Deshtimi ne Lindjen e Mesme
E Shtune, 09 Janar 2010
Nga "Time"
Presidentit Barack Obama iu deshen vetem 10 muaj per te realizuar ate qe e kane realizuar pothuajse te gjithe paraardhesit e tij ne vitin e tyre te fundit ne funksion: deshtimin ne procesin paqesore ne Lindjen e Mesme. Duke u mbeshtetur ne valen e optimizmit ne janar te vitit te kaluar, Presidenti gjate dites se tij te dyte ne funksion emeroi ish-senatorin George Mitchell si te derguarin e tij te posacem ne Lindjen e Mesme, me detyren qe t'i ringjalle negociatat e ngecura per zgjidhjen me dy shtete te konfliktit mes Izraelit dhe palestinezeve. Perkunder qellimeve me te mira, perpjekjet e Mitchellit dhe te Obames vetem sa kane arritur t'i minojne avokatet e paqes ne radhet e te gjitha paleve dhe kane zhvendosur ne nje te ardhme te larget shpresen per arritjen e marreveshjes perfundimtare. Presidenti tani perballet me zgjedhje te veshtira lidhur me ate se cfare te behet me tutje.
Obama dallon nga paraardhesit te tij ngase iu qas shume heret ketij problemi. Bill Clintoni dhe George Bush priten deri ne fund te mandateve te tyre per ta bere kete. Per me teper, Obama ndoshta perballet me hapesiren me te veshtire te cilen e ka trasheguar ndonjehere nje president amerikan per vendosjen e paqes. Ai mori persiper presidencen ne momentin kur Izraeli po kompletonte ofensiven e vet te shtrenjte dhe kunderthenese kunder militanteve te Hamasit ne Gaze, operacion ky i cili prodhoi akuza per krime te luftes nga OKB'ja dhe forcoi ndjenjat anti-izraelite ne gjithe boten. Pas vetem disa javesh, votuesit ne Izrael instaluan qeverine e koalicionit te krahut te djathte, te perbere nga partite qe kundershtojne shtetin e Palestines dhe te cilat jane te perkushtuara per zgjerimin e kolonive hebreje ne territoret e okupuara ne vitin 1967.
Sa i perket pales palestineze, ajo perballet me nje kryesi te copetuar, trysnia ndaj se ciles u shtua edhe me shume per shkak te perceptimit se Obama do te kete nje qendrim me te favorshem per ceshtjen palestineze. Obama me shpejtesi perkeqesoi problemet pas nje serie te gabimeve teknike. Ai kerkoi nderprerjen e aktiviteteve ne te gjitha kolonite hebreje, duke insistuar se te gjitha ndertimet pertej kufijve ekzistues te Izraelit ne vitin 1967 duhet te ndalen, me qellim qe te ringjallen negociatat. Ky jo vetem qe ishte nje synim i parealizueshem politik per kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, por gjithashtu nenkuptonte se cfaredo tjeter pos nderprerjes se plote te aktiviteteve neper koloni, do te dukej si nje humbje per presidentin palestinez, Mahmoud Abass.
Abass edhe ashtu ishte i demtuar politikisht per shkak te luftes ne Gaze dhe gjithecka tjeter pos bashkepunimit te plote te Izraelit, ne vecanti ne lidhje me Jerusalemin Lindor, te cilin palestinezet e shohin si kryeqytet te shtetit te tyre ne te ardhmen, u be politikisht e patolerueshme per te dhe ai refuzoi te negocionte perderisa Izraeli te mos i bindej kerkesave te Obames. Washingtoni me pas perkeqesoi edhe me shume gjerat duke e detyruar Abassin ngurrues qe ta vizitoje Asamblene e Pergjithshme te OKB'se, per t'i shtrenguar duart me Obamen dhe Netanyahun, duke e kthyer me pas ne shtepi pa arritur ndonje perparim te dukshem. Ne vjeshte, Abass filloi te flase per doreheqjen e tij.
Deri ne fund te vitit te kaluar procesi mbeti i bllokuar. Izraeli ofroi nje ngrirje te pjesshme te aktiviteteve neper koloni, por kjo nuk mjaftoi per t'i kthyer palestinezet ne tavolinen e bisedimeve. Deshtimet e administrates detyruan shume njerez qe te kerkojne heqjen dore nga qasja aktuale dhe ofrimin e dickaje te re. Disa po kerkojne qe SHBA'ja t'i trajtoje ndaras Izraelin dhe palestinezet dhe te beje perpjekje qe ta siguroje marreveshjen ne rolin e ndermjetesuesit. Te tjeret theksojne se SHBA'ja duhet te terhiqet dhe t'i lere palet qe te kthehen vete ne tavoline atehere kur te jene te gatshme ta bejne kete. Aktualisht, administrata po qendron prapa qasjes se saj qe te zhvilloje trysni per negociata te drejtperdrejta per zgjidhjen me dy shtete, duke shpresuar se trysnia e vazhdueshme do t'i detyroje izraelitet dhe palestinezet qe te ulen ne tavoline.
Nese negociatat rifillojne, Washingtoni eshte optimist se do te arrihet perparim. Nese jo, atehere do te perballet me rivleresimin gjitheperfshires politik te cilin e ka ndermarre per Afganistanin dhe Iranin, por kesaj radhe ky rivleresim do te behet shume me vone dhe pasi i tere procesi te jete demtuar shume.