PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Obama: Kur sistemi deshton, pergjegjesia eshte e imja


E Shtune, 09 Janar 2010

Nga Heather Maher

Presidenti Barak Obama, ne fjalimin televiziv, me nje fjalor te ashper e ka pershkruar sistemin, per te cilin mendohet se duhet t'i mbroje amerikanet. "Ne jemi ne lufte. Ne jemi ne lufte kunder al-Kaides, qe eshte nje rrjet i gjere i dhunes dhe i urrejtjes, qe na sulmoi me 11 shtator, me c'rast u vrane afro 3 mije njerez te pafajshem dhe qe po ben komplot per te na sulmuar perseri. Ne do te bejme cdo gje te mundur per t'u shkaktuar disfate atyre", ka thene Barak Obama. Masat e reja perfshijne edhe urdhrin per agjencite e komunitetit te inteligjences se Shteteve te Bashkuara, qe ne menyre agresive dhe me prioritet te perpunojne cdo informacion per kercenim dhe te shkembejne informacione me gjeresisht dhe me shpejt. Po ashtu, jane forcuar kriteret qe perdoren per perfshirjen e njerezve ne listen amerikane te terrorit.

Reformat jane me teper burokratike, sesa ndryshime dramatike ne aparatin e sigurimit shteteror, por Obama ka premtuar se amerikanet do te jene me te sigurt. "Marre se bashku, keto reforma do ta permiresojne aftesine e komunitetit te inteligjences per te mbledhur, shkembyer, integruar, analizuar dhe vepruar shpejt dhe me efikasitet. Shkurt, ato do ta ndihmojne komunitetin tone te inteligjences qe edhe me mire ta kryeje punen e tij dhe t'i mbroje jetet e amerikaneve", ka thene Barak Obama.

Urdhrat e presidentit Obama u bene pasi nje shtetas 23-vjecar i Nigerise, Umar Faruk Abdulmutallab, u perpoq qe ta hedhe ne ere aeroplanin me 278 udhetare ne relacionin Amsterdam - Detroit, ne Diten e Krishtlindjeve.

Perkunder thirrjeve ne adrese te presidentit Obama, per t'i shkarkuar disa nga zyrtaret e tij te larte te sigurise, ai ka sinjalizuar se, tash per tash, nuk ka plane ta beje kete. "Une jam me pak i interesuar ne fajesim, e me teper ne mesim dhe ne permiresimin e ketyre gabimeve, qe te jemi me te sigurt. Tash per tash, pergjegjesia ndalet tek une. Si president, kam pergjegjesi serioze per ta mbrojtur vendin dhe popullin tone. Dhe kur sistemi deshton, eshte pergjegjesi e imja", ka thene presidenti Barak Obama. Ai ka theksuar se ka kerkuar nga sekretarja per siguri te brendshme, Xhenet Napolitano, qe ta forcoje partneritetin me shtetet e tjera, ne perpjekje per permiresimin e sistemeve te skenimit per terroristet.

Sekretarja Napolitano ka thene se per suksesin e shtetasit te Nigerise per te hyre ne aeroplanin ne Amsterdam, nuk mund te fajesohen zyrtaret amerikane. "Administrata per siguri te transporteve e Shteteve te Bashkuara nuk e udheheq kontrollin tej oqeanit dhe incidenti ne Diten e Krishtlindjeve tregon se procedurat e kontrollit ne aeroportet e jashtme, jane te nje rendesie te madhe per sigurine tone ketu ne Shtetet e Bashkuara".

"Megjithate, ne duhet te bejme cdo gje te mundshme per inkurajimin e autoriteteve te jashtme qe t'i perdorin teknologjite e njejta, te avancuara per sigurine e aeroplaneve. Duhet te thuhet se ne aeroplan ishin udhetare nga 17 vende. Kjo eshte ceshtje nderkombetare, e jo vetem ceshtje e Shteteve te Bashkuara", ka thene Xhenet Napolitano.

Shtetasi 23-vjecar nga Nigeria, Umar Faruk Abdulmutallab, para se te rekrutohej nga al-Kaida ne Gadishullin Arabik, nuk kishte lidhje terroriste. Presidenti Obama ka theksuar se "pjesa me e madhe e myslimaneve e kundershton al-Kaiden". "Ne duhet te komunikojme qartazi me myslimanet ne mbare boten, se al-Kaida nuk ofron asgje, pervec nje vizioni te falimentuar te mjerimit dhe vrasjes, perfshire edhe vrasjen e vete myslimaneve, ndersa Shtetet e Bashkuara qendrojne me ata qe synojne drejtesi dhe progres". "Per ta avancuar kete progres, ne synojme fillime te reja me komunitetet myslimane ne mbare boten, mbi bazen e interesit dhe respektit te ndersjelle. Ne do te punojme se bashku per t'i plotesuar aspiratat, qe i kane te gjitha kombet: qe te kene arsim, te punojne me dinjitet dhe te jetojne ne paqe dhe siguri". "Kjo eshte ajo, ne te cilen besojne Shtetet e Bashkuara. Ky eshte vizioni qe eshte shume me i fuqishem sesa urrejtja e ketyre ekstremisteve te dhunshem", ka thene Barak Obama.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika