Bentler: Kosova nuk sfidohet nga jashte
E Marte, 05 Janar 2010
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, ka vleresuar dje se Kosova nuk sfidohet nga jashte, ndersa ka terhequr vemendjen se ende ka hendeqe mes grupeve etnike brenda Kosoves. Ne nje interviste per Radio Evropa e Lire, Bentler ka riperseritur faktin se, trupat e KFOR-it do te reduktohen, ndersa ka shpjeguar se trupat paqeruajtese tashme po i pershtaten situates ekzistuese dhe te favorshme te sigurise. "Kjo nenkupton qe ne do te shkurtojme kryesisht anen logjistike, do te shkurtojme infrastrukturen, do te rregullojme pak masen aktuale", ka thene ai. Ne muajt e ardhshem, sipas tij, do te shohim shume stervitje te ushtareve te KFOR-it, ne menyre qe te trajnohen per qendrimin e ri. "Dhe kjo, pak a shume, eshte nje ere e re, por, ne pergjithesi, nuk do te kete reperkusione negative per situaten e sigurise", ka vleresuar ai. I pyetur se cka sheh si sfide kryesore te sigurise ne Kosove, Bentler eshte shprehur: "Pikesepari, ajo qe nuk e shoh si sfide, jane sfidat nga jashte. Me duhet te them se eshte lajm i mire qe nuk ka sfida nga jashte. Ndersa, nga brenda, mendoj se ka ende hendeqe mes grupeve etnike, te vendosura ne disa pjese te kufizuara, qe mund te cojne ne akte dhune. Ne pergjithesi, nuk shoh perpjekje per ndonje, le ta quajme zhurme, por ende ka potencial qe mund te shkaktoje probleme".