PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Dhjetra viktima nga sulmi ne Pakistan


E Marte, 29 Dhjetor 2009

Nje zyrtar i larte ne qytetin pakistanez te Karacit ka bere te ditur se te pakten 25 vete u vrane nga nje kamikaz qe pati si objekt nje marshim te myslimaneve shiite. Rreth gjashtedhjete vete te tjere u plagosen. Sulmi ishte i treti ne Karaci brenda tre ditesh. Nje korrespondent i BBC-se ne Islamabad thote se ka njoftime te te afermve te viktimave qe po reagojne. Deshmitaret okulare thane se disa kishin sulmuar zyra, gazetare dhe punonjes te ambulancave. Disa ndertesave i eshte vene zjarri. Shiitet ne gjithe Pakistanin kane shenuar Ashuren, nje nga ditet me te rendesishme te kalendarit te tyre fetar. Masa te forta sigurie ishin vendosur ne gjithe vendin gjate muajit te fundit. Qindra civile jane vrare ne muajt e fundit ne Paksitan ndersa ushtria vazhdon nje ofensive kunder militanteve talibane ne Uaziristanin jugor dhe zonat perreth. Paksitani ka nje histori te gjate te dhunes midis myslimaneve shiite dhe sunite.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika