PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Kosova reagon ashper, Beogradi po nderhyn rende


E Marte, 05 Janar 2010

Prishtina zyrtare e ka cilesuar si nderhyrje ne punet e brendshme te Republikes se Kosoves vendimin e Beogradit per emerimin e gjykatesve dhe prokuroreve serbe ne gjykaten ne veri te Mitrovices. Vendimi i Beogradit per emerimin e gjykatesve dhe prokuroreve serbe per gjykaten ne veri te Mitrovices eshte cilesuar nga autoritetet ne Prishtine si nderhyrje ne punet e brendshme te Kosoves. Gjykata ne veri te Mitrovices, sipas Parlamentit te Serbise, do te jete pergjegjese per gjithe territorin e Kosoves. Gjykates e prokurore serbe, te cilet metojne te funksionojne si strukture paralele, kane dhene betimin para Keshillit Gjyqesor te Serbise ne diten e fundit te dhjetorit. Por, ministrja e Drejtesise ne Qeverine e Kosoves, Nekibe Kelmendi, thote se ky vendim eshte nderhyrje ne punet e brendshme te Kosoves. Kjo gjykate, sipas saj, nuk do te mund te funksionoje. "Ato jane gjykata ilegale. Cdo vendim qe merret nga ato gjykata, nuk mund te zbatohet ne Kosove. E konsideroj nderhyrje eklatante ne punet e brendshme te Kosoves", shprehet Kelmendi. Ajo u ben thirrje autoriteteve nderkombetare qe te reagojne, ne menyre qe te mos cenohet funksionimi i gjyqesorit te Republikes se Kosoves. "Do te duhej te reagonte edhe bashkesia nderkombetare dhe natyrisht nuk do te lejojme qe ato institucione gjyqesore te funksionojne si institucione paralele", thekson Kelmendi. Ndaj vendimit te Serbise per gjykatat ne veri ka reaguar edhe Zyra e Presidentit te Kosoves. Nga ana tjeter, zedhenesi e Presidentit, Xhavit Beqiri, thote se vendimi i Beogradit eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves dhe se keto organe ne Kosove do te cilesohen si te paligjshme dhe paralele. Keto veprime te Beogradit zyrtar jane veprime qe shkojne ne vazhden e destruksioneve te perhershme te Beogradit ndaj Kosoves, por, esencialisht, nuk do te mund te ndikojne asgje. "Ato jane absolutisht struktura jolegjitime, struktura paralele, te cilat, per fat te keq, i mban dhe i nxit Beogradi zyrtar, per te krijuar iluzion te nje pjese e qytetareve serbe te Kosoves, se ketu ende sundon Serbia", thekson Beqiri. Veprimet e tilla te Beogradit, sipas tij, nuk do te kene sukses dhe institucionet e Kosoves nuk do te rrine pasive ne tendencat qe gjykata te tilla paralele te shtrihen edhe ne pjese te tjera te Kosoves.

Policia e Kosoves: Do nderhyjme po te thyhen ligjet

Policia e Kosoves shprehet e gatshme qe te nderhyje ne ruajtjen e rendit. Zedhenesi i policise, Baki Kelani, thote se, nese autoritetet pergjegjese marrin vendime, policia do te reagoje qe te ruaje ligjshmerine ne vend. "Policia e Kosoves zbaton Kushtetuten dhe te gjitha ligjet e aplikueshme ne Kosove. Varesisht prej vendimeve qe vijne nga organet e drejtesise, policia eshte e gatshme t'i zbatoje", deklaroi Kelani. Sipas tij, cdo gje, e cila eshte e kunderligjshme, Policia e Kosoves eshte e gatshme te luftoje dhe me kerkese dhe vendim te organeve te drejtesise, policia i zbaton keto vendime.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika