XX" nuk arriti, pavaresisht parashikimeve optimiste, qe nje vit me pare te garonte me sukses ne cirkuitin e Formula 1. Jane vetem 20 deri ne 30 modele te "599XX", te cilat jane afruar per nje klientele te parashikuar me pare. Kete vit, makina Ferrari nuk prezantoi ndryshime te tjera, madje ajo kishte programuar qe te reklamohej ne sallonin modern te Detroitit.

Kushton 1 milion euro dhe ecen me 200 km ne ore

Kjo model i fundit i Ferrarit kushton rreth 1 milion euro dhe eshte nder me te shtrenjtat ne bote. Nga ana teknologjike ajo eshte permiresuar ndjeshem per te ecur ne rruge normale dhe ka nje shpejtesi mesatare prej 200 kilometra ne ore. Per saj te ndryshimeve te shumta teknologjike kjo makine eshte shume shpejte dhe ne gjendje qe te garoje me makinat e tjera te Formula 1, por thjesht nuk i pershtatet te gjitha parametrave te cirkuitit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika