PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

SHBA, masa te reja per sigurine


E Marte, 05 Janar 2010

Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka miratuar dje masa te reja te sigurise te kontrollit te udhetareve nga 14 shtete te botes, te cilet hyjne ne territorin amerikan. Masat e sigurise jane ashpersuar, pasi shtetasi i Nigerise, Umar Faruk Abdullmutallab, u padit javen e kaluar nen akuzat se diten e Kershendellave ka tentuar te hedhe ne ajer nje aeroplan, i cili po ateronte ne Detroit. Sherbimi per sigurine e transportit njoftoi se te gjithe individet, te cilet udhetojne per ne SHBA nga, apo nepermjet shteteve qe sponsorizojne terrorizmin, do t'i nenshtrohen nje kontrolli shtese. Ne listen e SHBA-se te shteteve qe sponsorizojne terrorizmin gjenden Kuba, Irani, Sudani dhe Siria, por kontrollit me te ashper do t'i nenshtrohen edhe udhetaret nga Afganistani, Algjeria, Iraku, Libia, Libani, Nigeria, Pakistani, Arabia Saudite, Somalia dhe Jemeni. Shtepia e Bardhe ka pranuar se ka pasur ca mangesi sa i perket shperndarjes te te dhenave informative, te cilat kane nenvizuar radikalizmin e qendrimeve te Abdullmutallabit, por John Brenan, i cili po heton kete rast per Shtepine e Bardhe, ka theksuar se nuk ka pasur informata per ate se ai kishte planifikuar nje sulm me bombe kunder nje aeroplani. Nderkohe, masat e sigurise jane shtuar edhe ne aeroportet e Evropes dhe ato te Nigerise.

Nga ana tjeter, siguria e linjave ajrore vazhdon te jete ne qender te vemendjes ne Shtetet e Bashkuara dhe kjo ka ngritur ceshtjen e skanimit neper aeroporte. Disa eksperte thone se skaneret e sofistikuar mund te luajne nje rol te madh. Por te tjere mendojne se skanimi i tepruar do te krijonte probleme te privatesise te udhetaret. Nderkohe, ne Uashington eshte veshtire qe ceshtje te tilla te qendrojne jashte politizimit. Pas sulmeve ndaj kullave binjake te Nju Jorkut 8 vjet me pare, per sigurine e fluturimeve ajrore jane shpenzuar dhjetera miliarda dollare. Qe nga ajo kohe, tek pikat e kontrollit, radhet jane te gjata, njerezit heqin kepucet dhe nuk lejohen lengjet. Disa eksperte thone se njerezit duhet te jene te indinjuar qe as keto masa nuk kane dhene rezultat te plote. Sipas tyre, nese perdoren pajisje me te sofistikuara, keto mund te zbulojne lendet shperthyese si ato qe kishte me vete nigeriani Umar Farouk Adbdulmutallab kur hipi ne avionin qe fluturonte nga Amsterdami per ne Detroit. Ministri i brendshem holandez thote se se shpejti do te instalohen skaner qe kontrollojne gjithe trupin. Keta lloj skaneresh mund te shikojne edhe brenda rrobave, por ministri thote se edhe ata nuk jane te persosur. Pikerisht ketu kapen ata qe kerkojne respektimin e privatesise se udhetareve. "Natyrisht, nje prej problemeve gjithnje ka qene nese duhen perdorur apo jo mjete teknologjike qe shikojne trupin, sikur udhetari te zhvishej. Dhe kjo do te perbente humbje te privatesise. Ka gjithashtu mendime se as kjo mund te mos ishte shume e efektshme perballe kercenimit per te cilin flasim", thote Mike German, i Bashkimit te Lirive Civile Amerikane.



Uashington, debat i ashper politik per terrorizimin

Ne Uashington, debati politik vazhdon te jete i nxehte: republikanet kane kritikuar si te pamjaftueshme perpjekjet e administrates ne luften kunder terrorizmit ndersa demokratet jane kunderpergjigjur. Michael Chertoff, ish kreu i Departamentit per Sigurine e vendit, thote se vemendja duhet te jete tek terrorizmi dhe jo tek politika. "Te dyja palet duhet te mos harrojne se armiku eshte ne nje shpelle diku ne Waziristan", thote Chertoff. Perpjekjet vazhdojne nderkohe per te mbyllur te carat ne sistemin e sigurise se fluturimeve ajrore qe mendohet se shfrytezoi nigeriani Abdulmutallab, per te hipur ne avionin e linjes amerikane.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika