PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 20 ) Shiko komentet

Thaci: Sfidat qe lame pas dhe ato qe na presin


E Merkure, 30 Dhjetor 2009

INTERVISTA/ Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci flet per zhvillimet e nje viti ne shtetin qe po konsolidohet gjithnje e me shume dhe mbi synimet e vitit qe po afron

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, i tha Zeri te Amerikes se gjate vitit qe po vjen do te kete nje rifreskim te qeverise se tij me perfshirje me te gjere nga skena politike dhe shoqeria civile. Thaci pohon se Kosova gjate vitit 2010 ka shume sfida dhe nuk ka kohe per eksperimente, duke hedhur poshte mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme per pushtetin qendror.

Kosova po mbyll vitin me nje debat per procesin zgjedhor, i cili u vleresua si nje sprove per shtetin e ri. A e kaloi shteti kete sprove?

Shteti i Kosoves, te gjitha partite politike, institucionet, qytetaret e Kosoves e kane kaluar kete sprove ne menyre te shkelqyeshme. Gjithe vezhguesit vendor dhe nderkombetare, gjithe perfaqesuesit diplomatik, kane dhene noten me te larte per organizimin e zgjedhjeve te lira, te parat keto ne Kosoven e pavarur. Pastaj edhe pjesemarrja e minoritareve, para se gjithash e serbeve, i ka dhene nje mesazh shume domethenes ketij procesi elektoral i cili ka qene i nje standardi prej me te larteve, mund te them edhe ne rajon. Dhe nuk ishin te rastesishme edhe deklaratat e diplomateve te ndryshem edhe te Uashingtonit edhe te Brukselit se ne Kosove mund te lulezoje demokracia dhe po lulezon. Dhe ndjehem teper mire dhe krenar qe vetem dy vite pas shpalljes se pavaresise, Kosova dha provimin me te rendesishem te arritjes se standardit politik e demokratik, organizimin e zgjedhjeve te lira, me nje gjitheperfshirje dhe pjesemarrje masive te qytetareve te Republikes se Kosoves.

Por, ne planin e brendshem, ka pasur nje gjuhe te ashper, jo karakteristike per zgjedhjet e kaluara ne Kosove. A e kane demtuar procesin?

Hashim Thaci: Duhet kuptuar bashkepunimin e partive politike ne aspektet e ndryshme te shtet ndertimit dhe ndarjes se pergjegjesive pushtetare, por duhet kuptuar edhe rivalitetet ne prezantimin e opinioneve, koncepteve, ideve te reja. Varet, kush se si i prezanton ne opinionin publik. Keshtu qe, per mua, mund te them lirisht se ka qene gjithashtu nje gare me e avancuar, ne kuptimin pozitiv me agresive. Por, sovrani ka folur, ka vendosur, e ka shpallur fituesin dhe edhe kesaj radhe fituese eshte PDK ne kuptimin edhe nacional por edhe ne kuptimin lokal dhe une e vleresoj se vota e qytetareve te Kosoves, besimi i qytetareve te Kosoves, besimi ne vizionin tone, ishte nje besim qe mund te them se u shnderrua ne nje referendum per qeverisjen e mire edhe ne nivel qendror edhe nivel lokal. Por, para se gjithash, fituan te gjitha partite politike, fitoi standardi demokratik, fitoi populli i Kosoves.

Fillimi i vitit te ri juve do t'ju gjeje me nje sprove tjeter dhe ajo eshte mbajtja, funksionaliteti i kesaj qeverie, ose ndryshimi i saj...

Nuk do te thoja se eshte ndonje sprove ne kuptimin e ekzagjerimit qe mund ta prezantoje dikush. Kosova ne vitin 2009 e ka kaluar ne nje konsolidim te fuqishem institucional. Ne vitin 2010 do te forcojme kete konsolidim. Do ta freskojme me ide, projekte, njerez te rinj, ne perputhmeni me agjenden e qeverise se Republikes se Kosoves dhe te gjitha institucioneve tona. Para se gjithash ne implementimin e sfidave qe dalin edhe nga raporti i progresit, ku paraqiten te arriturat e Republikes se Kosoves edhe sfidat me te cilat do te ballafaqohemi. Por edhe perspektives evropiane. Dhe nje prej agjendave kryesore per qeverine e Kosoves dhe te gjitha institucionet e vendit do te jete perspektiva evropiane. Ne kete drejtim une dua te besoj se do te kemi nje angazhim te gjithanshem, por edhe rritje te pergjegjesive edhe ne kuader te qeverise, te parlamentit, te presidences, te autoriteteve lokale ne kuptimin e implementimit te plote te kritereve te Kopenhages qe do ta afrojne Kosoven edhe me teper Brukselit.

Permendet edhe rifreskimin edhe me njerez te rinj. A do te thote se duhet te presim ndryshime ne qeverine tuaj?

Ne fakt ndryshime ndodhin cdo dite, freskime ndodhin cdo dite, ide te reja sillen cdo dite, projekte te reja implementohen cdo dite, por do te jete paksa me i gjere ky freskim. Do te jete edhe me kualitativ edhe me gjitheperfshires ne kuptimin e partive politike, shoqerise civile por edhe personaliteteve me ndikim ne opinionin publik kosovar dhe te deshmuar ne kuptimin e qeverisjes, ne menyre qe te gjithe te vihemi ne sherbim te qytetareve te Kosoves. Por, Kosova edhe ne ta ardhmen edhe ne vitin 2010 do te tregoje dhe do te deshmoje kulturen e vet politike dhe shtet formuese.

Dhe ne kete vit, pra ne 2010, a mund te kete realizim te kerkesave per zgjedhjeve te parakohshme, per shkak te gjendjes ne vend?

Kosova eshte vend prej me te stabileve ne kuptimin institucional ne nivel te rajonit. Eshte shembull i bashkepunimit por edhe rivaliteteve konceptuale. Shembull i bashkepunimit per ndertimin e shtetit dhe ndarjen e pergjegjesive pushtetare. Ne anen tjeter edhe i debateve aktive, dinamike dhe shume dobiprurese politike qe te ecet perpara edhe me shpejt. Ne po hyjme ne vitin e trete, mund te them, te pavaresise se vendit tone. Do te kemi institucione shume stabile, efektive, rritje te transparences, perkushtim te jashtezakonshem per lufte kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, perkushtim per sundimin e plote te ligjit, integrim te minoritareve ne te gjitha institucionet e vendit tone. Pastaj do te ballafaqohemi suksesshem me sfiden e veriut te Mitrovices, qe njerezit te kthehen ne shtepite dhe pronat e tyre. Ne vitin 2009 kemi bere nje kthese dramatike, ne kuptimin me pozitiv te mundshem dhe do te vazhdojme me kete agjende. Do te kemi njohje te reja per Republikes se Kosoves, prandaj, askush nuk ka kohe per eksperimente, por per rritje te pergjegjesive shteterore.

E permendet ceshtjen e integrimin e pakicave dhe posacerisht te veriut. Per pranveren e vitit te ardhshem jane parapare zgjedhje ne veriun e Mitrovices, a besoni se mund te realizohen?

Definitivisht mund te ndodhe dhe do te ndodhin. ne kemi krijuar nje atmosfere, nje klime mirekuptimi, besimi. Dhe mesazhi i zgjedhjeve te 15 nentorit dhe 13 dhjetorit, eshte shume i qarte, se minoritaret duan te integrohen ne institucionet e Republikes se Kosoves, se Prishtina eshte kryeqyteti i tyre. Kemi formuar kater komuna te reja, plotesisht legale dhe legjitime. Plotesisht ne perputhshmeri me dokumentin e presidentit (Martti) Ahtisaari. Ne ato komuna serbet dolen ne zgjedhje, zgjodhen lideret e tyre per mandatin e ardhshem katervjecar. Une jam takuar me keta lider dhe do t'i mbeshtese fuqishem projektet e tyre te prezantuara para qytetareve te tyre per nje jete te re., per rruge te reja, shkolla te reja, ambulanca, spitale apo prioritete te tjera te cilat ata qytetare dhe keta lidere kane ne fokusin e tyre. Prandaj, une dua te besoj fuqishem se do te vazhdojme me sukses te njepasnjeshem.

I permendet edhe mundesite e afrimit me BE-ne. Keto dite patem perfshirjen e vendeve fqinje ne procesin e liberalizimit, ndersa Kosova po e vuan do te thosha nje periudhe te izolimit te saj. Si ...?

Nuk do te thosha qe Kosova eshte duke perjetuar izolim. Kjo nuk qendron. Pse nuk qendron? Per arsye se disa vende per 18 vite kane punuar qe te arrijne ne kete pike ku kane arritur para nje muaji. Ndersa Kosova tash e dy vite eshte shtet i pavarur, sovran e demokratik. Mund ta imagjinoni se ku ka qene Kosova vetem para dhjete vitesh? Ne nje gjenocid te papare. Kaluam tranzizionin demokratik, shpallem Kosoven shtet dhe fituam ne menyre shume meritore ne tetor te ketij viti perspektiven evropiane, zyrtare, unike e konsensuale mbeshtetesve nga te gjitha vendet e BE-se. Prandaj, Kosova, sigurt dhe suksesshem eshte duke ecur drejt integrimit edhe ne strukturat e NATO-s edhe te Bashkimit Evropian.

Cfare prisni nga viti qe po vjen dhe cfare duhet te presin qytetaret e Kosoves?

Pres konsolidim edhe me te fuqishem institucional. Pune edhe me aktive te te gjitha institucioneve. Thellimin e reformave demokratike ne legjislacion, ekonomi dhe politike. Lufte te pa kompromis kunder dukurive negative. Sundim te plote te ligjit. Integrim edhe me te fuqishem te minoritareve ne institucione. Krijim edhe me te madh te vendeve te reja te punes dhe rritje te mireqenies sociale te qytetareve dhe perspektive te sigurt evropiane.








Komento artikullin | Shiko komentet (20 komente)
Te Tjera nga rubrika