Ferrari prezantohet ne vend te Krajzlerit, humb mbreterimin e makinave
E Hene, 11 Janar 2010
Ferrari u prezantua ne Detroit me ultra makinen e rralle te vitit 2009, "Ferrari 599XX", duke zene vendin e Krajzlerit. Ferrari nuk ishte parashikuar qe te konkurronte kete vit, pasi kishte ne plan Krajzleri, qe te konkurronte me modelin e saj, si ne cdo vit, ne spektaklin e makinave. Por ne "Shoe e Detroitit" te ketij viti , kur deri pak dite me pare ishte llogaritur qe te reklamohej makina amerikane, u realizua edhe ndryshimin ne fjale, qe i hapi rruge serish prezantimit te Ferrarit. Krajzleri dhe kompanite amerikane jane perfshire ne nje krize te rende gjate vitit 2009 dhe per kete arsye nuk kane investuar ne teknologji. Per shkak te nje performances se dobet te vitit te kaluar, duke mos garuar si duhej, Ferrari nuk ishte llogaritur fare per t'u shfaqur ne modelet e fundit te makinave te ketij viti, por ka qene serish ne qender te interesit, per shkak te popullaritetit dhe te pasionuarve te shumta, si mbreteresha e makinave te shpejtesise. Makina Ferari u prezantua me modelin e saj me te mire qe ekziston ne treg, per moemntin. Ne Detroit makina Ferrari u shfaq pa ndryshime, ngaqe nuk ka pasur asnje vendim per nderhyrje ne teknologji, krahasuar me vitin 2009. Ferrari nuk pati as edhe prezence zyrtare ne spektaklin e makinave qe u zhvillua per kete vit ne Detroit. Ferrari arriti qe te zinte vendin e makines se Krajzlerit, pasi kjo kompani ka nenshkruar nje kontrate bashkepunimi me Fiatin. Nderkaq, dihet se kompania italiane e automobilave, Fiati, ka ne pronesi edhe makinat luksoze te Ferrarit.