 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gjimnazet, tekste te reja shkollore per klasat XI dhe XII
E Marte, 05 Janar 2010
Nxenesit e gjimnazit do te kene tekste te tjera shkollore, dhe jo ato qe jane perdorur deri me tani. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit aktualisht jane ngritur grupet e punes per miratimin e programeve lendore te klases XI dhe XII gjimnaz per vitet shkollore 2010-2011 dhe 2011-2012. do te jene 12 grupe lendore te punes qe do te hartojne planin mesimor per te dyja klasat perkatese, te cilat ne baze te reformes se ndermarre ne arsimin e detyruar do te punojne me tekste te reja mesimore. Ne perberje te komisioneve qe do te merren me hartimin e ketyre teksteve jane 57 figurat me te rendesishme te arsimit dhe shkences ne vend, ku ndermjet tyre ka edhe mesues me shume pervoje, qe mund te japin nje kontribut madhor ne hartimin e ketyre kurrikulave. Pak dite me pare eshte bere prezantimi i ketyre komisioneve, per te cilat kreu i Ministrise se Arsimit, Myqerem Tafaj, eshte shprehur se "ju do te jeni tani aktoret qe do te projektoni dhe ne radhe te pare do te vleresoni materialet, pra kurrikulat qe ka pergatitur Ministria e Arsimit ne bashkepunim me IKT-ne dhe mbi bazen e vleresimit tuaj dhe te permiresimeve qe do te propozoni ju, do te pergatitet varianti perfundimtar i kurrikules se klases XI dhe XII". Sipas tij, mbi kete baze do te zhvillohet mesimi ne keto klasa, si dhe do te trajnohen mesuesit e do te hartohen e permiresohen tekstet. Perdorimi i ketyre teksteve do te vihet ne zbatim gjate vitit te ardhshem shkollor ne te gjitha klasat. Megjithate, eshte pohuar se ne perzgjedhjen e permbajtjes se ketyre teksteve do te merret parasysh edhe opinioni i vete mesuesve, nxenesve dhe prinderve, qe do te mblidhen gjate takimeve te ndryshme qe do te zhvillohen ne shkolla.
Ndryshimi
Tekstet shkollore te gjimnazit do te ndryshojne per shkak te ndryshimit te sistemit arsimor ne vendin tone. Dy vjet me pare u fut arsimi 9 vjecar i cili kete vit sjell edhe brezin e ri te klasave te XI i cili do te studioje me tekste te reja dhe lende te tjera, ndryshe me sistemin e vjeter.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|