PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 21 ) Shiko komentet
Dubai, perurohet ndertesa me e larte e botes

Dubai, perurohet ndertesa me e larte e botes


E Marte, 05 Janar 2010

Nese qielli do te kapej me dore, atehere Dubai do ta bente padyshim kete. Qyteti me i bukur i Emirateve te Bashkuara Arabe inauguroi dje ndertesen me te larte te botes Burj Dubai. Burj ne arabisht do te thote Kulle. Inaugurimi u be nga sundimtari i Dubait, Sheiku Mohamed bin Rashid al-Maktum i cili ka treguar se ambicia nuk ka kurre limite.

Kulla prej xhami dhe celiku eshte mbi 818 metra e larte ose thene ndryshe sa dy kullat amerikane Empire State Building te vena mbi njera-tjetren.

Te gjitha hapesirat qe ofron kulla Dubai jane shitur me kohe qe para se kriza te godiste vendin e ta zhyste ate ne borxhe.

Themelet e kesaj kulle jane vendosur 45 metra nen toke. Shufrat e hekurit qe perforcojne strukturen peshojne 31.400 tone. Po t'i vendosesh nje e nga nje do te pershkruanin nje te katerten e rruges rreth botes. E cilesuar si Xhevahiri i Gjirit Persik ofron nje panorame 360 gradesh te te gjithe qytetit dhe shikohet deri ne 95 kilometra largesi madje deri ne Iran. Ata qe do te kene mundesi, ne katet e larta do te shijojne nje ajer te paster dhe shikueshmeri te larte edhe gjate veres superperveluese te Dubait. Gradacela nisi te ndertohej ne 21 shtator te vitit 2004 dhe ka kushtuar rreth 3 miliarde euro. Per ndertimin e saj kane punuar 12 mije punetore. Siperfaqja e brendshme eshte sa 17 fusha futbolli te marra sebashku.

Kulla mban mbi supe plot 160 kate, 49 prej te cilave do te jene zyra dhe 61 apartamente. Ne katin e 122-te ka nje restorant, ne te 123 nje palester dhe ne te 143-tin nje klub nate. Ne katin e 158-te pritet te ndertohet nje xhami. 18 kate te tjera do te jene te rezervuara per nje hotel luksoz dhe rezidencen personale te Xhorxho Armanit te stiluar dhe mobiluar personalisht prej stilistit te njohur. Vete stilisti dhe te ftuarit e tij do te akomodohen per here t te pare ne kete mrekulli ne muajin shkurt.

Ne kete qiell gervishtese do te jene 58 ashensore te cilet do te kene nje shpejtesi prej 10 metrash ne sekonde. Nese ato nuk punojne ka tre mije shkalle nga kati i poshtem ne ate te siperm. Sistemi i ajrit te kondicionuar eshte i barazvlefshem me shkrirjen e 12.500 tone akuj ne dite. Ajo ka thyer te gjitha rekordet e mundshme duke marre stafeten e asaj qe dikur njihej si ndertesa me e larte e botes ne Tajvan, 508 metra e larte.










Komento artikullin | Shiko komentet (21 komente)
Te Tjera nga rubrika