Rrethimi i katert i Shkodres
Nga i derguari yne ne Shkoder, Artur Qoraj
E Diele, 10 Janar 2010
Qielli dhe toka ne Shkoder kane te njejten ngjyre. Ne mes i ndajne vetem furtunat e eres e shiut, dhe njerezit e perfshire ne ankthin dhe makthin e permbytjeve. Sapo le Lezhen, ne Beltoje shfaqen kenetat e para te ujit, qe ka dale nga shtrati i Drinit. Ne Berdice te duket vetja ne mes te nje lagune dhe me tej sikur liqeni i Shkodres ka "legalizuar" siperfaqe te tera toke. Buna dhe Drini nuk dallohen ne rrjedha, pasi vetem ngjyra i ndan, njeri i turbullt dhe tjetri i ushqyer nga liqeni. Sikurse dhe 13 shekuj me pare, ketij "rrethimi", (jo te mbreterise otomane, por te ujerave), i mbijeton kalaja e Rozafes dhe kullat e larta ne qytet. Madje te duket sikur ky eshte rrethimi i katert i Shkodres, ku ushtaret turq zevendesohen nga rrymat e ftohta te ujit. Me tej situata eshte gri, kurse "gogoli" i banoreve eshte kthyer emri "Drin".
Dhe nese kjo eshte nje drame per banoret, e kunderta ndodh per peshkataret. Ata te pershendesin qe ne hyrje te Harkut te Berdices, ku peshqit serviren te fresket dhe tregtia duket se po lulezon. Madje asnjehere me pare nuk ishin vene re kaq shume peshkatare, qe me kallamat e tyre hedhin grepat nga tre urat e njepasnjeshme qe te lidhin me qytetin e Shkodres. Disa per hobi, dhe te tjeret per te provuar shansin ne kete tufe peshqish qe sjellin Drini dhe Buna. Ka dhe nga ata qe ankohen se nuk kane zene shume peshq, per shkak te shtratit te gjere te lumenjve, por ka dhe nga ata qe jane te kenaqur pasi mbushin trastat me shume lehtesi. Dhe per ironi te fatit, eshte dashur qe qyteti te rrethohej nga ujerat, qe peshkataret te numeroheshin lehte buze lumenjve.
Dhe per te kuptuar mbreterine e ujerave ne Shkoder, nese nuk i beson syve qe shikojne me nje kufi te caktuar pasojat, mjafton te ngjitesh ne kalane shekullore te Rozafes, aty ku era te "pret" brisk. Keshtjella e gurte duket sikur loton per kete fatkeqesi, kurse ne kabinen e rojes nuk leviz askush per te pare vizitoret. Ne kala nuk pipetin kush pervec ndonje punonjesi apo personeli te bar-restorantit, ku pak metra me tej mund te degjosh shuplakat e nje flamuri kuq e zi, qe perpelitet nga era e forte. E pare nga siper, Shkodren do e kishte zili edhe Venecia. Por ndryshe nga qyteti italian, ku zhytja nenujore e banesave eshte kthyer ne nje turizem kulturor mbarekombetar, ne qytetin e lashte eshte kthyer ne kuriozitet qytetaresh, alarm autoritetesh, interesim te medieve dhe makth te banoreve. E gjitha kjo sepse askush nuk e kishte menduar, se nese do te bashkoheshin nje dite lumenjte e zemeruar moter e vella (si ne poezine e Fan Nolit), ndoshta nuk do te quhej me drame apo fatkeqesi.
Peshkatari Perparim Mataj: "Uje ka shume, por peshq pak"
Perparim Mataj, eshte nje nga peshkataret e shumte qe varet siper ures se Bunes me kallamin e tij per te kapur sa me shume peshq. "Kam pothuajse nje ore qe kam ardhur per peshkim. Deri tani kam kapur vetem 3 peshq. Ka shume me pak peshq se heret e tjera sepse uji i ka shperndare, ndaj eshte me e veshtire per t'i zene", rrefen ai. Prurjet e shumta te ujerave duket se kane sherbyer si mashtrim per peshkataret, nje pjese e te cileve te pakenaqur per "gjahun", qendrojne mbi ure ne kerkim te fatit. E gjitha kjo jo per ta shitur, po per ta shijuar ne gjirin e familjes. "Jo, sigurisht qe nuk e kam per ta shitur. Do e coj ne shtepi, per femijet", thote peshkatari per gazeten.
Flet Mazllum Filipi: "Tregtia e peshqve po me ecen njesoj"
Teksa le pas Uren e Berdices, jo shume larg nga postblloku i policise dhe ushtrise, sheh ne buze te rruges kryesore tezga te mbushura me peshq te te gjitha permasave e llojeve. Disa mbi tezge dhe te tjeret te varur ne drure te ngulur ne toke. Kureshtare dhe te interesuar pyesin per vendin ku jane kapur, pazarin dhe nese u pelqen, blejne. Nje prej shitesve dhe peshkatareve njekohesisht eshte dhe Mazllum Filipi, i cili banon pak metra me tej. "Tregtia e peshqve po me ecen njesoj. Nuk ka ndonje dallim me ditet kur nuk kishte ndodhur permbytja ne Shkoder. Lloji i peshkut eshte Krap dhe te gjithe jane te liqenit", thote peshkatari. Me tej ka lene edhe barken me te cilen del cdo dite per peshkim.